Projekti “Portat e Lindjes dhe Perëndimit”

Me këtë projekt vihen në pah hyrjet e rrugës së lashtë Egnatia në qytetin e Skampinit nëpërmjet pranisë së dy kullave roje në portat e sotme qe dallohen me vështierësi mbi nivelin e tokës si pasojë e ngritjes së nivelit të dheut nga sedimentet dhe mbetjet e sjella nga Zaranika. Sipas mendimit tim kjo projekt- ide mund të prodhojë rezultate të paimagjinueshme në përfytyrimin kolektiv, duke kujtuar origjinën romake të qytetit. Pyetja se si mund të reaizohej kjo ide krijoi një moment diskutimesh projektuese të rëndësishme, që përfshiu ekspertët dhe studentët qe panë të shfaqet nga gërmimet pjesa e poshtme e kullës së perëndimit që sot është bërë e dukshme dhe më së fundmi edhe kulla e dytë pranë kullës së Lindjes, dy konfirmime konkrete të hipotezave të ngritura nga studiuesit dhe në të njejtën kohë nje ndjesi egzaltuese që vetëm në një kontekst kulturor arriti që të realizohej kaq shpejt.

Në këtë rast, duke u nisur nga gjendja e rrënojave modeli i referimit nuk mund të ishte veçse porta romake, meqenëse nuk egzistonte asnjë artifakt i sistemimit të mëvonshëm ottoman. Në përfundim të fazës përgatitore u vendos që për të dhënë idennë e rëndësisë së dy kullave roje dhe do ishte mirë që të materializoheshin përsëri, dhe kjo do të realizohej duke hedhur në diskutim dy zgjidhje projektuese për debat midis qytetatrëve dhe midis ekspertëve.

Zgjidhja e parë parashikon realizimin e dy kullave duke përdorur materiale moderne si çeliku dhe xhami dhe shirita ndricues që evokon të kaluarën nëpërmjrt një efekti të fuqishëm perceptiv tek soditësi. E dyta parashikon të përdoren gurë me ngjyrë, trashësi dhe teksturë krejt të ndryshme dhe të dallueshme, qartë nga origjinali në mënyrë që të dallohet qartë origjina bashkëkohore e ndertimit, po në të njejtën kohë të ngjallë tek soditësi të njëjtin effekt magjepës që provonte udhëtari kur hynte në Kala.

Të dy projektet e mëdha, janë përfshirë në riorganizimin e hapësirave qe shikojnë nga të njejtat porta duke parashikuar prishjen e ndërtesave të shkatërruara dhe të degraduara, pa ndonjë vlerë historike dhe arkitektonike dhe rikonstruksionin e tyre në kontekstin e një dizenjimi organik nga pikëpamja ndërtimore dhe urbane.