Lef Nosi. Arkivi Digjital Elbasan

Lef Nosi

U lind më 9 prill 1877 në Elbasan. Studion 2 vjet në Athinë për farmaceutikë. Pas ndërprerjes së studimeve, kthehet në qytetin e lindjes. Kulturën dhe erudicionin e fiton duke studiuar si autodiktat.

Veprimtaria atdhetare dhe karriera në qeverisje

1909                – Nënkryetar i Klubit “Vllaznia” , themelues i Shoqërisë “Afërdita” dhe një ndër figurat kryesore të Kongresit të Elbasanit

1910                 – Themelon gazetën e parë të Elbasanit, “Tomorri” që shtypet në Manastir.

1912 – 1914     – Perfaqësues i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë dhe Ministër i Postë- Telgrafëve.

1918                –  Përfaqësuesit e Elbasanit në Kongresin e Durrësit, dhe delegat pa portofol në qeverinë që doli nga ky kongres

1918 – 1919    – Një ndër drejtuesit kryesorë të revistës “Kopështi Letrar”

1924               – Nga qershori deri në dhjetor : Kryetar i Bashkisë së Elbasanit

1924 – 1942  – Tërhiqet nga jeta politike dhe i përkushtohet tërësisht gjurmimit të dokumenteve historike, etnografike, folklorike dhe botimeve me vlera albanologjike.

1942 – 1943  – Është drejtuesi kryesor i “Ballit Kombëtar” në Elbasan.

1943             – 1 shtator, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë

– 1 tetor, deputet i Elbasanit

– Kryetar i Kuvendit Kombëtar

– Përjashtohet nga Balli Kombëtar për shkak të veprimatrive të mësipërme.

1943 – 1944 – Anëtar i Këshillit të Naltë.

1944             – Nuk pranon të largohet nga Shqipëria.

1945             – Arrestohet nga forcat komuniste.

1946             – Dënohet me vdekje së bashku me Atë Anton Harapin dhe Maliq Bushatin.

1946             – Pushkatohet në Tiranë në datë 20 shkurt.