Në vitin 1930, Elbasani kishte 31 xhami. Një listë të tyre, të përpiluar nga historiani i zonës dhe ministri i mëparshëm i postave, Lef Nosi  dhe e botuar nga Babingeri , po e japim më poshtë:

(Brenda kështjellës:)

  • Xhamia Mbret
  • Xhamia e Kullës
  • Xhamia e Sufionës
  • Xhamia e Hamamit
  • Xhamia e Adil Beut

(Në lagjen e Pazarit:)

  • Xhamia e Ballies
  • Xhamia e Pazarit
  • Xhamia e Agait
  • Xhamia e Idrait
  • Xhamia e Tabakëve

(Në pjesët e tjera të qytetit:)

  • Xhamia e Hasan Pashës
  • Xhamia e Hazinedarës
  • Xhamia e Nazireshës
  • Xhamia e Namazgjaut
  • Xhamia e Pashës
  • Xhamia e Gjurmës
  • Xhamia e Mushkës
  • Xhamia e Çaushliës
  • Xhamia e Zaranikës
  • Xhamia e Bodor Skënderit
  • Xhamia e Sinan Beut
  • Xhamia e Naskollit
  • Xhamia e Dylgjer Hysenit
  • Xhamia e Ullishtës
  • Xhamia e Haxhi Hasanit; varri i themeluesit të saj daton në vitin 1023 (1614)
  • Xhamia e Sulejmanies
  • Xhamia e Safi Korres
  • Xhamia e Haxhi Hafizit
  • Xhamia e Bobollës
  • Xhamia e Sejdines
  • Mesxhid pa derë

Xhamia Mbret në Kala – Viti 1948

Përshkrimi i shkurtër historik dhe topografik i vilajetit të Manastirit (Bitolës), i bërë nga Mehmed Tevfik , përmban një listë tjetër të xhamive në Elbasan, më të shkurtër dhe më pak të detajuar, por që, prapëseprapë, ia vlen të riprodhohet. Në këtë listë përmenden tetë xhami:

1) Hünkâr (e mbretit), 2) Bali, 3) Pazar, 4) Aga, 5) Ismail Pasha, 6) Kale, 7) Tabak, 8) Sülejmanije.

Ndihmesa e kësaj liste të dytë është se ajo jep emrin e pashait (nr. 5 i listës së Nosit) dhe na mundëson njohjen e identitetit të më të rëndësishmes, prej 31 të tillave në listën më të gjatë. Nga të gjitha këto xhami, vetëm pesë prej tyre i kanë rezistuar revolucionit kulturor të vitit 1967: xhamia e Balizades, Hünkâr, Ismail Pasha, Biçakçizade Aga dhe ajo e Nazireshës. Përveç xhamisë së Pashait, xhamitë e tjera janë shpallur monumente të kulturës dhe ruhen nga shteti. Madje, xhamia e Hasan Balizades është restauruar në vitet 1960. Megjithatë, gjatë viteve ’70 u vendos që të hiqej pamja e jashtme islame e qendrës së qytetit të Elbasanit dhe të gjitha monumentet e përmendura u shembën përveç njërës, xhamisë së Nazireshës, e ndodhur në periferinë jugore dhe larg nga qendra. Kjo xhami është restauruar pjesërisht dhe është e vetmja që ka mbijetuar deri më sot, në një gjendje relativisht të pranueshme.

Fotografi e vitit 1938-Pamje e Xhamisë së Nazireshës.

Fotografi e vitit 1938-Pamje e Xhamisë së Agait.