Nga vakti jemi hollë

Kopertina e librit "Këngë të vjetra popullore nga Isuf Myzyri dhe Shqipëria e mesme"

Kopertina e librit “Këngë të vjetra popullore nga Isuf Myzyri dhe Shqipëria e mesme”

Nga mosha pleqni

Kemi met edhe pa shkollë,

Na fal kusuret Naltmadhni

Kjo është përgjigja me vargje që Isuf Myzyri i tha mbretit Zog, kur ai i kërkoi të bënte një këngë për të.

Me këto vargje nis edhe libri “Këngë të vjetra popullore nga Isuf Myzyri dhe Shqipëria e Mesme” shkruar nga Demir Bebeti e Gëzim Selita.

“Këngë të vjetra popullore nga Isuf Myzyri dhe Shqipëria e Mesme” është një përmbledhje e 209 këngëve të vjetra nga Elbasani e Shqipëria e Mesme. Këngët e mbledhura në këtë libër, trajtojnë tematika si: dashuria për natyrën e qytetin, për atdhedashurinë, fenë, punën, besën etj. Këto janë këngë që këndohen në të gjitha viset shqiptare dhe në këtë botim vijnë si një buqetë për të gjithë popullin elbasanas e më gjërë. Këngët janë të trashëguara brez pas brezi, disa prej tyre kanë edhe deformime, por autorët janë munduar të sjellin versionin më afër origjinales.