Dihet shumë mirë se patriotët elbasanas e kishin nisur prej kohësh betejën për mësimin e gjuhës shqipe në kushtet e rënda të pushtimit osman. Ata e kishin hapur shkollën e parë shqipe që në muajin korrik të vitit 1907, por hov të zjarrtë ajo mori pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, që ishte kundër absolutizmit të sulltanit Abd el Hamidd në Stamboll. Këta patriotë e shfrytëzuan situatën e ngërthyer me trazira politike në Portën e Lartë dhe nxituan përhapjen e shkollave shqipe. Elbasani ishte në ballë të kësaj lëvizje përparimtare.
Ja çfarë thotë një Listë Pagesë për mësuesit e kësaj kohe, viti 1324 H (dhjetor 1908):

Emnat e mësuesve. Data e pagesës së rrogës së dhjetorit. Shpenzime. Sasia.
z. Fetahu, mësues i shkollës myslimane Kala……………… …..240 grosh
z.Hysen Ceka, mësues i shkollës “Hamidie”……………………..240 grosh
Hasan Misiri, mësues i shkollës “Asllan bej”……………………..240 grosh
Fejzullah Guranjaku, mësues i shkollës “Esasi Tereki” ………..240 grosh
Petro Papamihali, mësues i shkollës së krishterë Kala…………180 grosh
Dhimitër Paparisto, mësues i shkollës së krishterë Kala……….190 grosh
Foti Papajani, mësues i shkollës së krishterë Kala……………….90 grosh
Josif Shuteriqi, mësues i shkollës së krishterë në ShënKoll……100 grosh
Simon Shuteriqi, mësues i shkollës së krishterë në ShënKoll….100 grosh
Mësuesja e femërores Kala………………………………………….80 grosh
Mësuesja e femërores në ShënKoll………………………………….80 grosh
Mësuesja e femrave myslimane………………………….(nuk ka shënim)
Prokop Demo, mësues i shkollës vllehe………………….(nuk ka shënim)
Mësues i Shpatit Dule Dervishi……………………………………….75 grosh
Mësues i Shpatit Ibrahim Panxhi…………………………………….52 grosh
Mësues i Shpatit Kodhel Dedja ……………………………………..52 grosh
***
Shënimet e mësipërme janë mbajtur me saktësi dhe secili ka firmosur përbri emrit të tij. Pas çdo firme, dhënja e pagesës është vërtetuar me vulë. Siç shihet, në Elbasan kishte 12 mësues, në Shpat ishin 3 mësues dhe 1 mësues ishte i shkollës vllehe.
Bëhet fjalë për një trupë mësimore modeste, por të bën përshtypje pjesëmarrja e 3 femrave mësuese. Ky është tregues me vlerë të veçantë mbi emancipimin e femrës elbasanase. Fatkeqsisht emrat e këtyre zonjave të nderuara nuk janë shënuar në këtë listë. Njëra nga këto mësuese ka firmosur me emrin Parashqevi, por nuk jepen detaje.

msusit