•  Në opinionin publik elbasanas njiheni si një nga përfaqësuesit dinjitozë sportit të ngritjes së peshave. Çfarë kujtoni për aktivitetin tuaj si sportist dhe trajner? 

Ndoshta duket çudi por unë nuk e kisha menduar të merresha me peshëngritje.Një ditë kur isha në moshën 20 vjeç, pasi isha marrë me shumë sporte të tjera, me atletikë, hedhje shtize, hedhje gjyle, mundje etj, u gjenda në fushën e vjetër të sportit ku bënte stërvitje edhe ekipi i peshëngritjes në atë kohë. Atëhere trajnerë në Elbasan ishin Dhimitër Nani bashkë me Shyqyri Berishën, Fahri Berishën, Enver Dumretin. Mora të ngre peshat që po më dukeshin të lehta dhe i ngrita nja dy tre here. Trajnerët më ofruan vend në ekip. Edhe unë i them: po mirë po vij. Unë isha me mundjen, me atletikën, isha me akrobacinë, megjithatë vendosa të vazhdoja peshëngritjen. Në vitin 1962 për herë të parë Elbasanin, në Gjirokastër në dhjetor me peshën gjysëm të mesme 75-82 kg dhe atje për çudinë më të madhe unë dola në vend të tretë në Shqipëri. S’kisha vajtur akoma ushtar po midis atyre kollosëve që ishin atje, Enver Kryjani, Islam Balia, Bajram Kurti, e kompani qe ishin shumë të fuqishëm unë zura vendin e parë në stilin e forcës. dhe në tre garësh zura vend të tretë. Gjatë kampionatit Ali Kastrati ish trajner i Partizanit me afrohet dhe më thote :

  • “Si e ke emrin ?”
  • “Vehap Xhindolli”
  • “Nga je?”
  • “Nga Elbasani”
  • “S’ke ikur ushtar?” më tha.
  • “Jo”.
  • “Kur të ikësh ushtar më lajmëro mua në këtë adresë”.

Më dha numrin e telefonit. Në gusht të ‘63 kur ika ushtar, e thërres në telefon, më thotë  “ Më jep numrin e repartit ”. Në nëntor të ‘63 më tërheq në ekipin e Partizanit, me perspektivë që diçka do të bëhesha unë, sipas atij gjithmonë. Dhe tamam ashtu ndodhi. Në dhjetor të ’63, në kampionatin kombëtar në Shkodër zura vend të dytë, pas disa sportistëve të shkëlqyeshëm që ishin atëhere. Unë sa kisha dy tre muaj që kisha vajtur në ekip të Partizanit, zura vend të dytë. Më pas fillova të punoj pranë Shkollës së Bashkuar. Aty ishin grumbulluar sportistë të sporteve të rënda: mundje, boks, ngritje peshash. Edhe atje unë, si të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të arrihen gjërat lehtë, duhet “qui ne risque rien n’a rien” (kush nuk sakrifikon shumë, nuk fiton), sakrifikova të dalurën jashtë, se isha ushtarak, qetha kokën dhe atje punova ditë natë për gati tre-katër herë në ditë. Arrita për tre-katër muaj, që në kampionatin e Vlorës në ’64 të zë vendin e parë dhe të thyej katër rekorde kombëtare. Në Vlorë e mbajtës për një kohë të gjatë fotografinë time gjatë thyerjes së rekordeve. Sukseset ndoqën njëra tjetrën dhe pas ’64 unë theva shumë rekorde. Gati 30 rekorde atë vit 35 rekorde në ’65 prapë. Në ’65 unë fillova punë si nëndrejtor i pallatit të sportit “Asllan Rusi” sot, ka qënë Sport Klub Partizani. Atje unë u përqendrova dhe pata rezultate të mira. Titullin kampion absolut e mbajta gati 10 vjet deri ne ’73.

1964, Vehap Xhindolli

  • Në tre garësh apo …?

Në tre garësh dhe pata rezultate të mira. Pastaj siç dihet dhe është marrë vesh, nga lufta e klasave më hoqën nga klubi i Partizanit, më prunë në Elbasan, ku vazhdova në fillim si sportist pastaj si trajner. Këtu pata disa nxënës shumë të mire

  • Dhe zunë vendin e dytë në kampionatin e parë

Ishin më të vërtetë të përgatitur. Një klasë peshëngritësash me dinjitet. Konkuronin dhe arritën rezultate shumë shumë të mira. Dhe disa nga djemtë tanë, në katër pesë vjet vajtën te grupi i Partizanit duke filluar me Agim Mushin, Ymer Ferhati, Llambi Verushi dhe shumë të tjerë që arritën të qëndrojnë atje dhe kapën rezultate të larta. Pastaj këtu në Elbasan, u grumbullova nja dy tre herë për të ikur jashtë, por si gjithmonë lufta e klasave s’më la të ikja në Gjermani, Rumani dhe sa isha në grup të Partizanit u grumbullova në ’65 por për fat të keq prapë nuk shkova megjithëse isha me titull kampion absolut. Pastaj mori tatëpjetën si sportist. Megjithatë unë e lashë në një kohë që isha kampion dhe nuk e vazhdova. Pastaj vazhdova si trajner dhe pregatita shumë elementë të rinj me perspektivë. Shumë nga këta sportistë u bënë dhe trajnerë të zotë e sportistë të zotë duke përfshire këtu Agim Mushin, Ilir Çelën, Enver Lamen, Llambi Verushin, Skënder Shëngjinin, Frederik Kollën, e shumë e shumë të tjerë që arritën rezultate shumë të mira. Ne bëmë të pamundurën aq sa na u lejua koha dhe hapësira të japin aftësitë tona dhe ti transmetojmë këto edhe te brezat e ardhshëm. Bile unë për herë të parë në ’75 isha në një kurs 6-mujor në Tiranë pranë Institutit të Fiskulturës “Vojo Kushi” dhe atje mbarova me të gjitha notat dhjeta.

  • Tju t bëj një pyetje Vehap? Për çfarë jeni krenar? Unë mendoj si sportist dhe si nxënës i juaji, se fryma që futët ju në ngritjen e peshave në Elbasan dhe në rrethin e Elbasanit pati nje ndikim shumë të madh. Është e vërtetë?

Po është mëse e vërtetë sepse kur isha në kurs në Tiranë, për gjashtë muaj në ’75, në janar të ’75 deri në qershor të ’75, dola i pari siç thashë më përpara. Përveç kësaj bëja dhe studime të veçanta përsa i përket stilit, stileve në veçanti të peshëngritjes nga literature ruse.

  • Përmendët literaturën ruse, ç’mendim keni për të?

Për atëherë dhe për kohët sot literatura ruse është më e mira për peshëngritjen, duke përfshirë këtu edhe bullgarët, që njëlloj janë. Patëm rezultate shumë të mira, bile, edhe nëpër muret e kishës e të xhamisë që bënin ne trajnim, unë kisha vënë, kisha zmadhuar ato diagramet e levizjeve të peshëngritjes, gjithë stilet e veçantë ku, sportistët merrnin njohuri të plota ; ç’është teknika e peshëngritjes?, ç’është intesiteti?, ç’është ngarkesa?, ç’është qendra e gravitetit?, si si lëviz qendra e gravitetit me lëvizjen e peshës,?, lëvizja e përbashkët e qendrës së gravitetit, të shtangës dhe sportistit etj. Arritën sportistët të kualifikoheshin. Bile një nga këto Ilir Çela arriti deri në kampion bote, Po kështu Shabani, Haxhihyseni e shumë shumë të tjerë, sportistë këto elitarë, që janë idhuj sot në Elbasan,. Megjithatë unë jam krenar vetëm për një gjë. Kam dhënë sa kam pasur mundësi dhe nuk kam kursyer asgjë për Elbasanin. Dhe Elbasani shumë bukur ma shpërbleu këtë pa ditur gjë fare kur më dha titullin “Qytetar Nderi”, se nuk kisha bërë as kërkëse për titull “Qytetar Nderi”, domethënë ma shpërbleu. Nuk e di gjatë kohës që unë punoja, unë shikohesha më syrin e mirë të të gjithë inteligjencës edhe të gjithë sportdashësit elbasanas, e të gjithë …

Elbasan, Ekipi i ngritjes së peshave

  • Pra ju hoq ajo njolla …

Jo unë njollë nuk kisha, por e vunë njollën. Ajo që ishte njollë me bojë ajo u la shumë shpejt.

  • Vehap, një nga gjerat më të veçanta që ju keni pasur në aktivitetin tuaj si sportist, ka qënë ngritja e cirkut në Elbasan. Jeni i pari në këtë punë dhe çfarë kujtoni?

Kjo është diçka interesante. Kur isha i vogël, në moshën 10 -13 vjeç shikonim Telat Agollin që vinte këtu dhe mbante 10 – 15 vetë në shpinë dhe bënte gjithë ato ushtrime. Dhe mua më lindi idea: mjafton të kem forcën, dhe unë mund ti bëj këto ushtrime. Dhe ia arrita falë peshëngritjes. Fillova me fëmijë të moshës 6-7 vjeç, Enerjeta Zaimin, Fitnet Ziun, Asllan Ramën, Agim Mushin, Kujtim Lisin, Frederik Kollën, Qazim Mushin, më vonë edhe me Fatmira Musabellin, Xhuljeta Idrizin, Flora Dyrmishin e shumë e shumë të tjerë, dhe arritëm pastaj që të bëjmë ushtrime shumë të vështira duke ecur edhe në tel me kokë. Për shembull mund tu them një detaj , Agim Mushit ju bë koka vizë nga të ecurit me kokë në tel; rrinte pa u mbajtur e pa u lidhur. Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm për atë kohë, sepse nuk kishim as masa mbrojtëse. Kishte pastaj ushtrime të vështira me hedhje, lëkundjet në litar. Atëherë pati dalë La Mar që bënte cirkun, dhe gocat tona arritën në thembra të zbrisnin deri poshtë gjatë lëkundjes. Arritën pra të realizonin ushtrime shumë shumë të vështira. Pastaj kokë më kokë në ulje, ushtrime mjaft të vështira dhe pa lidhje sigurie. Bile një here, kur erdhi Telat Agolli dhe na pa më tha: – Vehap po ti do hysh në burg. – Po pse? – e pyeta. Po ti do vdesësh ndonjë njeri. S’kam frikë – i thashë – ndjek gjithë rregullat e sigurisë. Dhe kështu ndodhi me gjithë mend. Sa isha unë s’ndodhi asgjë. Pse? Se unë ushtrimet i provoja disa herë derisa të bindesha që mund të bëheshin pa masa mbrojtëse.

1972, Elbasan. Vehap Xhindolli me femijët e Cirkut të Elbasanit. Piramida.

1972, Elbasan. Vehap Xhindolli me femijët e Cirkut të Elbasanit.

  • Kur e nisët cirkun?

Unë e nisa në vitin 1967 dhe vazhdova deri në 1977. Pastaj pata një goditje nga lufta e klasave dhe më çuan të punoj si shitës. Kështu që ndërpreva cirkun edhe peshëngritjen.

  • Çfarë vlerësimi patët për cirkun në arenën kombëtare?

Zumë vendin e parë në Shqipëri me cirkun e Shqipërisë në Berat, dhe ka ngelur si nder të madh. Duke përfshirë këtu dhe Tiranën që ishte me cirkun. Ne me ushtrimët akrobatike zumë vendin e parë. Mendimi im është që nuk ka ushtrime të vështira por ka punë të vështira. Punët e vështira janë me rrugë të mundimshme. Rruga më e vështirë është më e mirë. Sa më shumë të mundohesh aq më shumë e arrin. Unë e kam pasur parim këtë gjithmonë. Kam pasur edhe Vehapin. Në çdo hap thërrisja Vehapin “O Vehap si do ia bëjmë?” Kur piqeshim të dy unë e Vehapi bënim çdo gjë.

  • Vehap, Telat Agolli që ishte një personalitet i cirkut, çfarë marrëdhëniesh keni pasur me të?

Kisha marrëdhënie shumë të mira derisa ai u largua nga kjo botë. Unë e kujtoj atë si njeri babaxhan.

  • Vehap, një nga pasionet tuaja është të shkruani dhe të studioni gjuhë të huaja. Sa gjuhë të huaja dini?

Komunikoj në tre katër gjuhë të huaja. Në frëngjisht me të cilën kam kohë që jam marrë, gjermanisht dhe anglisht. Dhe rusisht kuptoj dhe flas, greqisht flas e kuptoj, italisht po kuptoj dhe flas. Një fjalë e urtë anglisht thotë , “Where there is will, there is way” (ku ka vullnet ka dhe rrugëzgjidhje). Unë kam vullnetin prandaj e zgjodha këtë rrugë. Pra në këtë drejtim, duhet ti kërkosh vetes. Se kam parasysh gjithë sportistët e rinj. Të gjithë fillimisht kërkojnë. Thonë “Më jep këtu më jep aty, dua të ha, dua të pi.” Në fillim është puna pasioni, pastaj janë gjithë të tjerat. Duhet të japësh thoshte Rexhep Rama. Ka qënë specialist I kohës tonë në federate dhe ai thoshte “Vetëm këtu kërkojnë, para se të japin”. Duhet të japësh pastaj të kërkosh. Këta kërkojnë pa dhënë.

  • Pastaj këtë passion të mësimit të gjuhëve të huaja ju e kthyet edhe në botim librash.

Unë fillimisht fillova me frëngjishten, fjalë të urta franceze, pastaj oroskopi francez dhe pastaj bëra fjalorin e madh francez me fjalë të urta gati 3600 fjalë të urta, ku sponsorizoi edhe ambasada franceze për botimin e 1000 kopjeve. Dhe pastaj duke menduar që nuk ka moshë për të mësuar (thonë anglezët “It is never late to learn” – nuk ështe kurrë vonë të mësosh) edhe pse në moshën 70 vjec vendosa ti hyj e të mësoj sado pak. U bashkova me Vehapin dhe ai më tha fillojmë tha. Ai më ndihmonte, mua më zinte gjumi ai më zgjonte; e zinte gjumi atë e zgjoja unë. Arrita të mësoj anglisht bile për të mbajtur mend është kjo sepse nuk ishte qëllimi im që të tregoja sesa dija unë, sesa mësoja unë. Jo. Unë kam patur qëllimin e lënies së mesazhit për të rinjtë sot që nuk e kapin fare librin me dorë po merren me celularë. Dhe unë doja ti thoja atyre që … anglisht është shumë e bukur dhe unë e kam lënë në fund të librit – “Learn even if you don’t have time, take it out of your sleep because it is the thief of our life” – mëso dhe po nuk pate kohë rrëmbeja gjumit, si hajdut i pamëshirshëm i jetës sonë. Anglisht Këtë e kam shkruar. Kjo është që më intereson mua, ky mesazh që jep i gjithë libri.

  • Ke shkruar në gjuhë të tjera përveçse në frëngjisht dhe anglisht? Ke bërë ndonjë roman apo libër me tregime?

Jo, unë kam përkthyer. Kam bërë shumë përkthime. “Fabulat e La Fonten-it” i kam prurë në shqip dhe janë mjaft interesante përshembull ajo e mizës dheut dhe gjinkallës.

  • Duke parë gjith këto aktivitete tuaja, ngritje peshash, cirk, mësimin e gjuhëve të huaja dhe me shkrimin e fjaleve te urta. Si ka qenë Veapi në jetën e përditshme, çfarë ka mbaruar si shkollë?

Shkollën e mesme, teknike e mbarova shkëlqyeshëm. Te lartën nuk më lanë ta vazhdoja. Kam dhënë një intervistë në maturë që cfarë do që të bësh pas shkollës së mesme. Degën inxhineri mekanike kisha dëshirë, por per fat të këq nuk arrita dot se nuk me çuan. Kam qen nxënës i mirë, kam pas egon për të dal i pari. Dhe në mundje kam dalë i pari, dhe në boks kam dale i pari plus dhe ngritje peshash. Nuk jam pishman per këtë pune se jam bashku gjithmon me Vehapin.

  • Faleminderit