Në këtë foto të vitit 1920 është Jakup Sabri Metra, vëllai i ish prefektit të Elbasanit në kohën e Mbretërisë, Sadik Metra.

Në foto: Sadik Metra

Sipas shënimeve të bëra vetë me dorën e tij nga i vëllai, shkruhet se “Ka qenë shumë kohë një nëpunës i nderuar i qeverisë Osmane. Ai është përpjekur shumë për Shqipërinë. Më 1890 me patriotin Petro Nini Luarasi dhe më 1894 me atdhetarin Naim Frashëri ka pasur lidhje të shumta. Ky zotëri, në kohën e luftës  së përgjithshme në krahinat e Pogradecit dhe Bilishtit është gjendur si komandat i ushtrisë shqiptare bashkë me ushtarë francezë. Pastaj për një kohë në vitet 1919 – 1920 është gjendur në Selanik si kryeministër i Shqipërisë, qeveri e formuar në ekzil”