Jovan Dimitresku ka lindur në Elbasan, në vitin 1883.

Mësimet e para i kreu në vendlindje. Studimet e larta i përfundoi në qytetin e Stambollit në Turqi.

Pas studimeve të larta, ai filloi punë në qytetin e tij, në Elbasan, si ndihmës e mësues i gjuhës frënge në shkollën Normale.

Zotëronte disa gjuhë të huaja si: frengjisht, turqisht, rumanisht , italisht etj. Falë përvetësimit të gjuhëve të huaja, ai punoi si përkthyes e sekretar i amzës, në prefekturën e Elbasanit, por edhe në pallatin e mbretit Zog i parë.

Për disa vite mbajti postin e drejtorit të shkollës qendrore të Elbasanit.

Para se të largohej nga Stambolli, në përfundim të studimeve, Jovan Dimitresku mori nga aty dy topa futbolli, një pompë për fryrjen e tyre si dhe ngjitëse për komardaret e topave.

Ai po ashtu ngriti edhe skuadrën e parë të futbollit në Elbasan, në vitin 1913, atëherë kur solli edhe topat. Kjo bëri që futbolli të përhapej shumë tek të rinjtë elbasanas të asaj kohe, derisa u kthye në sportin më të dashur për ta.

Jovan Dimitresku do të njihet gjithmonë jo vetëm si mësues dhe përkthyes, por edhe si njeriu që solli topat e parë në Elbasan dhe trajneri i parë i futbollit në këtë qytet.

Stamboll-1910, Jovan Dimitresku me vëllain.

Stamboll-1910, Jovan Dimitresku me vëllain e tij.