Aqif Pashë Elbasani

Aqif Pashë Elbasani

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21 deri në 31 janar 1920. Ai është një nga Kongreset më të rëndësishme në historinë e Kombit tonë. Delegat dhe i ngarkuar me detyra të tjera të rëndësishme në këtë Kongres ka qenë edhe Aqif Pashë Elbasani. Nga ky kongres doli një kryesi, të cilën e drejtoi Aqif Pasha dhe nënkryetar i saj ishte Sotir Peci. Edhe pse në gjendje jo fort të mirë shëndetësore dhe i ndaluar nga mjekët të lëvizte, Aqif Pasha nuk hoqi dorë nga detyra e tij prej atdhetari. Ja si shprehet ai lidhur me gjendjen e tij: “Dhe duke vdek të jem do të shkoj të baj detyrën teme”.  Në mes të motit të ftohtë ai i hipi kalit dhe shkoi në Lushnje. Kjo gjë u përshëndet edhe nga shtypi i kohës, që nuk i kurseu lëvdatat për Aqif Pashë Elbasanin.

Në pozitën e kryetarit të Këshillit të Lartë të këtij Kongresi Aqif Pasha deklaronte: “Asnjëherë në historinë e kombit shqiptar, populli nuk ka qenë i bashkuar si është sot me një dëshirë të patundur që të ketë qeverinë e vet për vendin e vet, pas formulës Shqipëria për shqiptarët”.

Vula e Kongresit të Lushnjes

Vula e Kongresit të Lushnjes