Filat, 8 maj 1909

 No 70

 Të nderçëmes pleqësi të Klubit Vëllazërija

 Ndë Elbasan

 Zot.

U gëzuam shumë kur mësuam se çeltë dhe një Klub me emër Vëllazëri në atë vënt të nderuar.

U urojmë me gjithë zemërë dhe Zoti t’u përparojë ndjenjat kombjare që dëshëron mëmëdheu ynë, duhet pra kurdoherë ose kur ta dojë nevoja të kemi letërkëmbim që të mundim të mirremi vesh me njeri tjetrin. Na vjen shumë liksht kur shohim se Klubet e Shqipërisë flenë diku i pasur kaqë nevoja.

 S’dimë ç’të themi për këtë heshtje që na ka rrethuar, kemi frikë më shumë se mos është heshtj’e përgjithshime, se po të jetë për ne çamërit vetëm, përsëri do jemi të kënaqur. Kur të jenë të tjerë vendet e Shqipërisë më një qëllim, atëhere është mjaftë për ne çamët, d.m.th. mbushet dhe qëllimi ynë, se shpresa jonë është te juve.

 Ju përqafojmë vëllazërisht

 nga ana e Klubit Vëllazërija.

 gëzohemi kur na përgjegjeni.

 Shkronjësi                    Kryetari

Musa Demi                  Mehmet Sejko

Letërkëmbimi i klubeve të Shoqërisë "Vëllazëria" Filat - Elbasan, viti 1909.

Letërkëmbimi i klubeve të Shoqërisë “Vëllazëria” Filat – Elbasan, viti 1909.