Përgatiti : Hyqmet ZANE

Prefektura e Elbasanit është prefektura më e vjetër e Shqipërisë që ka të sanksionuar porterete e atyre prefektëve dhe aktivitetet e tyre, që në një farë mënyre u bënë edhe themelues rë shtetit shqiptar. Për meritë edhe të historianit elbasanas, Hyqmet Kotherja, na vjen i gjallë aktiviteti i 49 prefektëve që kanë drejtuar këtë institucion të lartë që nga 19 korriku 1988.
Sipas historianit Kotherja, “prefektët e Elbasanit janë produkt i reformave tërësore që ndërmori Porta e Lartë për të forcuar pushtetin e saj perandorak nën shembullin e organizimit shtetëror Perëndimor Europian”. Duke bërë edhe pasqyrimin e ngjarjeve të madha që shoqëruan vetë Perandorinë Osmane pas Reformave të Tamzimatit që nga 3 nëntor 1839 e shoqëruar edhe me ndryshimet e gjithanshme, politike, ekonomike, ushtarake, gjyqësore administrative, që nuk u bënë të gjitha menjëherë, por në vende të ndryshme të Perandorisë u zbatuan në kohë të ndryshme gjatë pjesës së dytë të shekullit 19.
Sipas historianit Hyqmet Kotherja, “Elbasani nga viti 1864 ka qenë nën/prefekturë në vartësi të Prefekturës së Dibrës. Ndarja definitive administrative u realizua më 1888, kur Shqipëria u nda në Vilajete, kryeqendër e saj u bë Manastiri. Prefektura e Elbasanit varej nga Vilajeti i Manastirit, që përfshinte dy nënprefektura, të Peqini dhe Gramshi, si dhe dy krahina, atë të Shpatit dhe të Çermenikës”.
Duke na i dhënë të ndara në tre etapa drejtimin e që nga ai 19 korrik 1888-ës për Prefekturën e Elbasanit, siç bëhet e ditur nga autori i studimit historik, periudha e parë përfshin vitet 1888 – 1912, e cila përkon me me epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që finalizohet me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Dihet tashmë se kjo është periudha e forcimit të luftës për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip, gjë që dha frutet e veta, rritjen e shkallës së vetëdijës kombëtare shqiptare në popull. Gjatë kësaj periudhe, Elbasanin e kanë drejtuar 17 prefektë turq, të cilët emëroheshin nga Stambolli.
E rëndësishme për historianin Hyqmet Kotherja që më parë ka bërë edhe hulumtimin e kryetarëve të Bashkisë së qytetitt, është periudha e dytë, ajo e viteve 1912–1944. Janë 26 prefektë, ku i pari ka qenë, atdhetari i mirënjohur, Aqif Pashë Biçakçiu, si një personalietet i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në fund të Epokës së Rilindjes. Aqif Pashë Elbasani, sikurse njihet e thirret, u zgjodh nga paria dhe rrethi atdhetar i Elbasanit më 28 Nëntor 1912, atë ditë, kur në Vlorë kryhej akti madhor i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Hostoriani Kotherja shkruan se “Në këtë ditë fillon punën Aqif Pasha si autoriteti më i lartë i pushtetit vendor. Ndonëse i kërcënuar nga pushtuesit serbë dhe nën sundimin e tyre, punon për organizimin e ri të administratës, duke u bërë i pari administrator në historinë e krijimit të Shtetit Shqiptar”.

Duhet pohuar se të 26 prefektët janë nga Elbasani, Tirana, Shkodra, Gjirokastra, Libohova, Tepelena, Kolonja, Dibra, Mati, Kosova dhe Ohri. Ata kanë specilitete të ndryshme, ku mund të veçojmë se 7 prej tyre janë me arsim të lartë administrative. Po 7 janë diplomuar për avokati, 5 me akademi ushtarake, 4 me arsim të mesëm dhe 5 me arsim të mesëm të pa mbaruar. Sipas statistikave, vetem 3 kanë qenë elbasanas, pasi ekzistonte kriteri që prefektët nuk duhet të ishin vendes. Në përgjithësi, thuajse kanë patur një moshë me një diferencë prej 5 vjetësh. Shumica e kanë kryer arsimin e lartë në Stamboll. Në përputhje me kohën e rrethanat politike që kalonte vendi ynë dhe në veçanti Elbasani, Kotherja shprehet se “ata ndahen në nënperiudhat : 1912-1920, 1920-1924, 1925-1939 dhe 1939-1944, ku secila etapë ka veçanësitë e veta. Për shembull, – shton historiani, – Elbasani nga prefekturë, në kohën e sundimit austriak u bë nënprfekturë. etj.

Një karakteristikë është e përbashkët : Puna me ndershmëri të lartë, korrektesa dhe përkushtimi i madh në kryerjen e detyrave. pavarësiht nga përkatësia partiake e botëkuptimi ideo-politik. Opinioni qytetar ka bërë vlerësimin objektiv dhe real të punës , në shumicën prej tyre largimi nga Elbasani ka shkatuar keqardhje per mënyrën e shpejtësinë e zgjidhjes së problemeve, etikën komunikuese, sjelljen shembullore, predispozicioni për të zgjidhur hallet e brengat e popullit në situat tepër të vështira. Megjthatë secili prej tyre ka të veçantën e tij”. I veçantë është pohimi që del nga studimi i jetëshkrimeve të prfektëve që kanë drejtuar Elbasanin, është se pjesa më e madhe e prefektëve kanë patur fund të hidhur e tragjik, disa janë pushkatuar gjatë luftës kundër okupatorit fashist, pas mbarimit të luftës ka prej tyre, që ose kanë vdekur në burgje nga sistemi diktatorial komunist, ose janë ndjekur e persekutuar vazhdimisht, vetëm se kanë qenë nëpunës administrativ në periudhën para Luftës.
Me mbarimin e Luftës II Botërore dhe vendosjen e regjimit të diktaturës komuniste, prefektura suprimohet si njësi administrative vendore dhe, bashkë me të, edhe struktura e saj organizative për vitet 1945–1992.
Me përmbysjen e sistemit komunist dhe vendosjen e demokracisë, rikrijohen prefekturat me vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më 22 shtator 1992 dhe me vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 1993. Këto vendime përcaktuan kufijtë e prefekturës, kompetencat e prefektit, etj. Gjithashtu ekzistojnë disa vendime të Parlamentit në vitet e mëpasshme që ndryshojnë, përmirësojnë, saktësojnë tekstet dhe përmbajten e ligjeve të cilat sot përcaktojnë detyrat dhe fuksinimin e prefekturave.
I ka takuar Thanas Merkurit të jetë prefekti i parë i emëruar nga qeveria demokratike e kohës, që fillon detyrën në Elbasan në janar të vitit 1994, i ndjekur më pas nga 6 prefektë të tjerë që arrijnë deri në ditët që po flasim.
Historiani Hyqmet Kotherja ka bërë një punë sistematike dhe voluminoze, ka shfletuar mijëra faqe të shtypit të kohës dhe burime arshivore në kohë të ndryshme, derisa ka përfunduar edhe një studim me vlera në bibliotekën publike Qemal Baholli e të tjera, duke nxjerrë edhe disa konkluzione.
Thuajse të gjithë prefektët kanë dhënë ndihmesë për përfundimin e kësaj përpjekjeje modeste, por duket se “goditjen” përfundimtare e dha prefektja aktuale Mimoza Hasekiu, e para prefekte femër në historinë e Prefekturës së Elbasanit. Duhet theksuar se një vend të veòantë zë edhe pozicioni i prefektit Sadik Metra, i cili në vitin 1936 u bë simboli i mbrojtjes së Normales së Elbasanit që kërkohej në atë kohë të transferohej në Shkodër. Ai e mbrojti me autoritetin e tij, duke thënë fjalët e njohura tashmë se “Noramlja do të iki nga Elbasani, pasi të kalojnë mbi trupin tim ata që duan të mërgojnë atë nga ky qytet historik”.
Historiani Kotherja pohonte se “kam pasur vështirësi në gjetjen e fotografive, në kontaktimin me trashëgimtarët, se një pjesë kanë lëvizur brenda Shqipërisë, disa kanë emigruar dhe një pjesë nuk kanë pasur fare trashëgimtarë”.
Studimi i Prefekturës së Elbasanit, si dhe më parë i Bashkisë së këtij qyteti nga historiani Hyqmet Kotherja, janë një gur në ndërtesën e historikut të trevës së Elbasanit.