Nga Dr. Shefqet Deliallisi

Behet fjale per nje Ferman te vitit 1627, i ruajtur ne arkivin privat te familjes te Dervish bej Bicakciut ne Elbasan, publikuar ne librin
“Ndihmese per historine e sundimit turk ne Shqiperi” te Eqrem Bej Vlores dhe Baroneshes Marie Von Godin.
Sulltani kerkonte koken e Mehmet Biçakçiut nga Elbasani, pas rebelimit ushrarak kunder tij dhe denimin e mbeshtetesve te tij.
Ja teksti i Fermanit mberritur ne Elbasan drejtuar pushtetareve vendore te Elbasanit :
“O ti më i larti i emirëve të mi të ndritur, më i zgjedhuri ndër të mëdhenjtë e perandorisë sime, mbartës i vetive më të pëlqyeshme për mua, mjeshtër i ligjërimeve të shkëlqyeshme, Sanxhakbeu im i fuqishëm dhe besnik i Elbasanit Ali, që Allahu i plotëfuqishëm ta shoftë lavdinë, t’i plotësoftë dëshirat, të ruajtë pushtetin, dhe ju, krerët më të shquar, ju, kadilerët e sanxhakut tim të Elbasanit, zoti ua ruajtë dijet dhe emrin, dhe ju, dijetarët e drejtësisë dhe të urtët, që zoti ua ruajtë virtytet, dhe ju, te nderuarit e popullit, ju agallaret dhe jeniçerët e mi besnikë, dhe ju kështjellarë dhe mbrojtës të kështjellave të mija, që Zoti ua shtoftë zellin dhe vëmendjen: kur kjo letër e shkruar me dorën time të lartë të arrijë tek ju, mësoni se me një ferman të mëparshëm perandorak, u kisha urdhëruar ta quanit si detyrën tuaj më të rëndësishme asgjësimin përfundimtar të të tradhëtarit të Zotit dhe perandorisë , Mehemet Biçakoglu, që shpirti i tij i qelbur të dëbohej sa më shpejt nga kjo jetë dhe trupi i tj të zhdukej nga kjo tokë. Por për ta sabotuar këtë urdhër tim të pakundërshtueshëm, përrreth tradharit u mblodhën dhe guxuan të thonë se fermani im i shenjtë nuk ishte i vërtetë, por i rremë. Këta gënjeshtarë dinakë dhe rebelë janë Sulejman Bejzade(bir i beut), Ahmet Shishko (trashaluqi), Ibrahim Solomonzade ( i biri i Solomonit, hebre i kthyer), Hysen dhe Kurt imami dhe shokët e tyre. Për tu dhënë fund njëherë e mirë të gjitha sajimeve të këtyre tradhëtarëve dhe yshtësve, po ju dërgoj këtë letër të dytë dhe urdhëroj : pa humbur kohë duke u menduar gjatë dhe pa lejuar tu trembin me llafe të kota t’i kapni nxitësit e trazirave të kësaj lëvizje kriminale dhe t’i varni menjëherë si shembull tmerrues për të gjithë njerëzit e tjerë të pabindur. Ndërsa për të arrestuar tradhëtarin e gjithë këtyre trubullirave, Mehmet Biçakoglu dhe për ta sjellë atë në oborrin tim të ndritur, kam ngarkuar dhe derguar tek ju kapuxhibashin, (oficer i gardes se pallatit), Hysenin- i denjë për të gjitha nderet dhe për besimin tuajtë plotë , që zoti ia shpërbleftë mundimin,- dhe ai do të jetë zbatuesi i vullnetit tim të lartë. Sapo vullneti im i ndritur të bëhet i ditur, urdhëroj : t’i mëkëmbësi im, ju paria e vendit, ju dijetarë të ligjit, mblidhni ushtarët dhe popullin dhe kapni dhe varni ata që guxuan e thanë se Fermani im i parë ishte i rremë. Urdhëroj që me gjithë mjetet që keni ta kapni tradhëtarin Biçakoglu dhe t’ia dorëzoi kapuxhibashit tim……Sepse dijeni : po vepruat ndryshe, u betohem mbi shpirtin e shejtë të të parëve të mi të ndritur se do tua pres kokat të gjithëve. Dhe mos kërkoni pastaj mëshirë. Asnjë pendim i mëvonshëm nuk do të pranohet. Ju të gjithë e keni për detyrë t’i kapni nxitësit e këtyre trazirave , tua dorëzoni shpatës së drejtësisë që ata të varen në sheshet e lagjeve tuaja. Ndërsa Biçakoglun duhet t’ia dorëzoni Portës time të Lartë, që të marrë vendimin e merituar. Ky është vullneti im i lartë që përmban ky ferman perandorak të cili duhet t’i jepni besim të plotë dhe të bëni ashtu siç thotë ai.
I lëshuar në pallatin tim të lumturisë.
Më 17 sheval të vitit 1003 (1627)”
Cfare ndodhi me pas ?
Ali pashë Vlora, sanxhakbej i Vlorës dhe Elbasanit mundi ta shtyjë dy herë me rradhë zbatimin e fermanit për egzekutimin e kunatit të tij, Mehmet Biçakçiut, një aga sphinjsh i shkarkuar në vitin 1627 qe erdhi e u srtrehua në Elbasan. Kjo për faktin e thjeshtë se Mehmet Biçakçiu kishte mbështetje të madhe në krahinë.
Vetëm një vit më vonë Veziri i Madh , Mere Hysen pasha, shqiptar nga Ohri, mundi ta kabojë të dënuarin që të shkonte në Kostandinapojë dhe atje e vrau..”F.184-185.
Rabiha Hanemi, e shoqja e Mehmet aga Bicakciut ndërtoi në kujtim të tij nje xhami në qendër të Elbasanit, që njihet si xhamia e ” Agait”(xhamia në fotot).
Pas vitit 1967, kjo xhami u kthye në palestrën e peshëngritjes dhe shkatërrua përfundimisht ne vitet 80-të.