Mjek kirurg, profesor, akademik. Lindi në Elbasan ku kreu dhe Shkollën Normale. Mori pjesë në Luftën NÇ. Ndoqi studimet e larta në Institutin e Parë të Mjekësisë në Leningrad (1947–1953). Punoi si kirurg në Spitalin nr. 2 të Tiranës dhe pedagog në katedrën e anatomisë normale në Institutin e Lartë Mjekësor (1953–1957). Nga viti 1960 qe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të UT dhe përgjegjës i katedrës së kirurgjisë së përgjithshme (1975–1992) e përgjegjës i shërbimit të kirurgjisë kardiovaskulare (1992–1993). Ka dhënë ndihmesë në kirurgjinë e djegie-plastikës,duke realizuar për herë të parë transplantime të lëkurës,si dhe në kirurgjinë e fëmijëve. Është themeluesi i kirurgjisë kardiovaskulare shqiptare dhe realizoi për herë të parë operacione të zemrës dhe të enëve të gjakut. Dha nji ndihmesë të madhe si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, në përgatitjen e kuadrove të lartë. Ka nji veprimtari te gjërë shkencore, që lidhet me botimin e 50 punimeve, artikuj, tekste mësimore universitare. Bashkautor në tekstet “Kirurgjia e përgjithshme” (1973), “Kirurgjia e përgjithshme” (1976, për stomatologjinë) dhe “Sëmundjet kirurgjikale” (1981, për stomatologjinë); ka botuar një varg artikujsh shkencorë në shtypin mjekësor. Fiton graden “Kandidat i Shkencave”,ndër të paret në v.1960.Ne vitin 1971 merr titullin “Profesor”. Bëhet anetar i Akademisë së Shkencave në vitin 1983. Është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit” të kl. I. Vdes në Tirane në vitin 1996. Shërbimi i kirurgjisë kardio-vaskulare në QSUT “Nënë Tereza” mban emrin e tij.

Prof.P.Gace(i dyti nga e majta), po kryen nji operacion se bashku me ekipin e mjekeve,Fedhon Meksi, Veli Zogu dhe Tritan Shehu. Tiranë 1980.

Prof.P.Gace(i dyti nga e majta), po kryen nji operacion se bashku me ekipin e mjekeve,Fedhon Meksi, Veli Zogu dhe Tritan Shehu. Tiranë 1980.