Kongresi i Elbasanit u mbajt nga data 2 deri më 9 shtator 1909. Në të morën pjesë 35 delegate, 6 nga të cilët ishin përfaqësuesit e Elbasanit. Bisedimet zgjatën deri në datën 9 shtator. Elbasani u caktua si vendi ku u mbajt kongresi për shkak të faktorëve politikë, kombëtarë dhe arsimorë e kulturorë. U morën vendime me rëndësi të madhe kombëtare si:

  1. Hapja e një shkolle Normale në Elbasan për të përgatitur mësuesit e rinj. Për hapjen e saj do të kontribuonin të gjithë shoqëritë e grupet, brenda dhe jashtë vendit.
  2. Të krijohet një arkë e përbashkët , e cila do të ndihmojë shtypjen e librave. Për këtë qëllim u krijua shoqëria “Përparimi” në Korçë. Ajo do të kërkonte ndihma nga qeveria dhe mësonjëtoret e tjera. Gjithashtu do të përpiqej që të hapte edhe shkolla të tjera, madje edhe atje ku shqiptarët ishin shumë të varfër e pa mundësi. U zgjodh po ashtu një komision prej 8 vetësh si përfaqësi e

” Përparimit”

  1. Futja e gjuhës shqipe në shkollat e huaja që ishin në Shqipëri.
  2. Bashkimi i të gjithë klubeve e shoqërive shqiptare, të cilat do të kishin edhe një grup qendror, i cili fillimisht për 2 vite u zgjodh ai i Manastirit.
  3. Përdorimi i dialektit elbasanas si dialekt kryesor që kuptohet në çdo anë të vendit.
  4. U caktua po ashtu që pas tre viteve do të bëhet sërish një Kongres tjetër në Elbasan, më 20 gusht 1912.

Kongresi i Elbasanit ka një rëndësi të madhe historike sepse hapi rrugën e shkollimit laik në trevat shqiptare dhe bëri organizimin e shkollave, duke bërë të mundur edhe sigurimin e fondeve për mbajtjen e tyre. Ky Kongres hodhi bazat e arsimit mbarëkombëtar shqiptar.

Viti 1909 - Pjesmarrës në Kongresin e Elbasanit

Viti 1909 – Pjesmarrës në Kongresin e Elbasanit