Dr. Shefqet DELIALLISI

Këtë pyetje ja kam bërë shpesh herë vetes…

Ja çfarë shkruan misionari amerikan, Charles Teleford Ericson, në atë kohe në Elbasan (viti1909), në kujtimet e tij në librin Shqiptarë – Enigma e Ballkanit (f.15) :

“Ndërsa ne rendnim lartë e poshtë, por pa sukses për të hapur shkollën (misionari amerikan përpiqej të hapte një shkollë në Elbasan), udhëheqësit shqiptarë u mblodhën sëbashku dhe vendosën të hapin një shkollë Normale Kombëtare në Elbasan. Ata kishin arritur të merrnin njëfarë premtimi nga Turqit e Rinj, në kontrollin e qeverisë… Pa pritur që ata të ndryshonin mendjen, siç bënin rendom, ata u morën menjëherë me projektin. U mor pa humbur kohë me qera një shtëpi beu dhe u mblodhën fondet. Mjeshtrat vendas vunë çdo gjë që duhej në vendin e vet.

Mungonte vetëm një gjë, por që ishte kryesore- mësuesit. Ku do të siguroheshin ata? Kjo ishte çeshtja më e vështirë për tu zgjidhur. Duheshin dy ose tre shqiptarë të kualifikuar që të jepnin mësim në gjuhën e tyre. Kishte plot që mund të jepnin mësin në turqisht, frëngjisht, gjermanisht po… në shqip?

Edhe kjo u zgjidh. Bijtë e shqipes u mblodhën nga të gjitha anët për të ndihmuar shkollën e tyre kombëtare. …..”

Kjo spjegon edhe faktin sepse u zgjodh si drejtor i parë i shkollës normale atdhetari Luigj Gurakuqi, veç të tjerave, ai ishte ndër të paktët , bashke me Aleksandër Xhuvanin, i aftë të jepte mësim në gjuhën shqipe.

Ky fakt sot tingëllon i çuditshem.

Por i vërtetë…..

Aleksander Xhuvani dhe Luigj Gurakuqi duke shkuar ne Elbasan per te hapur Normalen

Foto 1  Aleksandër Xhuvani dhe Luigj Gurakuqi, duke shkuar për në Elbasan për të hapur Shkollën Normale

Misionari Charles T. Ericson

Foto 2  Misionari amerikan  Charles Teleford Ericson