Si sot Hristoforidhi, ndërroj jetë

Shpirti, i ra në prehje e në qetim,

Si sot u fut, trup’ i ti në dhetë

Vjet katrë-më-dhitë , meti në harrim.

 

Kjo ditë, ka qenë, shum kohë në harrim

S’përmendesh kurrë n’at’ kohen e shkume,

Ja, vetëm ky vorr, nji shejë për kujtim

Ka metur ktu, nji shej’ e paharrume.

 

O ti shej’ e kohës së perëndume

Vërtet, kujtime të mjafta na le,

Po qysh nji trup të mendjes së kullume

E trete, s’t’ erdh keq, e bane nji grusht dhe?

 

Hristoforidhi, nga shkrimtarët filltarë

Kur zu të kthejë fletoret fetare,

Gjuha shqipe, kish metun si nji arë

Djerr, e shkretë, e pa punuar fare.

 

Ky trim nisi, e punoj këtë arë

Me djersën e ujiti, an’ e m’ anë,

Ky trim, e molli me farën e parë

Nji farë të shëndosh, e mjaft të randë.

 

Shqipja, at’ herë pa shkronja kish metun

E egër ish, e fare nuk përdoresh,

Ishte vetëm, nji gjuhë për të folun,

Kurrë njeri, tër ta shkrumun s’mendohesh.

 

Hristoforidhi, me pendën si pallë

Me mendjen e fell’ e me dituninë,

Shqipen, e dëfteu nji gjuh’ të gjallë

Me mish e shpirt, punoj për kombësinë.

 

Hristoforidh, o engjëll’ i Perëndisë!

Punove, pa të metë e me kuxim,

Si nji rreze dilli, ti Shqipnisë

Mëmëdheut t’onë, i dhe drit’ e shkëlqim.

 

Jetimi i kaq’ vjetëve, në kët’ botë,

Nuk’ t’ harrohet, do përmendesh për gjithni,

Se ti jetën nuk e shkove , me të kotë

U përpoqe për të mjerën Shqipëni.

 

Çudi, O durimtari vetijë mirë

Qi punove der sa zemra, të bani tik,

Çudi asht pra, ne sot, në kët’ dit’ të lirë

Si mos të bahet kremtim politik!

Elbasan,  23 shkurt 1909

Rras’ e Bardhë