Me dyzinë po vjen vera,

Çel, moj gonxhe trëndafili,

Si gjemia kur hap vela,

Lule m’lule k’ndon bilbili.

 

Lule m’lule k’ndon e thotë:

Se ç’po hek kjo zemra ime!

Çelni, lule, si çdo mot,

Për bukuri e gëzime.

 

Çelni e dilni si përhera

Çelni, moj gonxhe trëndafili,

Me dyzen po vjen vera,

Me dyzen po k’ndon bilbili