Letra e mëposhtëme është shkruar në vitin 1958 nga një grup intelektualësh elbasanas, të cilët i drejtohen të birit të Kostandin Kristoforidhit – Filip Kristoforidhi, në shenjë mirënjohje e falenderimi për sjelljen në atdhe të dorëshkrimit të Kostandin Kristoforidhit “Gjahu i malësorëvet”.

“Z. Filip Kristoforidhit

I dashun bashkatdhetar,

Me gëzim të math pritëm lajmin e mbritjes në qytetin tonë të dorëshkrimit “Gjaja e malësorëvet, Hieja e Tomorrit” dhe ca ma shumë akoma u-gëzuem kur e pamë me syt tona të ekspozuem në sallën ku, me këtë rast dhe me inisiativën e Komitetit Ekzekutiv të këshillit Popullor të Rrethit , u-zhvillue ceremonia për kujtim të pa kuruemit Kostandin kristoforidhit, patriotit të math dhe lëvruesit të shquem të gjuhës shqipe.

Sot, tek ne, të dashun bashkatdhetarë, ku asht në fuqi vet populli, çmohen dhe vlerësohen më së miri traditat kulturale të së kaluarës dhe njerëzit, që janë përpjekun dhe kanë punuem për pavarësin e Atdheut dhe për lulëzimin e gjuhës shqipe. Dhe fakti asht, se për kujtim të Kostandin Kristoforidhit, sot në Elbasan dhe në Tiranë mbajnë emërin e tij një rrugë dhe dy shkolla dhe në tekstet shkollore “Gjaja e malësorëvet” ze nji vend me randësi, ashtu si e gjithë puna e tijë shkëncore në drejtim të zhvillimit dhe të pasunimit të gjuhës.

Ju falenderojmë nga zemra që e ruejtët me kaq kujdes këtë dokument historik dhe patët mirësin t’ja kthenit prapë atdheut të dashun, për ta ruejtun në gjin e tij si nji gja të çmushme dhe për t’ja u-lanë trashëgim pasardhësve tanë brez pas brezi.

Ju përshëndesim nga zemra dhe ju përqafojmë me mall.

Elbasan 29.12.1958

Një grup intelektualësh të Elbasanit: Abedin Çaushi, Dr.Simon Popa, Vasil Llapushi, Spiro Popa, Ibrahim Berrania, Nazmi Stringa, Dr.Virgjil Papajani, Jorgj Shuteriqi, Qamil Çela, Fot Papajani, Faik Pajuni, Agni Todri, Thanas Konomi, Vasil Kamami, Alipi Pajuni, Viktor Dodbiba, Dr.Kol Papajani, Nos Mima.”

Letra e një grupi intelektualësh elbasanas drejtuar Filip Kristoforidhit

Letra e një grupi intelektualësh elbasanas drejtuar Filip Kristoforidhit