Nga Hyqmet Zane

Historia e qytetit të Elbasanit është e lidhur pazgjidhshmërisht edhe me historinë e tregtarëve të mëdhenj  që nga Ibrahim Velencia,  Sulë Domi e të tjerë. Është për tu përmendur fakti që ishte bashkësia e tregtarëve elbasanas që krijuan edhe shoqërinë e parë kapitaliste në Shqipëri,  SAIDE,

Një i tillë ka qenë edhe tregtari që u bë fabrikant, Qazim Çerekja, i cili ka një histori interesante të jetës së tij.
Qazim Çerekja lindi nё qytetin e Elbasanit nё vitin 1911 nё njё familje zanatçinjsh. Fati i keq e goditi herёt, nёna e tij e la nё moshёn 5 vjeçe dhe babai u martua me njё grua tjeter. I ndjerë i vetmuar e i braktisur  filloi tё punojё qysh nё moshёn 12 vjeç.
Me qytetarin Mustafa Perihana (daj Muçi) shkonte tё shiste kripё në Hotolisht e fshatra tё tjera, pёr tё siguruar jetesёn.
Si jetim, punёtor i madh dhe i ndershёm, pati mbёshtetjen e shumё qytetarёve, sidomos tё tregtarёve, tё cilёt e ndihmonin nё veprimtaritё e tij dhe duke i ofruar veprimtari fitimprurёse. Ështё e njohur ndihma qё jepnin nё raste tё tilla tregtarёt e ndershёm elbasanas pёr tё varfrit e mё tё dobtit.
Ai flinte nё dyqanin e tij nё qendёr tё qytetit, duke qenё i gatshёm t’i shёrbente shoferave, sidomos atyre korçarё, nё çdo orё, ditёn dhe natёn. Shiste benzinё, vaj makinash dhe mё vonё dhe goma e pjesё kёmbimi pёr automjetet. Kjo punё ditё–natё, palodhёshmёria, ndershmёria nё mardhёnie me klientёt i dha dorё dhe mundёsi tё fitonte besimin e klientёve dhe filloi ta ndjejё veten nё gjendje ekonomike qё pёrmirёsohej nga dita nё ditё.
Kjo punё, dhe sidomos pas pushtimit nga Italia, ia shtoi fitimet dhe mё vonё shkoi nё Torino, nё Itali dhe bleu njё fabrikё vaji, tё cilёn nё tetor tё vitit 1946 ia mori regjimi komunist. Nё fillim e vunё tё punojё si teknik vaji nё NISH–Vaji Elbasan dhe mё pas e hoqёn nga puna, duke i hequr dhe triskat e frontit dhe e dёrguan tё punojё nё ndёrtimin e rrugёs Gramsh–Lozhan. Pas kёsaj e detyruan tё punojё pёr disa kohё si punёtor krahu nё ndёrtimin e kanalit “Naun Panxhi”.
Nё moshёn 21 vjeç u martua me vajzёn e tregtarit, patriotit demokrat Veli Kazazi me tё cilёn pati 5 fёmijё, dy vajza dhe tre djem.. Gushi, e bija e dajё Velёs dhe e momё Shegёs, e edukuar me normat e shёndosha tё moralit qytetar punoi pandalur pёrkrah burrit tё saj, Qazimit, pёr tё pёrballuar vёshtirёsitё e jetёs dhe pёr rritjen e edukimin e fёmijёve tё tyre, duke edukuar tek ata dashurinё pёr njerёzit dhe punёn e ndershme.
Nga arshivi kemi nxjerrё njё material pёr Qazim Çereken. Ja si e vlerёsonte regjimi i komunist:
[“Qazim Çerekja vjen nga shtresa tё pasuna. Ma parё asht marrё me tregti karburantash dhe vegla kёmbimi e goma automjetesh me shumicё. Gjatё okupacjonit nga fitimet e mёdha qё ka pasun ndёrtojё njё fabrikё vaji moderne tё cilit sot i asht shpronёsuar. Sot punon si puntore teknike pranё N.I.Vaj –sapunit kёtu. Posedon flori. T’ardhuna tё tjera nuk ka pёrveç rrogёs tije dhe qeranavet tё pronave. Familja e tij pёrbahet prej 5 veta nji kunorё.
I mbetet si pronё tjetёr nji shtёpi banimi.
Qёndrimi politik i tijё si ma parё ashtu dhe tani nuk e ka shikue me sy tё mirё Pushtetin tonё.
T’i shpronёsohen:
3 dyqane nё rrugёn 11 Nandori e Nr. 40, 40/I dhe 40/II
1 dyqan nё rrugёn e zdruktarёve me Nr. 36
1 shtёpi nji kate me dy dhoma nё rrugёn Sali Miu me r. ska. –“  ]
Nё ato kushte tё rёnda ekonomike, si shumica e prindёve elbasanas, bёnё çmos qё t’i arsimonin fёmijёt e tyre.
Ështё shumё domethёnёse shprehja e tyre: “Bukё me qepё e me krypё do tё hamё veç ju tё baheni me shkollё tё madhe” dhe ia dolёn tё arsimojnё tre fёmijё me shkollё tё lartё dhe dy me shkollё tё mesme.
Kishte miqёsi me burra elbasanas, intelektualё me njohuri dhe aftёsi praktike si Ibrahim Velencja, Xhemali Lopari, Xhemali Topi, Ali Myftiu, Maqo Dhosi etj. Kjo miqёsi e sinqertё midis burrave tё zotё e tё ndershёm i dha frutet nё ndikimin reciprok tek njёri – tjetri pёr tё njohur jetёn perendimore dhe tё ndryshonin atё tё tyre, si nё perëndim. Kёta burra e shumё elbasanas tё tjerё filluan tё sjellin e tё përdorin nё shtёpitё e tyre radion e gramafonin, banjot me vaskё e skaldobanjo, autoveturat etj.
Qazimi ishte ndёr tё paktit qё qysh herët kishte nё shtёpi njё radio, qё punonte edhe me bateri, dhe nё dyqan kishte instaluar telefonin, pёr nevoja pune. Ai kishte instaluar dhe njё linjё telefonike direkte nё shtёpinё e tij dhe nё fabrikën e vajit.
Fabrika e vajit punoi vetёm njё sezon dhe prodhoi vaj ulliri, pastaj regjimi i Enver Hoxhes e shtetëzoi, duke rekuizuar dhe te gjitha pjesёt rezervё, gomat etj…( Proces – Verbali i mbajtur pёr kёte qёllim ka qindra zёra dhe midis tyre 12 fuçi 200 litroshe plot me vaj ulliri).
Ajo që është edhe cilësia e veçantë e Qazimit, ashtu si edhe shumë e shumë tregtarëve elbasanas është fakti se nuk harroi asnjёherё tё ndihmonte tё varfrit, mё tё dobëtit e mё nevojtarёt (vaji i fabrikёs sё tij ishte dhe pёr tё vobektёt), ashtu si bёnё dikur elbasanasit e pasur me jetimin e vogël e tё varfër Qazim Çerekja.
Qenan Rexhepi derisa vdiq nuk e harroi Qazimin qё e mori nё shtёpinё e tij me kёrkesёn e dajës sё tij, qё jetonte nё Fushё–Mbret. Ai jetoi nё shtёpinё e Qazimit , si fёmijёt e tij, derisa u martua. Pajёn e martesës ia bёri dajё Qazimi, i cili i dhuroi dhe njё karrocё me kalё, qё ai tё punonte i pavarur e tё mbante familjen e tij tё re.
Jeton akoma Mihal Panxhi, tё cilin tё gjithё fёmijёt e Qazimit e quanin vёlla tё madh. Pas vdekjes sё nёnёs sё tij daj Meta, babai i Mihalit, iu lut Qazimit qё ta mbante nё shtёpinё e tij, si djalin e tij, ashtu si dhe Qenanin. Po tё shkosh e tё bisedosh me Mihalin e t’i kujtosh ato kohё ai mbush sytё me lot dhe thotë fjalёt mё tё mira pёr “Lalё Qazimin”
“- Ishte njё natё e ftohtё dhjetori dhe ne, 18 nxёnёs korçarё qё studionim nё Tiranё, po ktheheshim pёr tё festuar Vitin e Ri dhe pushimet dimërore nё familjet tona. Pёr fatin tonё tё keq, pas ardhjes me tren nga Tirana, Agjensia e Autobuzave nё Elbasan nuk na siguroi njё mjet pёr tё shkuar nё Korçё. Nё dimër dhe pa hotel (qё nuk gjendej lehtё nё atё kohё) , si tё rinj na dhanë mundёsinё tё kalonim natën nё njё klasё tё shkollёs Normale, sa pёr tё mos qenё jashtё. Unё u kujtova pёr miqёsinё e babait me familjen e daj Qazimit, mora dhe njё shokun tim mё tё afërm, dhe duke pyetur i shkuam nё shtёpi. Ai na priti me krahё hapur dhe kur e mori vesh se shokёt tanё do tё flinin nё bangot e njё klase…, bashkё me djalin e tij na nisi pёr nё shkollё. Pas njё gjysmё ore ishim tё 18 nxёnёsit nё shtёpinё e daj Qazimit, ku u ngrohёm dhe hёngrёm tё gjithё makarona tё ngrohta dhe kaluam natën pёr bukuri.” Kёshtu tregon djali i M. Dhosit nga qyteti i Korçёs.
Tё tilla raste nga jeta e vepra e daj Qazimit mund tё gjenden plot.
Duke ndjekur traditën elbasanase, daj Qazimi dhe kur ishte nё vёshtirёsi, nuk harroi tё dobëtit e mё tё vobektit as pёr festat e Bajramit dhe as pёr Vitin e Ri dhe nё Ditёn e Verёs…

Qazim Çerekja ndërroi jetë nё Elbasan mё 13 shtator 1986

 

 

Qazim Çerekja para qepenit të derës së hyrjes në fabrikë, Elbasan 1944

Qazim Çerekja para qepenit të derës së hyrjes në fabrikë, Elbasan 1944

 

Qazim Çerekja rezervist në ushtri, Tiranë 15 Prill 1936