Prof. i Univ. Dr. R. Nachtigall e gjuha shqype.

N’u bjen nder mend lexuesave t’fletores së onë, n’ muej t’kaluem t’majit na patën lajmue udhtimin qi bâane Prof. Dr. Nachtigall, Dr. Ndreu Mjedja e Dr. Pekmezi neper urdhen t’Krvekomandës ushtarake. mas dishirit qi kishte pasë Komisia Letrare, qi me dalë kahë Elbasani, per me paa e me vûu oroe, se kü münd gjindej nder ato vise nji gjühë e mesme, ase nji gjühë e cilla, tujë perpilue n’vetvedi elementa gjûhet t’dyy djalekteve, t’münd u perdorote porsi giühë e njinjishme prejë gjith popullit t’Shqypniës. Udhtimi i ktyne dietarve të ndriuhem ngjati do dit. Tash po na bjen n’dord nji broshyrë e t’ndritshmit Zotnië Prof. Dr Nachtigall, shtypshkrue porsi dorshkrim e qi kaa per titull: “Die Frage einer einheitlichen albanischen Sprache”, qi perkthye shqyp, don me thänë: “Çashtja e nji gjuhës shqype t’njinjishme”. N’ket veper auktori i vlerët, mûndohet me diftue, me disaa provë n’dorë, se si perdorimi i gjühës së Elbasanit, tu je bashkue n’ vetvedi kjo shum elementa gjûhet, qi munden me vjeftë porsi nji urë ndermjet t’djalektit t’Gegve e t’ Toksve, kishte me kene e vetmja mnëyrë n’ t’cillen nieri kishte me mujtë me i dhâne nji herë marim çashtjes s’gjûhës shqype. Permii ket dorshkrim t’Dr. Nachtigall-it kaa me na raa ndoshta rasa me shkrue mâa vonë ndonji send mâa gjatë, e per sot po na kandet me vûu oroe se, sado qi nder disaa sende nuk mundena me kend nji mëndjet me auktorin e vlershem, gjithnji po dishmojëm, se shkrimi i tii permii çashtje t’gjuhës shqype na u pelqye fort, pse shvillue me mjeshtrië t’madhe, njashtu si mûnd pritej prejë mëndjet t’kthiëllt t’nji Dr. Nachtigall-it. Tujë botue i famshmi dietaar ket veper, i kaa bâa literaturës shqype e komit shqyptaar nji sherbim t’madh. pse gjygjet e tia permii çashtje t’gjûhds shqype, paten gjithherë randsië e kjene çmue edhë gjithherë si prejë dietarve t’onë, ashtü edhë prejë Albanologve t’vendeve tjera.

Gazeta “Posta e Shqypniës” , nr 94, fq 3, e mërkurë 31 tetor 1917