Jani Kristo Todri, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan(1936), në këpucarinë Avenir të asaj kohe. Nga e djathta në të majtë – Stefan Shuteriqi, Jani Todri me përparëse, Qemal Shkalla, —.

Elbasan(1936), në këpucarinë Avenir të asaj kohe. Nga e djathta në të majtë – Stefan Shuteriqi, Jani Todri me përparëse, Qemal Shkalla, —.
Kjo foto i përket fondit familjar. Jani Todri gjendet në mes të saj. Me shkrimin e tij prapa fotos shkruhet.”Foto e dalë në këpucëtoren Avenir Elbasan 1936″.

Pak historik :
Jani Kristo Todri (1906-1942) është dëshmori i parë i Luftës së Dytë Botërore për Qarkun e Elbasanit .
Ai ishte i biri i Efrosina (Thahari) dhe Kristo Todhri. Familja Todhri e ka prejardhjen nga fshati Shijon. E ëma e Janit Efrosina ishte një nga dy vajzat e fundit të familjes Thahari dhe me vdekjen e saj dhe te së motrës Andonës e cila kishte për bashkëshort Koc Pinën, të vëllain e Tush Pinës, mbiemri i Thaharëve u shua.
Nga aspekti shoqëror të dyja familjet i përkasin familjeve qytetare me nivel jo të lartë pasuror. Jani ishte fëmija i tretë i çiftit. Djali i parë ishte Spiro, djali i dytë Vasili dhe Jani. Duke qenë i integruar në grupin komunist të Shkodrës nga Qemal Stafa dhe i dënuar në gjyqin kundër komunistëve, ai u caktua në çeten e Pezës dhe më pas si agjitator në zonën e Shpatit. U vra në shtëpinë e priftit të Shtërmenit më 14 nëntor 1942 .