Ali Molloholli

Ali Molloholli

Dr. Ali Molloholli lindi në qytetin e Elbasanit në 27 janar të vitit 1927. Shkollën fillore dhe atë të mesme “Normalen” i përfundoi në qytetin e tij të lindjes me rezultate të shkëlqyera. Për këtë arsye, studimet e larta ai i vazhdoi jashtë vendit, në Pragë të Çekosllovakisë, në degën e mjekësisë nga viti 1947 deri në vitin 1953. Atje përfundoi shkollën e lartë dhe u diplomua si Doktor në mjekësinë e përgjithshme – Medicinae – Universal Doktoris [M.U.D]. Pasi mbaron studimet e larta, Dr. Ali Molloholli, rikthehet në Shqipëri ku nga shkurti i vitit 1954-1955, punoi si mjek Epidemiolog pranë Qendrës Sanitare Epidemiologjike të Tiranës[Q.S.E], ndërsa, nga viti 1956 deri në vitin ai 1959, vijoi punwn si mjek bakteriolog  pranë Laboratorit Qendror Bakteriologjik në Tiranë.

Për një periudhë të gjatë kohore, nga viti 1959 deri në vitin 1975, Dr. Ali Molloholli ka punuar me përkushtim të lartë profesional pranë Institutit Kërkimor të Higjenës dhe Epidemilogjisë [I.H.E], periudhë kjo që përbën një etapë të rëndësishme në kontributin e tij të pakursyer në fushën e studimeve mjekësore.  Gjatë kësaj kohe, ai ka qenë në pozicione drejtuese të I.H.E si; shef sektori, zv/drejtor dhe shef reparti, duke u përfshirë intensivisht në procesin e kërkimit shkencor në fushën për të cilën ai  ishte kualifikuar dhe duke e drejtuar me sukses të plotë këtë qendër studimore. Përveç pasionit dhe përkushtimit profesional, sukseset e Dr. Ali Mollohollit në fushën e studimeve mjekësore, ishin rezultat i kualifikimeve dhe specializimeve të shumta që ai kishte kryer jashtë vendit, duke ndikuar dukshëm në rritjen e performancës së tij profesonale.

Dr. Ali Molloholli, për një periudhë afro 5 vjeçare u shkwput nga I.H.E dhe punoi në terren, në ndihmë të zonave të thella të vendit tonë, atje ku nevojat dhe kërkesat për të ishin më emergjente. Kështu, nga korriku i vitit 1975 e deri në dhjetor të vitit 1980, Dr. Ali Molloholli punoi si mjek, fillimisht pranë Drejtorisë së Higjenës në Shkodër dhe më pas në Elbasan. Veprimtaria e tij në Shkodër në këtë periudhë, më së shumti konsistonte në kujdesin e veçantë që ai tregonte për vaksinimin e popullsisë së kësaj zone dhe veçanërisht të fëmijëve. Me humanizmin që e karakterizonte, ai ka shkelur personalisht dhe ka vajtur deri në zonat më të thella malore të qarkut të Shkodrës, ku në kushtet e atëhershme ishte tepër e vështirë për të depërtuar. Pas kësaj përvoje, ai rikthehet përsëri në Institutin  Kërkimor të Higjenës në vitin 1981, ku dhe vazhdoi  pa ndërprerje veprimtarinë dhe pasionin e tij të jetës  deri në vitin 1988, vit kur doli në pension.

Aktiviteti i punës:

  1. Dr. Ali Molloholli është një ndër themeluesit kryesorë të Institutit Kërkimor të Higjenës dhe Epidemiologjisë në vitin 1956, në fillim Laboratori Qendror e më vonë I.H.E dhe K.H.E
  2. Ka ngritur shërbimin e bakteriologjisë së tuberkulozit në vendin tonë në vitin 1957.
  3. Ka realizuar prodhimin e vaksinës së BCG të lëngët në vendin tonë në vitin 1966.
  4. Ka realizuar liofilizimin e vaksinës së BCG në vitin 1979
  5. Ka ngritur repartin e bakteriologjisë për infeksionet  e ajrit në vitin 1956. Në këtë repart në shkurt të vitit 1956 u vu në praktikë diagnostikimi bakteriologjik në kulturë e hemofilit të pertusit dhe të parapërtusit (për herë të parë tek ne). Diagnostifikimi bakterial me kulturë e kokëve: streptokokëve, stafilokokëve pneumokokave etj. Në streptokokët u përcaktuan dhe grupet si dhe streptokoku hemolitik grupi A shkaktari i skarlatinës, risipelës, anginës etj. (për herë të parë tek ne) etj.
  6. Në vitin 1966 ka futur në vendin tonë tuberkulozin e purifikuar, PPD-Rt23. Po me propozimin e tij ky repart përgatiti dhe zëvendësoi tuberkulinën e vjetër të Kuchut në vendin tonë, më 1970.
  7. Ka futur tek fëmijët e sapolindur metodën intrakutane të vaksinimit me BSG në vend të metodës së mëparshme për orale(nga goja) në vitin 1966.
  8. Ka futur në fushën e profilaksisë aktive të tuberkulozit metoda standarte botërore të rekomanduara nga OBSH-ja si aplikimin dhe interpretimin e provave tuberkulinike, vaksinimin me BSG, evidentimin e vaksinimit me BCG.
  9. Në bashkëpunim me Institutin e Luftës kundër Tuberkulozit ka organizuar dhe drejtuar seminare teorike dhe praktike, periodike vjetore me mjeket ftiziater dhe kuadro të mesme në shkallë vendi dhe rrethi.
  1. Në bashkëpunim me Institutin e luftës kundër tuberkulozit ka përpunuar etapat e zhvillimit të vaksinimit me BCG në vendin tonë si dhe ka përpiluar udhëzime për problemin e bakteriologjisë së tuberkulozit dhe vaksinimit me BCG.

Specializimet e kryera:

  • Dr. Ali Molloholli në vitet 1955-1956 është specializuar për një periudhë një vjeçare për Bakteriologji në Pragë Çekosllovaki.
  • Në vitet 1964-1965 është specializuar për një periudhë një vjeçare për prodhimin e  vaksinës BCG (kundër tuberkulozit) në Pragë.
  • Në vitin 1965 është specializuar për një periudhe 3 mujore për prodhimin dhe liofilizimin e vaksinës BCG-në Institutin Pasteur në Paris Francë.
  • Në vitin 1965 ka ndjekur një seminar Ndërkombëtar për Organizimin dhe Kontrollin e Vaksinimit me BCG në Pragë.
  • Në vitin 1987 ka bërë një kualifikim 3 mujor për të rejat në prodhimin dhe kontrollin e vaksinës BCG në Institutin Pasteur.

Veprat shkencore dhe dekorimet:

  • Dr. Ali Molloholli ka botur mbi 25 punime shkencore në shtypin mjekësor të vendit dhe në atë të huaj.
  • Ka mbajtur referate dhe kumtesa shkencore në forume shkencore të vendit dhe të huaj si në:
  1. Në kongresin ndërkombëtar mbi Anthropozoonozat në Pragë: 1956.
  2. Në Simpoziumin Ndërkombëtar “Mbi izolimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e Mykobakterieve të tuberkulozit në botë”,  organizuar nga OBSH, Pragë: 1964.
  3. Në Simpoziumin Ndërkombëtar mbi Metodat e reja laboratorike të vaksinës së BCG organizuar nga International Assosation of Microbiological Societe  Frankfurt mbi Main, RFGJ: 1971.
  • Është  bashkpunëtor në dy tekste mësimore të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1972 dhe 1985.
  • Është  bashkautor në Monografinë Shkencore “Series Immuno-biological standardization”, Kargel Bazel (Switzerland),  New York: 1971.

Dr. Ali Molloholli ka realizuar në mënyre eksperimentale liofilizimin e :

  1. a)    Vaksinës së BCG në ampula, duke zëvendësuar vakumin me gaz inert dhe të rrallë.b)    Serumin antitoksik difterit.c)    Serumin antitoksik tetanik.d)    Serumin antifabike)    Terrene nutritive (bujon, serum), si dhe ka liofilizuar serume për qëllime diagnostike.

Tituj shkencor

  • Ka mbrojtur  dizertacionin për shkallën e parë të kualifikimit:  Kandidat i Shkencave Mjekësore, në vitin 1982 me temën “Vaksina dhe vaksinimi me BCG” (të dhënat laboratorike dhe kliniko – imunobiologjike). Në vitin 1996 ka marrë gradën shkencore në mjekësi  “Doktor i Shkencave”.
  • Në vitin 2002 (21.01.2022) ka marrë  titullin shkencor akademik: “Profesor i Asociuar”. Ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.Dekorimet
  • Gjatë studimeve në vitin 1953 për rezultate shumë të mira i është dhënë çmim nga universiteti i Tiranës.
  • Është dekoruar me urdhërin “Për shërbime të mira të popullit” në vitin 1970.
  • Është dekoruar nga Presidenti i Republikës Z. Alfred Moisiu me “Medaljen e Mirënjohjes”, “Për merita të veçanta në fushën e profilaksisë dhe luftës kundër sëmundjeve ngjitëse”, sidomos tuberkulozit dhe prodhimin e preparative mbrojtëse më 20.02.2007.

 

  (Përgatiti për ADE Prof. As. Dr. Majlinda Peza)