Shkrim nga Dr. Shefqet Deliallisi

Rruga me emrin e “Sedefqar Mehmet Biçakçiu”,  arkitektit nga Elbasani të Xhamisë Blu të Stambollit, ndodhet në një periferi tè humbur te Elbasanit…??? Ndërkohë që duhej të ishte diku në qendër të qytetit… Keshilli Bashkiak i Elbasanit duhet ta korigjoje sa më shpejt këtë paradoks.

Xhamia Blu në Stamboll, ndryshe “Xhamia e Sulltan Ahmedit” është nga më të bukura në botë, ndërtuar nga kryearkitekti nga Elbasani, Sedefqar Mehmet Aga (Biçakcçiu) që mendohet të ketë studiuar në kryeqendrën e Perandorisë Osmane diku nga viti 1563.