Letër që na nderon

Zoti Drejtor,

Më pëlqen rivista  “Bleta”,  si nga mbrendija e landës, si nga formati, e gjithazi, nga veshja tipografike.

Ma ka anda shumë kut e shkoj nëpër sy dhe e këndoj, sa herë që kam kohë të lirë. Asht nji rivist’e mirë kulturore për të gjilhë, nji farë riviste, që, me sa dij unë, nuk e ka pasë e nuk e ka shoqen këtu ndër ne. Edhe nga gjuha nuk shkruhet keq “Bleta“. Me pak kujdes mund të shkruhej mâ mirë. P. sh. fjalëi pënnbaj, përmbajtje nuk përdoren në shqipet me kuptimin e fjalëvet (u.j contencre, (fr.) contenir, contenu. Me përmbajtë në shqipet do të thotë: (it.) trattenere. frenare. (fr.) retenir, arreter Thohet shqip: përmbaj lotët, përmbaj zemërimin, përmbaj kalin që të mos ikë, etj. Për (it.) contenere kemi në shqipet fjalëi: me pasë (mbrenda), me nxanë, me mbërthye a me ngërthye, me përfshimë, etj. Pra në vend :   përmban radioprogramin · kishte me u thanë, në këtë rasë, shqip: “ka brënda radioprogramin”; në rasa lë tjera. për (it.) contenere mund lë përdoret ndonji nga fjalët e tjera që përmenda ma nalt. Për (it.) contenuto, (fr.) contenu. (gjerm.) Inhalt mund të përdorim neologjizmin: brëndija ase mbrendija.

Nuk thuhet shqip: çfaredo lloj pyetjesh; fjala lloj asht greqishte. Mund të thuhet: (Lexonjësit munt të na drejtojnë) çdo fa-
rë pyetjeje ose gjithfarë pyetjesh ose pyetje gjithëfarësh. Në vend të fjalës “fajdexhi», që kishte Nr, 6 i “Bletës” mund të përdoret fjala shqip kamatar, që e ka fjalori i Kristoforidhit, se fajde, fajis shqip thuhet kamatë. Gjithashtu fjala tumba (që kishie numri i fundit i « Bletës »: din, të bëni tumba) nuk âsht shqip, âsht greqisht. Shqip thuhet: këcej jaradash, ecij laradash, hofij rrumbas, etj. Po veç këtyneve. mund të gjinden edhe të tjera gabime.

Pra, tue i u-νû kujdes gjuhës, mund të shkruhet ma mirë ship.

Te numri i funtmë pashë me kënaqësi Se kishit fillue “fjalët kryq” si gjithë  rivistat e hueja lë kësaj dore. Shumë mirë.  Mos i u-dani punës, që lë bahet sa mâ e mirë, që kështu të dalim edhe me nder përpara botës. Për të qenë e të vleftë si kjo, ndër kaqë rivista të tjera të kësaj fare që botohen  në gjuhë të huja

**

Me nderime

ALEKSANDER XHUVANI