Petër Elezi lindi më 20 korrik të vitit 1903, në fshatin Shelcan të zonës së Shpatit, në një familje të varfër.

Mësimet e para i mori në shkollën fillore greke, në kishën e Shënkoll-it në Elbasan, në vitet 1910-1911.

Vazhdoi plotoren e shkollën Normale, ku mori mësime nga Aleksandër Xhuvani, Luigj Gurakuqi, Sali Çeka, Ahmed Gashi etj.

Përfundon Normalen në 1924 dhe fillon rrugën e tij si mësues. Fillimisht u emërua në fshatin Shtërmen dhe më pas e transferuan në Internatin e Bërzeshtës.

Në vitin 1925-1926 u emërua mësues në Përmet.

Në vitet 1926-1928 e transferuan në Kastriot të Peshkopisë, në internatin “Dibra”.

Nga viti 1928 deri në 1930 punoi si mësues në Delvinë dhe në 1930 shkon në shkollën e Internatit të Matit.

Në vitin 1934-1935 vazhdon shkollën e plotësimit për oficer.

Në 1935-1936 emërohet drejtor shkolle në Himarë.

Në periudhën 1936-1937 shkon në shkollën e Skelës në Vlorë, edhe aty si drejtor dhe nga viti 1937 deri në 1939 e emërojnë drejtor në definitiv në Përmet

Në vitin 1939 e transferojnë nga Burreli në shkollën “E kuqe” në Tiranë.

Në vitet 1939-1941 emërohetr drejtor i shkollës “Ethem Toto” në Tiranë.

Nga viti 1941-1944 punon si mësues në trojet shqiptare, në Kosovë e Maqedoni.

Në vitin 1944 kthehet për të punuar mësues në Durrës dhe në vitin 1945 arrestohet dhe dënohet me 25 vite burg, por u lirua pas gjashtë muajsh.

Nga viti 1945 deri në vitin 1947 nuk punon. Në vitin 1947emërohet sërish në Skelë të Vlorës dhe në 1949 drejton shkollën e Ujit të Ftohtë.

Nga viti 1950 e deri sa del në pension punon në Tiranë.

 U mor me morfologjinë shqipe, përgatiti Gramatikën e gjuhës shqipe për shkollat 8-vjeçare, morfologji II për klasat e V pjesa I, klasa VI pjesa II, klasifikimi foljor në zgjedhimin e foljeve të parregullta, Ushtrime gjuhësore, Gramatika e gjuhës shqipe për zonat minoritare,  Planet e mësimit të gjuhës, Libër ndihmës për mësuesit e gjuhës shqipe. leksikut dhe i frazeologjisë dialektikore, si dhe i fjalëve e shprehjeve të rralla nga të gjitha krahinat ku punoi. Petër Elezi punoi si autodidakt pothuajse 40 vjet për hartimin e një fjalori të gjuhës shqipe të cilin nuk ia botuan kurrë.

Petër Elezi ishte mësuesi që shëtiti e shërbeu me profesionin e tij kudo ku atdheu pati nevojë. Ishte mësues, metodist, lëvrues i gjuhës Shqipe, mbledhës e grumbullues i folklorit. Ai pati një veprimtari të larmishme arsimore e patriotike.

Ka lënë 4 dorëshkrime: Fjalor ortografik 5000 fjalë, Fjalor shqip 40000 fjalë, Fjalor dialektik dhe Kujtime nga fëmijëria, familja, jeta shkollore dhe puna mësimore edukative në shkolla dhe internate, si mësimdhënës dhe drejtues.