1941. 05. 16,Dibër, i pari grup mësuesish që shkuan nga Normalja e Elbasanit në trojet shqiptare për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe.

Mësuesit e parë të Normales në trojet shqiptare

Ishte një urdhër i ministrit të arsimit Ernest Koliqi në atë kohë që bëri të mundur këtë akt të madh me shërbim mbarëkombëtar dhe që ishte në funksion të shumë shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre në atë kohë.

Ishin kohë të vështira të Luftës së II- të Botërore e, megjithatë, ministri i Arsimit Ernest Koliqi shfrytëzoi këtë moment  për të kryer një mision të rëndësishëm mbarëkombëtar për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe.

Ishin rreth 400 studentë që dolën mësues të Normales së Elbasanit dhe të shkollës teknike të Harry Fulc që shkuan në të gjitha krahinat e trojeve shqiptare dhe që kryen me sukses misionin. Një pjesë e vogël prej tyre pësuan edhe persekutime nga regjimet e vendeve ku ishin si në Kosovë , Maqedoni, në Malin e Zi dhe në Çamëri.