Drama “Skënderbeu“, në teatrin Skampa

50 vjet më parë, në 28 mars 1968, në skenën e Teatrit “Skampa“ të  Elbasanit u shfaq drama historike “Skëndërbeu“ me rastin e 500 vjetorit të vjekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

  1. TEMATIKA E TEATRIT : DRAMË HISTORIKE
Nr Emri   i    Dramës Skëndërbeu    ( Viti 1968 )
1 Drejtori Teatrit Sul Dedej.
2 Dramaturg Lec Shllaku.
3 Vu në skenë nga : Lec Shllaku.
4 Piktor + Zbatues dekori. Enver Voci.
5 Operator ndriçimi + zëri Xhevdet Qatibi.
6 Rekuizitier – Garderobier Ali Luzi
7 Rrobaqepës Janaq Xhufka, Josif Shuteriqi
8 Armëria Kolektivi Koop. Artiz. Metaleve, (Kristaq Marku).
9 Sufler Hysen Biza.
10 Marangoz + punëtor skene Anastas Toçi. Hysni Sefa.
11 Inspektor skene Hysni Hatipi.

 

Nr Personazhet Aktori që interpreton
1 Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu Demir Hyskja (A. P).
2 Donika – e shoqja Dalina Byku.
3 Vojsava – e ama. Evelina Haka.
4 Mamica – e motra Vjollca Gega.
5 Gjergj Arianit Golemi. Skënder D. Hoxha.
6 Pal Dakagjini Faik Haxhihymeri.
7 Nikollë Dukagjini. Thanas Borodani.
8 Lekë  Dukagjini. Sheri Mita.
9 Andrea Topia Tasim Halimi.
10 Teodor Koronë Muzhaqi. Efraim Gashi.
11 Lekë Zaharia – Altisferi Anastas Xhuvani.
12 Pjetër Spani. Mahmut Dumani.
13 Gjergj Çernoviqi. Faik Basha.
14 Përfaqësues popullor i Dibrës. Shpëtim Shmili. (A.M.)
15 Përfaqësues popullor i Labërisë. Llambi Burgia.
16 Përfaqësues popullor i Shpatit. Tomorr Shishmani.
17 Përfaqësues popullor i Devollit. Tomorr Himçi.
18 Përfaqësues popullor i Kosovës. Florenc Shllaku.
19 Përfaqësues popullor i Myseqesë. Sytki Çerekja.
20 Përfaqësues popullor i Çermenikës. Rustem Serica.
21 Moisi Golemi. Xhelal Bilali.
22 Ajdini. Kujtim Meçe.
23 Mara. Olimbi Bilali.
24 Marku. Bukurosh Sejdini. (P. M.)
25 Gruaja  I. Antoneta  Kristo.
26 Gruaja  II. Bukuri Xhoxhi.
27 Gruaja  III. Shane  Shllaku.
28 Gruaja  IV. Shpresa Shuteriqi.
29 Marcelo Porta. Haxhi Sejko.
30 Dekani i Katedrales. Hysen Biza. (A.M.)
31 Një Venecian. Agron Graceni.
32 Kasem Pasha. Tahir Gurakuqi.
33 Dipllomati Isuf. Ferit Gjevori.
34 Hasan bej Vërzhezhda Hyqmet Bumçi.
35 Qatibi. Riza Luniku.
36 Naim Frashëri. Alush Zajmi.
37 H.V. Longllellon. Tomorr Himçi.
38 Bashkëpuntori i njetër i Institutit. Faik Pajuni.
39 Bariu me lahut. Hysen Biza. (A.M.)
40 Popull, ushtarë, gra, përfaqësi të huaja. Eduart Çala, etj

 

Premiera e dramës Skënderbeu, teatri Skampa Elbasan, 28 mars 1968, Arkivi Digjital Elbasan

Premiera e dramës Skënderbeu, teatri Skampa Elbasan, 28 mars 1968

 

Kanë thënë :

1       Skëndërbeu përsërit të kaluemen e lavdishme, kophët e Pirros dhe të Aleksandrit, ( të cilët )

ndoshta e kishin zili lavdinë e burrit dhes’e duronin dot ngritjen aq lart të tij, që i kalonte kufitë

E të parëve.

Marin Barleti.

2       Skëndërbeu ishte edhe komandar edhe ushtar. I bukur, i gjatë, dhe atletik merrte pjesë aktive në

betejat. Plaçkat dhe paratë që fitonte nga armiku, ua shpërdante që atë ditëoficerëve dhe ushtarëve.

Në betejat kursente më tepër ushtarët sesa personin e vetë.

                                                                  F.S.Noli.

3       Sikur të kishin luftue mbretërit e Bizantit si Skëndërbeu, Stambolli nuk do të kishte ra në duart

e Turqëve.

                                                                  Voltaire.

4       Të mos kishte le Skëndërbeu, unë do të kisha bashkue gjirin e Adriatikut me republikën

Venedikase, do t’i kisha vu çallmën në krye Papës dhe gjysmëhanën mbi kupolën e Shën Pjetrit.

                                                                                                                    Sulltan Mehmeti II

5       Skëndërbeu qe për perëndimin kreshniku i fundit kundër pushtuesit turk.. dihet se Homeri gjeti

(në Shqipni ) Akilin, Greqia Lekën, turqit Skëndërbeunë, kreshnikë nga e njejta rracë, nga i njejti

gjak.

Lamartine – Poet francez.

6       Në të vërtetë shohim se ai ( Skëndërbeu ) pothuejse i vetëm , i asht vu përballë furisë së Turqëve

aq mizorë, si një mur shumë i qëndrueshëm, qi i pengon afrimin e tyre.

Kalist III

7       Ata ( shqiptarët e Skëndërbeut ) si tigra kthetëfortë dhe luftarakë, luftojshin edhe me retë që

kalojshin sipër tyre. Edhe luftari ma i dobët i tyne asht ndër na trimat e fushës së luftës, taman s’i

tishte kalorës majë kalit legjendar. Ai nuk ka as kalë, as vegla lufte, ka vetëm shtiza që  flakërojnë

si vetëtima, ka ushta, maja e të cilëve asht plot helm si thumbi i grenzave, ka edhe një hark prej

druni bashkë me disa shigjeta, por megjithatëe ai asht ma i fortë se hekuri… Shqiptarët  kanë për fe

kryengritjen.

                                                                                                                      Iba Kemal – kronist turk.

8       Deri sa qe gjallë Skëndërbeu, Shqipnia ishte e pavarun… një luan i tillë s’ka për t’u dukë kurr mbi

tokë; ky ishte gjykimi i armikut të tij të vjetër, sulltan Mehmeti II-të.

                                                                                                                       Edith Durham.

9       Beteja e kosovës ( 1448, ku turqit e dërrmuan Huniadin ) do të fitohej për ne, sikur të kishte

marrë pjesë në këtë edhe Skëndërbeu ( që u pengua nga Krali serb Gjergj Brankoviqi )

                                                                                                                 Bonfini – historian i Hungarisë.

10     Me Skëndërbeun nis koha kreshnike e popullit trim shqiptar… por kreshniku i kreshnikëve ishte

Skëndërbeu, i cili sipas dëshmive të kohnave qe një ndër përfytyrimet më të bukura e ma burrnore

të shekullit të tij…. njeri i trimnive të mëdha – ai ishte njëkohësisht ushtar e gjeneral, fuqitë e tij

fizike i qëndrojshin çdo mundi.

                                                                                                          Ludvig V. Pastor

11     Populli i këndon trimnitë e tija të çuditshme me vjersha solemne, dhe më kanë tregue burra të

denjë për t’u besue, se në mes të zjarrit të luftës, në çastin kur çdo gjë dridhej para armëve të

barbarit, një numër i madh vajzash, mblidhej çdo tetë ditë në udhëkryq të atyre vendeve ku

Skëndërbeu kishte sundue dhe këndojshin lavdinë e princit të vdekur, ashtu siç e kishin zakon të

moçmit ndër gostitë e heronjve të mëdhej.

                                                                                                      Sabellico – kronist Venecian.(1487).

12     Në qoftë se do të shtijshim në dorë një përshkrim të mjaftueshëm të trimnive të

Skëndërbeut, ky do të ishte një material i paçmueshëm, sepse ai shkëlqeu mbi të gjithë

kapedanët e vjetër e të rinj në udhëheqjen e një ushtrie të vogël mbrojtëse.

Skëndërbeu i kapërcen të gjithë oficerët, të vjetër dhe modernë, si komandant i një ushtrie të

vogël mbrojtëse.

                                                                                                 Gjeneraj Volfe ( 1756)

13     Për trupin madhështor, për fuqinë e guximit, për trimnitë që tregoi ai ishte në gojën e të

gjithëve, të miqëve, të armiqëve. Arritja e tij ( n’Itali) jo vetëm e çorjentoi dhe i prishi planet e

armikut por ma tepër e mbuloi të gjithë Italinë me famën dhe namin e tij të madh, si njeri i

shquem për artin ushtarak dhe për trimnitë e bame kundra turqëve.

                                                                                      Pontana – sekretar i Mbretit të Napolit.

14     Skëndërbeu, bashkëkohës dhe shemër i Huniadit në lumnitë ushtarake, na del përpara si

mbrojtës i pathyeshëm i lirisë dhe tërheq vëmëndjen tonë në të gjithë kohën e bretnimit të

Muratit dhe të Mehmetit te II-të, atij do t’i sillemi për 25 vjet e do ta sodisim me mallëngjim…

                                                                                            J.V.Hammer – historian gjerman.

 

Kolektivi i Teatrit Dramatik ”Skampa” e përgatiti këtë pjesë me rastin e jubileut të 500 vjetorit

të vdekjes se Heroit tonë Kombetar të Skëndërbeut.

 

Përgatiti për A.D.E. nga Z. Fetah Biza.