Libri ”Një shkëndijë në errësirë”, është i pari e ndër të rrallët për krijuesin elbasanas Mustafa Bodini. Me një gjuhë të pasur të kuptueshme e të bukur me pasion, kulturë, dashuri e profesionalizëm, autori elbasanas Eduart Hoxholli, na dhuron kënaqësinë për të ndjerë e njohur një jetë. Përpjekjet e tij të sinqerta prej punëtori mjeshtër në gjuhën shqipe, autori me këtë monografi mbetet një etalon i fisnikërisë e i ndershmërisë elbasanase. Ky libër është një dritare që i hapet lexuesit, për të ndjerë të pastër freskun e qytetarisë dhe muzikës popullore elbasanase e mbarëshqiptare. Libri është përpjekje serioze për të pasqyruar identitetin elbasanas ndaj dhe vlerat janë të pakrahasueshme.