Llambi Burgija lindi në Gjirokastër, më 13 shtator të vitit 1938.

Llambi Burgija në rolin e konferencierit, në vitin 1965.

Llambi Burgija në rolin e konferencierit, në vitin 1965.

Mësimet e para i  mori në Gjirokastër. U rrit jetim së bashku me të vëllanë, Llambi ishte në jetimoren e Gjirokastrës, kurse i  vëllai në atë të Shkodrës.

Më tej vazhdoi shkollën mekanike dhe u punësua pranë Uzinës “Enver” në Tiranë dhe më pas në Uzinën e Naftës në Cerrik.

Aktivizohet në jetën kulturore të qytetit të Cerrikut si aktor e regjizor i Uzinës së Përpunimit të Naftës.

Talenti i tij u vu re edhe nga Sekretari i parë i partisë Thoma Deliana, i cili e transferoi në Estradën profesioniste të Elbasanit.

Në vitin 1959 pranohet fillimisht për të kryer vitin e provës në Estradën e Elbasanit dhe një vit më pas, në 1960, në moshën 22 vjeçare, pranohet në Estradë si aktor profesionist, pjesë e të cilës ishte aktiv deri në daljen e tij në pension.

U dallua për rolet e tij në teatër në: Operetën “ Vajza e Portokalllave “, dramën “Skëndërbeu” në rolin e Labit,  drama “Vera e vitit ’78” në rolin e kinezit etj.

Pas eksperiencës së tij si aktor, ndoqi edhe kursin e regjizurës për t’u profesionalizuar më tej.

Nga viti 1988 e deri në vitin 1995 vuri në skenë si regjizor disa shfaqje në Teatrin e Kukullave.

Në vitin 1995 del në pension.

Në 6 gusht 2013 ndahet nga jeta, duke lënë pas një galeri të madhe rolesh si aktor dhe pjesësh si regjizor, në në Estradën e Elbasanit dhe në  Teatrin e Kukullave.

Llambi Burgia njihet ndryshe si musketieri i tretë pas Ferit Gjevorit dhe Hysen Bizës, i katërti vinte Agron Graceni.

Pjesa "Arixheshka", premiera "Çështja e ditës", në role: Mehmet Ademi, Dhimitraq Topuzi, Eser Qatipi, Ferit Gjevori dhe në qendër Llambi Burgija

Pjesa “Arixheshka”, premiera “Çështja e ditës”. Në role: Mehmet Ademi (tellalli me daulle), Dhimitraq Topuzi (xhandari në këmbë), Eser Qatipi (arixheshka – ulur), Ferit Gjevori (qehajaj) dhe në qendër Llambi Burgija (në rolin e Beut, ulur nw karrike), viti 1980.