Qamil Guranjaku ka lindur në Elbasan më 15 prill 1914. Në Belsh të Elbasanit kreu mësimet e para fillore. Më pas ndoqi shkollën “Normale”.

Qamil Guranjaku me nxënësit e tij, në shkollën Ushtrimore, viti 1940 - 1941.

Qamil Guranjaku me nxënësit e tij, në shkollën Ushtrimore, viti 1940 – 1941.

Pasi mbaroi shkollën pedagogjike punoi si mësues në vitet 1933–1943, në fshatin Skore, Labinot, në Tiranë, Gjirakastër, Peshkopi, Elbasan.

Ishte kryeredaktori i parë i gazetës “Luftëtari”.

Punoi për disa kohë në Ministrinë e Arsimit në pozicione si: shef i arsimit fillor, anëtar i degës së kontrollit, kryeinspektor dhe nënkryetar i degës së shkollave. U mor edhe me përgatitjen e teksteve shkollore.

Që në bangat e shkollës së mesme nisi të merrej me letërsi. Krijimet e tij i botoi në gazetat e revistat e kohës. Ka shkruar edhe në revistën “Normalisti”.  Kurse sa për libra ai mundi të botojë vetëm një të tillë “Lulet e mia” në vitin 1944. Pas vdekjes atij iu botuan dy libra për fëmijë: “Xixëllonjat e vogla” dhe “Dhjetë ditë pa bukë”. Ka shkruar novela e tregime, nga të cilat mund të përmendim: “Vajza e Agait”, “Bonjaku”, “Me bukë e pa bukë” etj. Njihet si shkrimtar i letërsisë për fëmijë.

Pas pushtimit fashist të vendit Qamil Guranjaku doli kundër fashistëve, duke u bashkuar me partizanët. Ai ishte një nga drejtuesit e brigadës 17 sulmuese.

Qamil Guranjaku ndërroi jetë në vitin 1949 në moshë të re.

Një nga shkollat 9 – vjeçare të qytetit tonë mban emrin e tij.