Sandillor, 19-12-1935

Kov Bibasë, mësues m’internatin Dibra

I dashmi nip, Sot për herën e parë, që prej motit 1910, po përdor gjuhnën shqipe më nji letër.

Më duket, që kurse u poqëm bashk, se mundem t’a flas nji çik ma mir. Prandaj të lutem mos vini re për gabimet e shkresës, se në kohët t’ime, kur ishja në Shqipni, shkrujim fort çefës dhe vetëm pas mënyrës gramatikale gjith se cilit.

I falem nderjes për fytyrat’ e bukura bashk me fëmijt’ e Uranisë. Letra jote frangjisht asht shkruemën mir, përveç me ca gabime gramatikale të vogëla. Kjo asht mënyra ma e mir për me mësumën nji gjuhë të hujë. Shkruni shpesh françe dhe nusja ime do të përgjighet, s’ka ngale se bani gabime.

Fletën  shqipe që më çove, e këndova me shumë me shum re dhe aq ma tepër kur pash jetshkrimin e atit t’im më nji gjuhë të pastër.

Po të them më nji gjuhë të pastër, se, në gjithë fletëtë shqipe që më ke durgumën, pash për fat të keq se ghunë të pastër shqipe po shkatërrohet tyke përdor kot shumë fjalë të pa këthjellëta dhe të huja.

Më vjen ndër mend kur ishja i vogël, at’i im thoshte: ghuna shqip asht e pasme me fjalëdhe po të përdoren e të fërkohen me re dhe me mjeshtëri, mund të bahet aq e pasme pasi ghermanishtja.

Kur të kesh në dor numrin e kësaj flete qi thotë se do të flasi përmi jetën’ e Kostandinit ” a ishte fetar apo jo?” të lutem të ma çoni që t’a këndoj.

Una q’e mbaj mend atin t’im, do të them se nuk ishte fare fetar, po vetëm atdhetar i nderjët.

Në kohët së vogëlis t’ime, napër krishtenët edhe musulmanët t’Elbasanit kishte shumë njerzë fanatikë prej feje.  Ca prej këtyne të parëvet e merrnin atin t’onë për protestant, do me than në mendjen e tyre e kujtonin si një njeri që s’ka asnji fe, pse ai hante mish javën’ e bardhë dhe nuk mbante Kreshëm.

Kur ishja i vogël at’it im më qunte me emrin Lip edhe më kishte mësumëm nji vjersh cilën donte t’a thoshja shpesh ndërmjet shokvet’ e tij kur shkojim bashk në pazar:

Kushh asht ky burrë qi po vjen

Posi hana plot qi shkëlqen

Vesh e nghjesh n’arghant

Armatosëm kamb mbi kamb

Skënder Beg shqipëtari

Trim’ i madh luftëtari…. nuk i mbaj mend ma posht

Kur të shkruani momës t’ate,  jepi të fala shumë nga neve, sikundër edhe Nikolaqit, nuses t’ijë dhe ghisë shpisë Uranisë, të cilët i kujtojmë me shëndetje të mir, si kur se dhe neve jemi shum mir.

 

Dua të të shkruajë ma shpesh, po në tregërit tonë kemi shumë punë.

Mbarojë tyke të puthëm në ballë

Ungh’ i yt

Filipi