Këngët e Mëngjesit

Baba i dhanrrit mos rri pishman,

O nuse jo

Paske nusen kapitan

Ngrihe herët, dole vonë,

T’zuni dilli me kran n’dorë.

 

T’ngrihesh herët në mënjes,

Të lashë e të pshish korrozest

T’i bish malit mespërmes,

T’m’i bishë ujë për abdes.

T’ia bish babës në mënjes.

 

T’ngrihesh herët sabahile,

T’i thush nanës , si u gdhine.

Ta bajsh gojën si gjilpanë,

O nuse-jo,

T’thërreç bab’ e  t’thërreç nanë,

T’ma bajsh gojën si çekreze,

T’thërraç daje t’thërraç teze.

 

Më kan nodh muret e gjana,

Nuse-jo…

Zani jot mos t’dalë ke lama,

Më kanë ndodh muret e prishme,

Zani jot mos t’daj tej çike,

Më kan ndodh muret e ngushta,

Zani jot mos t’dal’ ke fusha.

 

Ndrikull, ndrikull, moj flokëkuqe,

Paske psu nusen me huqe,

Me huqe e me gjumë shumë,

Po te burri ka shumë punë

 

Ka babai qysh në mëngjes,

O nuse-jo

Hyn e del e fol e qesh,

Po pret ndonji peshqesh,

No nj’ peshqesh no nj’ dari.

Besa, babë, ty t’kam harru

Veç… i kam pru