Përshtati : Ana Toçi

Edhe pse i larguar nga Shqipëria, Aqif Pashë Bicakciu (Elbasani) do të krijojë në prill të vitit 1923 “Partinë Kombëtare”, në Baden të Austrisë. (Ende nuk dihet data e saktë e themelimit të saj). Partia Kombëtare ishte një ndër partitë e para, që edhe pse e krijuar jashtë vendit përmbante një platformë, rregullore dhe program politik  te avancuar sipas modeleve demokratike-perëndimore, me synimin për të krijuar një shtet modern nëpërmjet zbatimit të reformave liberale, ku spikatnin reformat politike, legjislative, juridike, arsimore dhe administrative. Kjo tendencë nisi të përvijohet që nga Kongresi Kombëtar I Lushnjës, I cili, sic dihet u drejtua nga Aqif Pasha. Idetë përparimtare, parimet demokratike dhe vizionet oksidentale të Kongresit të Lushnjës u cuan më tej nga Aqif Pasha me bindje të plotë se populli shqiptar kërkonte ndryshime dhe transformime. Me përmbajtjen e tyre do t’ju njohim me hollësisht me poshtë. Sipas programit të kësaj partie forma e qeverisjes shtetërore do të ishte Mbretëri parlamentare me strukturë: Mbreti, Senati, Parlamenti, Kabineti qeveritar. Sipas Aqif Pashës kjo parti do t’I hapte rrugen një qeverisjeje demokratike pluraliste. Anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie ishin emigrantët politikë, intelektualët liberal e atdhetarë që ndodheshin në Austri. Nuk ka të dhëna të sakta për numurin konkret të antarëve të saj.                                                   

PROGRAMI I PARTISE KOMBËTARE

  1. Mënyra e qeverimit të Shtetit shqiptar asht: Mbretënie Parlamentare (Monarchie constitutionelle) .
  2. Fuqinat shtetnore ndahen nën: Mbretnin, Senatën, Parlamentin dhe Kabinetin.
  3. Indipendenca e plot e Shtetit asht një bazë e shenjtë.
  4. Kufijtë e Shqipnisë I ka caktuar Perëndia, s’mund të ndryshohen në favor të kurrkujt.
  5. Në Shqipni gjithë fetë janë të lira dhe të ndershme. Partia lufton rreptësisht kundra të pafeve.
  6. Shqipnia është për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë shqiptarët janë vëllezën.
  7. Mësimi fillor është I domosdoshëm. Në cdo shkallë të mësimit do t’I nepet gjeneracionit të ri një edukatë plot me shpirtin inisiativ, megjithë këtë do të ruhen ndjenjat fetare të tij.
  8. Partia Kombëtare është e bindur se Shqipnia mund të bëhet vetëm një shtet I bujqësisë, pra shikon me ngrijt pasunijen kombëtare duke pranue reformat më të gjëra të bujqësisë.
  9. Liri fjale, liri shtypi dhe liri mbledhjeje janë të drejtat më të shenjta të Kombit, s’mund të ndalohen ose të kufizohen me as ndonji mënyrë.
  10. Partia Kombëtare nuk asht armik I qytetnimit Oksidental, e cila mund të përmirsojë dijenin, moralin shëndetsijen dhe ekonominë e kombit tonë, refyzon c’do allafrëngllëk që e shtyn popullin ne mjerie, vorfnie ose mizerje.
  11. Ekonomia e vendit tonë s’mund të ngrehet pa ndihmat e kapitalit të huaj. Partia është armik I atij kapitali që sjell intriga politike me vete ne Shqipëri.
  12. Gjithë koncensionet do të jepen me një konkurencë, kapitali I brendëshëm do të përkrahet sa më fort.
  13. Largimin prej cdo aventure, miqësi me të gjithë fqinjët, afrim me shtetet e painteresushme politikisht ne Shqipni janë bazat e politikës së jashtme. Hija e Lidhjes së Kombeve është shumë e vlefshme për Shqipënien.
  14. Për cdo degë të administratës do të thirren organizatorë të huaj me fuqi të plotë.
  15. Shteti Shqiptar gjithë fuqinë dhe energjinë që ka do t’I japi punëve botore, masandej arsimit.
  16. Deri sa të mbarohet programi I punëvet botore dhe të shtohen të ardhurat e shtetit, Shqipnia s’mund të mbaje një ushtri të madhe.
  17. Pra, Partia Kombëtare, pranon si fuqi vepruese sot për sot një Gjindamëri të fort, të disiplinueshme, dhe t’organizueme, sipas nevojave praktike të vendit, e cila do të ruajë qetësinë dhe kufijt.
  18. Huat për buxhetin ordinare shëmbin themelin e shtetit, prandaj nuk do të bëhen përvec punëve botore dhe arsimore.
  19. Programi financiar I Partisë Kombëtare përmblidhet me këto fjalë: shumë punë, pak taksa, shpenzime me nevojë.
  20. Drejtësia është rrënja e shtetit, një sistem drejtësie sipas zakoneve të vendit dhe mbas karakterit të popullit mund ta shëndoshi këtë rrënjë. Me riformimin e drejtësisë lehtesina të mëdhaja duhen sigurum popullit e sidomos katundarit tue organizue gjygjtar-shëtitës.
  21. Në të drejtat pronësie dhe tokësore s’mund të përzijet një njeri tjetër pa ndonji kompetencë ligjore.
  22. Cdo bujk do të ketë tokën e vet. Shteti do t’ju përndajë dhe atyne që nuk kanë. Mbas nevojës së vendit dhe të kohës.
  23. Administrata e mbrendëshme do të rregullohet mbas këtij formulit (Qeveria e qeveritarët janë shërbëtorët e popullit, jo zotnijt e tij) .
  24. Cdo Shqyptar burrë 20 vjec ka të drejtë me zgjedhë, ato 30 vjec me u zgjedhë.
  25. Vetëm ato shqiptar që kanë mbaruar pak së paku Gjimnazin: Ida-Dien”ose që kanë në vend të tyre një randësie sociale të posacme mund të zgjidhen për Deputetë ose Senatorë.
  26. Cdo shyptar mund të zgjidhet si Deputet ose Senator vetëm prej atij qarkut, ku të ketë lindur ose të ketë ndejë ma të paktë se 5 vjet dhe të jetë pronar.
  27. Për cdo 15. 000 frymë zgjidhet një Deputet, e për cdo 30. 000 një Senator.
  28. Zgjedhjet bëhen mbas sistemit propocional.

                                           RREGULLORJA E PARTISË KOMBËTARE

                                   Neni 1. Organizimet e Partisë Kombëtare janë:

  1. a) Një Këshillë Politikë (K. P)
  2. b) Një Këshillë Qendrorë (K. Q)
  3. c) Degët (D)

                                    Neni 2. Këshilla Politike

Përbëhet prej tre vetash dhe rregullon përgjithësisht politikën e brendëshme dhe te jashtme. K. P zgjidhet prej Kongresit të Përgjithshëm të Partisë për tre vjet dhe kanë të drejtë të rizgjidhen. K. P zgjedh kryetarin e saj vetë, I cili është Kryetar e Përgjithshëm, d. th. m plaku I partisë, që ka një rëndësi politike dhe që I ka shërbyer Atdheut mund të zgjidhet për K. Q.

                                      Neni 3. Këshilla Qëndrore

Përbëhet prej 6 vetësh, rregullon punët e brendëshme të partisë, inspekton degët, zbaton urdhërat e K. P, mbaron listën e kandidatëve pëe Parlament ose Senat, drejton shtypin dhe propagandën e partisë.

  1. Q zgjidhet prej Kongresit të Përgjithshëm të Partisë për 1 vit dhe kanë të drejtë të rizgjidhen.

Zgjedhin kryetarin e tyre, I cili quhet Sekretar I Përgjithshëm I Partisë. C’do anëtar I Partisë mund të zgjidhet për K. Q.

                                      Neni 4. Organizimi I Këshillës Qendrore

  1. a) Seksioni I administratës
  2. b) Seksioni I financës
  3. c) Seksioni I disiplinës

Seksioni a merret me administratën, inspektimin dhe zgjerimin e partisë, drejton shtypin dhe propagandën e saj.

Seksioni b rregullon financën dhe mban buxhetin e partisë.

Seksioni c merret me cështje disiplinore dhe zë vendin e një Këshilli të Nderit/

                                                Neni 5. Degët

Këshilli administrative I degëve përbëhet prej 4 vetësh dhe zgjidhen prej kongresit të përvitshëm të degës.

  1. A zgjedh kryetarin e tij dhe kanë të drejtë të rizgjidhen.

Detyrat e degëve

Të zgjerojme organizimin për të fituar anëtarë të rinj, të bëjnë propagandë duke shpjeguar qëllimin e programin e partisë, të përpiqen me cdo mënyrë legale për të fituar zgjedhjet.

Degët për zgjedhjen e Bashkisë ose Këshillit Administrativ të vendit bëjnë listën e kandidatëve të vetë. Sa I përket zgjedhjeve parlamentare dhe senatorët I prpozojnë K. Q, dy kandidat për cdo deputet ose senator të atij qarku. Lista që të vijë prej K. Q është përfundimtare dhë dega është e detyruar të përpiqet me gjithë fuqinë për realizimin e saj.

pranohet në parti.

                                            Neni 6. Pranimi I antarëvet

C’do shqiptar që ka të drejtë të zgjedhë dhe ka pranuar Programin e Partisë me një shkresë sipas modelit Nr. 1

                                             Neni 7. Hapja e degëvet

4 persona që pranojnë programin e Partisë I bëjnë K. Q një deklaratë sipas modelit Nr. 2 dhe kërkojnë leje për hapjen e një dege. Mbasi të marrin lejen e hapin degën dhe e shpallin me ndërmjetësi të shtypit ose me mjete të tjera locale dhe kështu të pranojne antar.

                                             Neni 8. Të ardhurat e Partisë

C’do anëtar I paguan arkës së degës një pagesë të përmuajshme. Këto pagesa si ndihmat e vecanta të antarëve formojnë të ardhuarat e partisë. Shërbimet e degëve janë pa pagesë. C’do degë në fund të muajit mbetjet ia dërgon K. Q.

                                              Neni 9. Kongreset

                                         (Mbledhjet vjetore të degëve-H. K, R. M)

Cdo vit më 1 prill mblidhet Kongresi I përvitshëm I degës, dëgjon e shqyrton raportin dhe balancën e Këshillës Administrative. Mbasi të lirohet K. A nga gjegjësia, plaku I kongresit zë vendin  e Kryetarit dhe zgjedh tre vetë dhe me këta formon Byronë e zgjedhjeve. Byroja harton listën e kandidatëve për Keshillin Administrativ të ri prej 8 vetësh dhe ia shpërndan kongresistëve. C’do kongresist seleksionon listën duke lënë vetëm 4 emra të pëlqyer prej tij dhe e hedh në arkën e zgjedhjeve. Ata 4 kandidate që të kenë fituar përbëjnë K. A e re dhe me vota të fshehta nën kryesinë e plakut zgjedhin kryetarin e tyre.

Kongresi I deges s’mund te hapet pa u prezantuar 2/3 e antarëve të degës. Përkundrazi mbledhja lihet për një ditë tjetër, ku s’kërkohet me shumicë por hapet me ata që të jenë prezantuar.

                                               Neni 10. Kongresi I Përgjithshëm I Partisë

Për vit më 1 maj mblidhet Kongresi I Përgjithshëm I Partisë, në të cilin marrin pjesë nga 2 delegatë  për cdo dege, antarët e Këshillës Politike dhe Këshillës Qendrore, Deputetët dhe Senatorët e partisë.

Lexohen raportete e veprimeve përmbi administratën, financën, disiplinën, propagandën dhe zgjedhjet e degëve. Për shqyrtimin e cdo raporti emërohet me vota të fshehta mga një komision prej tre vetësh, në të cilin K. P dhe K. Q s’mund të marrin pjesë.

                                                 Neni 11.

Këshilli Politik zgjidhet sipas neneve 9 e 10 me këtë ndryshim që buroja e zgjedhjeve formohet prej plakut të Kongresit edhe prej 5 vetësh të zgjedhur prej tij.

                                                 Neni 12.

Kongresi I përgjithshëm ka të drejtë të ndryshojë dhe të zgjerojë Programin ose Rregulloren e Partisë me 2/3 e votave.

Përsa I përket programit të Partisë Kombëtare mund të themi se ai përfaqëson një platform politike, e cila synonte zgjidhjen e problemeve të shtetit shqiptar me anë të rrugëve e instrumentave oksidentalë. Se ku koincidonin keto zgjidhje do t’I shpjegojmë ne interpretimin e programit në fjalë.

Pikësëpari të bie në sy emërtimi I partisë: Partia Kombëtare, I zgjedhur realisht jo rastësisht, por me synime e domethënie sepse akoma I gjithë populli shqiptar ashtu si Aqif Pashë Elbasani e ndjente dhembjen e shqetësimin e copëtimit të trojeve etnike shqiptare ne 1913. Ky emërtim ishte një kërkesë dhe kujtesë për të nxitur popullin dhe organet shtetërore   shqiptarë për zgjidhjen e cështjes kombëtare.

Në këtë program janë shpalosur që në fillim ide e koncepte të të parlamentarizmit, të parlamentit  si institucion demokratik, përbërja e të cilit do të përcaktohej nga ekzistenca e partive politike me platform të qarta, të plota e të përcaktuara. I jepte prioritet programeve politike sepse në to përcaktohej objektivat e punës dhe interesat e caktuara të shoqërisë, duke gjykuar karakterin e veprimtarisë së tyre. Ndër të tjera Aqif Pasha shprehej: “Parlamentarizma don partina politike, partitë politike mund të formohen vetëm me program. Partia pa program asht si një shtëpi pa plak, ku secili flet, po njeri s’dëgjonë”.

Pra përkrahej pluralizmi politik, I ideve dhe ai organizativ, por edhe konkurimi I alternativave të ndryshme.

Thelbi I kësaj partie ishte dëshira për shndërrime të thella demokratike, për reforma liberal-demokratike për ta shndërruar shoqërinë shqiptare në një shoqëri demokratike dhe shtetin shqiptar në një shtet demokratik. Është e nevojshme të thuhet se rruga për realizimin e këtyre reformave ishte po kaq demokratike dhe paqësore, pa dhunë dhe forma të tjera që sillnin tensione sociale.

Lidhur me regjimin e sistemin politik në Shqipëri, në nenin e parë të programit theksohej se mënyra e qeverisjes do të ishte Mbretëri Parlamentare. Shpallja e këtij regjimi duke marrë parasysh edhe momentin historik ishte e shtyrë nga shkaqe të jashtmë dhe të brendëshme. Kjo formë qeverisjeje përbënte një afirmim të vendimeve të fuqive të mëdha, të cilat u detyrua t’I pranonte edhe Kongresi I Lushnjës. Struktura e piramidës shtetërore ishte: Mbreti, Senati, Parlamenti dhe Kabineti. Këtu dallohet qartësisht ideja e ndarjes së pushteteve. Duke kërkuar një parlamentarizëm të ndarë në dy dhoma, senat dhe parlament, ndiqej rruga e shteteve me tradita parlamentare të Europës Perëndimore, duke dashur të krijohej një shtet modern Shqiptar po sipas traditës perëndimore. Një gjë e tillë shpalosët në mënyrë eksplicite edhe në nenin 10 të programit: “qytetënimi oksidental mund të përmirësojë dijenin, moralin, shëndetësinë dhe ekonominë e popullit tonë”. Edhe për faktin që shumica e intelektualëve shqiptarë studionin ne Europën Perëndimore në atë kohë, ideja e zhvillimit të vendit sipas modelit të kësaj të fundit po fitonte terren të gjërë në Shqipëri.

Programi jep vlerësime dhe konsiderata për domosdoshmërinë e sigurimit të sovranitetit dhe pavarsisë së Shtetit Shqiptar. Në nenin 3 te tij theksohej: “Indipendenca e plotë e shtetit është një bazë e shenjtë”. Parim ky që binte në kundërshtim me pikëpamjet që qarkullonin në atë kohë në tavolinat e diplomacisëndërkombëtare dhe që lidheshin me mosbesimin që ata kishin ndaj aftësive shtetformuese të shqiptarëve. Aqif Pasha për  këtë cështje kishte edhe një bindje fetare që lidhej me besimin nga ana e tij qe kufinjtë I ka cktuar perëndia dhe askush sipas tij nuk kishte të drejtë t’I ndryshonte ato. Ai që e bënte dicka të tillë merrte përsipër edhe një detyrë morale, ishte mëkatar dhe do ta vriste ndërgjegja për padrejtësinë e bërë ndaj një populli, një vendi dhe një etnie.

Parimet bazeë të politikës së jashtme do të ishin: “Largim prej cdo aventure, miqësi me të gjithë fqinjët, afrim me shtetet e painteresueshme politikisht në Shqipëri” (neni 13) .

Parimet e polikës së jashtme ishin të lidhura ngushtë me cështjen shqiptare dhe mbroni pavarsinë e tërësinë territorial të Shqipërise duke synuar bashkimin e trojene etnike shqiptare. Vlerësohej shume Lidhja e Kombeve duke dashur te sigurohej mbështetje ne organizmat ndërkombëtarë për realizimin e aspiratës kombëtare.

Në fushën ekonomike “Partia Kombëtare” shprehte bindjen për një Shqipëri me karakter bujqësor dhe besohej se ngritja e pasurisë kombëtare varej nga bujqësia. Por kërkohej edhe zbatimi I reformave përkatëse. Aqif Pasha ashtu si pak intelektualë shqiptarë e kishte kuptuar se në Shqipërinë e viteve ’20 për zhvillimin ekonomiko-social të vendit ishte domosdoshmëri kryerja e reformës agrare . Lidhur me këtë reform nuk thuhej se si do të kryhej, cilat prona do të prekeshin, si do të ndahej toka, do të jepej me shpërblim apo pa shpërblim, sa hektarë do t’i jepej fshatarëve pa tokë, atyre me pak tokë dhe bujqërve? Partia njihte pronën private dhe shpallte paprekshmërinë e saj.

Shprehej qartë ruajtja dhe mbrojtja e interesave të ekonomisë së shqiptarëve dhe kapitali të tyre, gjë të cilën e theksonte edhe neni 12. Parimi baz qe përmblidhej në devizën: “shumë punë, pak taksa, shpenzime me nevijë”. Po ashtu synohej edhe tërheqja e kapitalit të huaj për investime në Shqipëri dhe dhënie të koncensioneve, sigurisht duke vene përpara interesat e vendit.

Ky program I jepte prioritet edhe cështjes së arsimit, të cilën e shihte me potencial edhe për shtimin e financave shtetërore. Konsiderohej I domosdoshëm mësimi fillorpastaj vazhdonte shkolla në nivele më të larta. Thelbi I mësimit ishte: “t’i jepej brezit të ri një edukatë plot me shpirtin inisiativ, duke ruajtur ndjenjat fetare të tij”. Arsyeja kryesore e rëndësisë që ky program I kushtoi arsimi ishte roli I madh I dijeve, kulturës dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, fryma iluministe dhe iluminizmi si ide t’I shërbenin lëvizjes demokratike shqiptare per përmirësimin e gjithanshëm të vendit.

Vëmendje I kushtohej edhe Drejtësisë. Ishte e rëndësishme kuptimi I drejtë dhe vlerësimi I lartë I rolit të npushtetit juridik në sistemin e organeve shtetërore. Drejtësia është rrënja e shtetit, shprehej ne nenin 20. Parashtrohej se ishte e nevojshme të hartohej një system drejtësie sipas normave e traditave të vendit dhe karakterit të popullit, duke menjanuar praktikat juridike të asaj kohe në vendin tonë, që I referoheshin atyre osmane. Prandaj lipsej nevoja për një system të ri që përmbushte nevojat që shtronte koha.

Partia zotohej të garantonte liritë politike dhe të drejtat demokratike, si t ë drejta të shenjta të kombitqë nuk mund të kufizoheshin në asnjë mënyrë. Shpallej gjithashtu liria e besimeve fetare. Kjo ishte një dëshmi tjetër për krijim e një shoqërie civile dhe një qytetërimi në nivele europiane.

Përsa I përket administratës shtetërore, administrata e brendëshme do të rregullohej sipas formulës “Qeveria dhe qeveritarët janë shërbëtore të popullit dhe jo zotërinjtë e tij”. (neni 23) .

Parashikohej organizimi I forcave të armatosura sipas nevojave praktike të vendit për të ruajtur rendin e qetësinë në vend, detyrë të cilën do ta realizonte nje xhandamëri e fortë dhe e disiplinuar, me një numër të caktuar, sipas mundësive financiare dhe nevojave të shtetit. Kjo ishte zgjidhje e përkohëshme.

Së fundmi programi shpallte të drejtën pë rte zgjedhur e për t’u zgjedhur, që theksoheshin ne nenet: 25, 27, 28. Prioritet në këtë drejtim I jepej censusit të arsimit dhe pronës, sidomos tek të zgjedhurit, sepse shteti nuk kishte mundësi t’I përgjigjej me pagë deputetëve për shkak të vështirësive financiare.

Cdo shqiptar burrë 20 vjec ka te drejtë me zgjedhë , ata 30 vjec me u zgjedhë. Vetëm ata shqiptarë që kanë mbaruar pak së paku gjimnazin ose që kanë në vend të tyre një rëndësi sociale të posacme mund të zgjidhen për deputetë ose senatorë” (neni 25).

Cdo shqiptar mund të zgjidhej si deputet ose senator vetëm prej atij qarku, ku të ketë lindur ose ndejtë ma të paktë 5 vjet dhe të jetë pronar. Për cdo 15000 frymë zgjidhej një deputet e për cdo 30000 një senator” (neni 27).

Zgjedhjet bëhen sipas sistemit propocional” (neni 28).

Ndryshe nga partitë e krijuara deri atëherë në Shqipëri, Partia Kombëtare kishte karakterin e një partie të vërtetë, me platformë të plotë, të qartë e të gjithanëshme,  që publikohej në opinionin e brendshën e të jashtëm,  si shprehësja e mbrojtësja e intersave kombëtare  dhe shoqërore të popullit të vet.

Programi I Partisë Kombëtare Përbënte një përgjigje dhe parashtronte një alternativë për zgjedhjen e detyrave historike të momentit dhe I shërbente luftës për demokraci, për ndërtimin e shtetit modern shqiptar, sipas shembullit të rrugës së zhvillimit të shteteve më të zhvilluara të Europës Perëndimore.  [1]

Ja se si I drejtohet vetë ideatori dhe krijuesi I Partisë Kombëtare popullit të tij lidhur me programin politik të partisë në fjalë.                                                          

                                                           Dok. Nr. 76

Programi dhe Rregullorja e “Partisë Kombëtare”, që Aqif Pashë Elbasani krijoi më 1923, gjatë kohës së mërgimit në Austri. [2]

                                                                                                                                                Prill 1923

Bashëqytetar !

Parlamentarizma donë parti politike, partitë politike mund të formohen vetëm me program.

Parti pa program asht si një shtëpi pa plak, ku secili flet po njeri s’dëgjonë. Zgjedhjet për Parlamentin e Parë të Shqipnisë nuk do t’I kesh harruar, atëherë shumë njerëz të kërkojshin votën, pa mujt me të thënë se për ty, për të mirën tënde, që është pa dyshim e mira e Atdheut, se c’duam dhe c’mundim me ba. Kur ke dhënë votën për ato zgjedhje, e di fort mirë, se ke ba po si ai që shtjen një pushkë në t’errët pa pa gja. Por, bashkatdhetar, a e din se me kët pushkë ke qenë tue vra veten dhe, për pak, Atdheun e dashur.

Pse Parlamenti I Parë që leu (lindi) prej votës tënde dhe të shokëve tuaj, pa program, pa themel të shëndoshë, pa dritë dhe pa diell, të bazuar vetëm mbi personat, ambisionet dhe intrigat kaq keq, kaq ligësht punojë, se mos e mcef, je ftofë krejt prej saj dhe prej sistemit të parlamentarizmës.

Nuk dua më t’I përmend gjithë trazimet dhe ngatërrimet që t’I ka sjellë ai, nuk dua t’I përmend gjaket që janë derdhë, vëllavrasjet që jan ba, katundet që janë djeg, shtëpijat që janë fik vetëm, po vetëm me sjelljet të këqia dhe fantastike të kësaj, bije fjala parlamentit. Ti me ftohtësinë që po kallëzon, gjykimin tënd mbi atë (e ka fjalën për parlamentin dhe parlamentarizmën-H. K., R. M) e ke c’faq mjaft bukur.

Por bashkatdhetar I dashur, as parlamenti, as parlamentarizma jan fajtor, fajin e kanë ato njerëz, ato burra që luejnë me fatin tënd, e t’Atdheut pa mos ditë se ku po shkojnë dhe ku po të cojnë.

Qoftë e lumtur dhe e bekueme ajo “Vatra” e cila ka qenë dhe është gjithmonë prijësi I Atdhetarizmës, që ka cfaqë dhe proklamue programin politik të sajë.

Sot dhe unë plaku I vjetër do dal përpara teje me programin tem. Ky program t’a dish mirë se nuk është pema e një mendimi teorik, por janë konviksionet (bindjet) të një plaku, I cili gjithë jetën e tij e ka kalue ndërmjet jush, si në ditë të mira ashtu dhe në të keqe, s’të ka lënë vetëm as në të qame as në të qeshme, t’I njef të mirat dhe të metat, t’I cmon bukur virtytat dhe nevojat, shkurtazi, janë frutat të një politike që gjatë, plot me mësime dhe me prova.

Bashkatdhetar!

Shumë miq të jashtëm ose të mbrendshëm, nuk shkon ditë, që të mos më rekomandojnë bashkimin të shqyptarëvet, si bazë për këtë bashkim e nuk mjaftonë ky program?

Pra duke harruar të gjithë të kalumet, tue mbyllë ato faqe të zeza të historisë së re të Atdheut, po marr inisiativën dhe po ju thërras me një za të naltë dhe me gjithë fuqi:

Shqiptar! Bashkohu rreth programit te “Partisë Kombtare” dhe shpëtimtare. Rreshtohuni me kët program dorë më dorë si vllazën.

                                                                                                                                    Aqif Pashë Elbasan        

Dok. Nr. 77

Informacion I konsullatës shaiptare në Vienë, dërguar Ministrisë së punëve të Jashtme në Tiranë mbi botimin dhe përmbajtjen e programit të “Partisë Kombëtare” themeluar nga Aqif Pashë Elbasani.                                                                                                                                                                  

                                                                                                                      Vjenë, më 4. 5. 1923

Me ndërmjetësi të një miku na ra dje rasti me e pasë në dorë me e këndue një ekzemplar të Programit të “Partisë Kombëtare”, që u botua tani në Baden me mjete të Aqif Pashë Elbasanit.

Ky është një dokument original I vitit 1923, I fondit 151, dosjes 69, faqes 24 të Ministrisë të Punëve të Jashtme.

[1] R. Mita, H. Kordha,  Pluralizmi Politik Shqiptar Gjatë Periudhës 1914-1924.

[2] Programi dhe Rregullorja e “Partisë Kombëtare”është kopjuar nga origjinali që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare. Origjinali është një broshurë  e vogël me ballinë të kuqe me shirita të zinj. Broshura ka 12 faqe, nga të cilat 2 faqe janë thirrje të Aqif Pashës. 4 faqe kanë Programin dhe 6 faqe Rregulloren e “Partisë Kombëtare”.