Qemal Karaosmani  (1875 - 1948), Arkivi Digjital Elbasan

Qemal Karaosmani (1875 – 1948)

U lind në Elbasan në 17 korrik 1875.

Mësimet e para i mori në vendlindje ndërsa ato të mesme në Stamboll pëe administratë civile.

Punoi në Prefekturën e Janinës dhe kadastrën e Beratit ku ishte edhe drejtor i saj.

1908 – ftohet në Kongresin e Manastirit

1909 – ndër organizatorët e Kongresit të Elbasanit.

1912 – delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës dhe një nga nënshkruesit e Aktit të             Pavarësisë me emrin “Qemal Elbasani”

1912 – 1913 kryesekretar i Këshillit të Ministrave

1913 – 1914 ministër i Bujqësisë

1923 – 1925  dhe 1926 – 1928 deputet

1938 delegat i Elbasanit në dasmën e Mbretit Zog

1939 (prill – shtator) – kryetar i Bashkisë së Elbasanit

Pas lënies në kësaj detyre u vendos familjarisht në Kavajë ku edhe ndërroi jetë në vitin 1948.