Në kombinatin metalurgjik u ndërtuan 12 uzina secila prej të cilave kishte në përbërje edhe uzina dhe fabrika më të vogla.Gjithashtu fuksionuan edhe disa ndërmarrje në funksion të këtyre uzinave.

  1. Uzina Mekanike, që kishte disa reparte me 1600 punonjës :
  • – metalprerës,
  • – fonderi çeliku
  • – fodneri giza
  • – metalee me ngjyra
  • – trajtimeve termike
  • – konstruksioneve
  • – riparimeve elektrike
  1. Uzina e Gizës, prodhonte rreth 280 mijë ton/vit. Kishte në përbërje repartet e : – furrnaltës dhe – aglomerimit.
  2. Uzina e Çelikut, prodhonte rreth 220 mijë ton/vit kallëpe çeliku. Kjo uzinë kishte në përbërje repartet :
  • uzinën e prodhimit të çelikut konvert,
  • çelikun me furra elektrike me hark
  • dolomit gëlqeren.
  1. Uzina e Koksit, prodhonte rreth 326 mijë ton/vit me rreth 800 punonjës. Kiishte repartet :
  • Prodhim i koksit për metalurgjinë e zezë dhe me ngjyra
  • Kimik
  • Prodhimeve karbonike me rreth 5 mijë ton/vot masë karbonike për elektroda
  1. Uzina Energjitike, që përmblidhte
  • TEC që prodhonte avull 1.245 mijë m3/vit
  • Fabrikën e O2,
  • Gazgoltën ,
  • Gazit karbonik CO2
  • Rigjenerimi i vajrave
  • Inspektim shpëtimit
  1. Uzina e Petëzimit që kishte uzinën e petëzimit të imët dhe petëzimit të mesëm. Prodhonte 16 mijë ton/vit çeliqe të petëzuara. Ai kishte në vartësi petëzimine mesëm dhe petëzimin e imët si dhe katangën.
  2. Ndërrmarrja e Transportit ishte e ndarë në 3 parqe.
  • Parku atomobilistik i makinave të rënda
  • Parku i autobuzave
  • Parku hekurudhor, me 42  km linjë hekurudhore që kishte edhe një numër të konsiderueshëm lokomotivash e vagonash
  1. Ndërrmarrja e remontit kapital
  2. Guri Gëlqeror në Letan. Linja e teleferikut ishte 7 – 9 km gjatësi.
  3. Ndërmarrja komunale
  4. Fabrika e Materialeve Refrektare që prodhonte 26.500 ypm/vit tulla refrektare.
  5. Uzina 12 që kishte disa reparte me rreth 1600 punonjës. Përpunonte 900 mijë ton/vit mineral hekur nikel dhe prodhonte 10.600 ton/vit karbonat bazik nikeli.
  6. Uzina Nikel-Kobaltit. Prodhonte 603 ton/vit me pastërti 99.99 % pastërtia e Nikelit. Gjithashtu edhe solucion kripe.
  7. Ndërmarrja e trajtimit të punonjësve kishte në vartësi hotelet e punonjësve dhe mencat e ngrënies.

Duhet thënë se çdo uzinë kishte drejtorinë e vet nga e cila varej dhe dhe mbi to ishte drejtoria e përgjithshme e Kombinatit metalurgjik. Të gjitha këto uzina u ndërtuan një pas një dhe më pas           viheshin në shfrytëzim deri në vitin 1978.

  1. Uzina e Nikel-Kobaltit u ndërtua pas vitit 1978 me teknologji gjermano-perëndimore.

Përgatitur në bashkëpunim me Z.Kozma Biba