H- Cilat kanë qenë fillimet tuaja në futboll?

S – Si lojtar më çunë në Gjirokastër, nga Gjirokastra më mori Partizani meqënëse isha ushtar, me grupin e vet në Tiranë. Aty ndenja nja një muaj nga Nëntori i 1949, pastaj u krijua Dinamo. Dinamo si panë ata që luanin me njëri tjetrin, kur morën lojtarë që grumbulluan ekipin për të krijuar klubin Dinamo më morën edhe mua. Aty zura vend si futbollist. Pastaj luajta 4-5 vjet me Dinamon, prej aty filluan këto lëvizjet e mëdha meqënëse isha dhe me shkollë të mesme, më çuan më specializuan në Hungari. Në Hungari unë shkova në shtator – tetor të 1954 pasi kisha luajtur pesë vjet me Dinamon, fituar katër kampionate, pesë Kupa Republike si lojtar.

Në foto: Sabri Peqini

Në foto: Sabri Peqini

H – Çfarë pozicioni kishe si lojtar?

S – Unë kam luajtur zakonisht … atëherë luhej më pesë sulmues kam luajtur “mez alla” i majtë, gjysmësulmues i majtë me numrin 10 kryesisht. Kam bërë lëvizje ndonjëherë po atë kam pasur bazë.

H- Na thoni diçka më tepër mbi eksperiecën tuaj në Hungari.

Kështu që shkova në Hungari. Atje jam njohur me lojtarë të mëdhenj se në atë kohë Hungaria i jepte mend të gjithë botës në futboll. Madje në ’50, se fjala nxjerr fjalën kur  thonë, në ’50 kur kemi shkuar për të bërë turne në Rumani, Hungari dhe Çekosllovaki …. këtu patëm ca avari që nuk dua të zgjatem, shkuam atje dhe ndeshjen e parë që bëmë në Hungari, kemi dalë në rezultatin dymbëdhjetë me zero. Kjo është si të thuash disfata më e madhe e aktivitetit tonë po unë nuk mund ta shpjegoj këtu se për çfarë …

H – Po për specializim në Hungari për trajnim si trajner?

S –Më çuan për studime në Hungari. U njoha me ???? në atë kohë. ???? në institutin e fiskulturës kishim një pedagog të madh që e njihte e gjithë bota, një trajner i madh ???. Ai ishte pedagogu jonë. Bënim paradite teorinë me Isuf Pelingun që ka qenë dhe ai bashkë me mua, e pasdite shkonim për të bërë stërvitje. Kryesisht shkonim të bënim stërvitje me ekipin e ushtrisë sepse aty ishin 6-7 lojtarë të kombëtares Vuçka, Koçiçi e ca të tjerë me famë botërore që ishin atje. Pasi mbarova aty. Filloi dhe kundër-revolucioni që më kapi mua atje në ’56. I kam jetuar, i kam parë, nuk po merrem me ato punë tani, për të treguar çfarë avarish e çfarë mizorish më kanë parë sytë në atë kohë. I ra hije e zezë Hungarisë, që Hungaria mbahet si Parisi i vogël si qytet i bukur. Atëherë i ra një hije e zezë. Vriteshin njerëzit rrugës, kam pa avari aq të mëdhaja sa kur kam ardhur këtu pas gjashtë muajsh kam filluar të fle se më dilnin ëndrra natën e skenat që kisha parë me vrasje në Hungari. Prapësina të tmerrshme.

H- Sa kohë mbete në Hungari?

S- Gati 3 vjet. Edhe kur u ktheva ishteManush Myftiu mbulonte arsimin. Më thërret në zyrë, më njihte si futbollist, “Sabri” hapi sirtarët “shihi telegramet” më tha. “Nga Elbasani. Kanë marrë vesh që ke shkuar e ke mbaruar. Ti je me origjinë atje, ke qenë dhe në shkollë normale. I kam dhënë fjalën që kur të vish për ti ndihmuar, se janë në kategori të dytë.” Çfarë ti thoja unë. “Dy vjet, tre. Nuk të le më shumë do të sjell prap te Dinamo.”. Unë isha në Elbasan te sekretari i parë, ka qenë Josif Hogaçi nga Fieri sekretar i parë, kryetar i komitetit kishin bërë bujë në Elbasan. “Na ka ardhur filani” tifozat. Nejse fillova punën. Shkova te sekretari i parë. Kur pashë skuadrën unë, shkova tre ditë para se të fillonte kategoria e dytë, grup B ishte Elbasani në kategori të dytë në ’57. Në 7 mars kam shkuar, në 10 mars fillonte kampionati kategori të dytë grupi. Tre ditë para. Kur i pashë lojtarët, ku i pashë në stërvitje dy tre herë. Unë dija atë futbollin që kisha parë gjerman e anglez e hungarez. Me thënë të drejtën kur i shihja këta ca arsimtarë që vinin në qytet nëpërmjet futbollit. Bënin stërvitje një orë, gjuanin një top e iknin. Shkova dhe i thashë sekretarit të parë: “Shiko, më këto s’kam ç’bëj” “Bëj çfarë të duash” më tha “ karta. Do ta mbyll me këto se s’kam çtë bëj e dola për të pa nëpër fusha ku luanin këta të rinjtë. I shihja nga konstrukti pastaj se kam pasur piksynimin nga ana e konstruktit i doja njëçik. I pyetja: – Ku je ti? Jam në gjimnaz. Çfarë të quajnë? Po ti? Filan ndërrmarrje. Mora nja 15-16 emra. Sa mbaroi ai i futa një fshesë.

Në foto: Sabri Peqini - futbollist

Në foto: Sabri Peqini – futbollist

H- Mban mend se kush janë këto emra që more?

S- Kam kaluar dy breza në Elbasan. Në fillim kam gjetur një skuadër  me disa lojtarë Cen Beqirin mbrojtës i djathtë – 1.55, Selman Kopili edhe ai 1.50 mbrojtës i majtë, Xhet Kopili, i vëllai që luante në mesfushë, Bert Xhajanka që luante si mesfushor, Riza Luniku. Disa tipa të tillë nga 50 -55 kilogram të gjithë. Unë çfarë të shoh këtu, më ishtë mësuar syri me parë lojtarë të mëdhenj. I futa fshesën me një fjalë kur mbaroi kampionati dhe mblodha këtë grupin tjetër. Vetë isha i ri, isha 27-28 vjeç, isha qendërsulmues me Dinamon nga kryesorët e Dinamos. Mirëpo me shkollë të mesme… nejse fillova punën në Elbasan, luajta edhe unë vetë, edhe trajner edhe lojtar, nja 1-2 vjet, pastaj u ndalua. Nuk lejohet më edhe kështu edhe ashtu, dhe u bëra trajner dhe vazhdova punën. Vitin e dytë i nxorra në kategori të parë. Ia fillova me ato skemat që kisha mësuar në Hungari. Dolën ne atje filloi jehona në Elbasan. Madje kur ka ardhur Partizani në ’59 për të luajtur në Elbasan, u futëm në kategori të parë, dolëm në finale me Beratin dy grupet. Fituam ne 2 me 1 në Qemal Stafa dhe kur ka ardhur Partizani për të luajtur këtu, kanë marrë në telefon, se nuk kishte atëherë televizor, te posta “Si dolën” , merrnin, pyesnin tifozët. “Kanë dalë 0-0”, nuk besonin në Tiranë, Partizani 0-0 në Elbasan. Si ka mundësi? Gënjejnë këta të postës. Nejse kur vijnë këtu , kur e panë ekipin filluan të habiten. Madje unë kur dola në kategori të parë, kisha shokë se kisha shkuar mirë me Partizanin, edhe me Tiranën. Edhe pse skuadra kundërshtare, shkoja mirë se isha si natyrë. Morëm pjesë në kategorinë e parë vitin e parë, tetë skuadra dolëm në vend të gjashtë. Doli Korça. Tani në Korçë, tani Kryetari i fiskulturës dhe nënkryetari ishin nga Korça, edhe thanë si ta lemë Korçën të dalë. Ta bëjmë me 10. E bënë me 10. Vitin tjetër doli Shkodra. Djepi i futbollit si ta lemë të ikë. Ne sa e stabilizuam. Vazhduam kështu. Më transferoi Manushi pas 3 vjetësh. Sa e mori vesh alarm i gjithë populli. Futbolli ishte ushqimi kryesor. U bë alarm e më thanë o ti trajner te dashka populli, le të rrijë. U bënë 6  vjet prapë më transferoi, prapë ma prishi populli. U bënë 9 vjet , nuk më linin të ikja. 9 vjet më thanë do të lëmë më në fund. Më në fund u dorëzova. Kam shkuar mirë me lojtarët, në stërvitje i merrja shpirtin.

H- Në çfarë viti u transferove.?

S- Ne ’67. Shkova në Tiranë, në ministri të arsimit, doja të shkoja në Federatë të futbollit, trajner shteti. Shefi i kuadrit në ministri ishte tifoz i Dinamos, me njihte mua. Pas 11 vjetësh mos kishte shkuar nëna as për të më lanë s’kishin. Më në fund i mblodha lojtarët. Do dorëzoja përfundimisht. Nga fundi i ’67, fillimi i ’68 i mblodha lojtarët, u përqafova me ta. Filluan të qajnë të gjithë lojtarët se kisha një komunikim jashtëzakonisht të mirë. Në stërvitje i merrja shpirtin po ama i mbaja me humor. Grupi që kanë qënë Josif Brrungu, Naun Dibe, Muhamet Halili, Riza Luniku, Tasim Kovaçi, Ferdinand Shkalla, Petraq Jani e të tjerë kanë qenë plot. Nuk i mbaj dot me emra se kanë qënë shumë. E pastaj unë fillova punë me Federatën e futbollit si trajner shteti . Kisha të drejtë për të kontrolluar, për të ndihmuar. Kam pasur një natë që më kërkonin se isha me shkollë, të gjithë rrethet duke filluar nga Tropoja deri në Gjirokastër, Rrëshen, Shijak, Berat, Elbasan, që më kërkonin vazhdimisht nga dy javë, nga një muaj, për të shkuar për ti ndihmuar. E bënin stërvitje të rinjve e të rriturve. Rrini, shihni,  mbani shënime a ku di unë. I kontrollja i shihja kur bënin stërvitje. Nja 10 rrethe mund të kem shkuar jo njëherë po tre katër herë me një rreth. Në Elbasan kam shkuar dy herë, njëherë tre muaj, njëherë dy muaj se ishte në krizë se ra nga kategoria Elbasani. U njofta në të gjithë rrethet e sShqipëriaë. U bëra si ambasador i futbollit në të katër anët e Shqipërisë.

H- Sa për në Elbasan, për të dalë aty, kush është kujtimi më i bukur si futbollist e si trajner?

Kujtimi më i bukur i jetës sime është kur kam shpëtuar Elbasanin në rënie nga kategoria me Korçën. Ka qenë në ’68. Diskutohej për të rënë nga kategoria, se kishte mbaruar kampionati do bëhej ndeshja. Fituam në Berat. Tani mbaroi kampionati, ishim dy ekipe në fund, Elbasan Korçë. Njëra nga këto do dilte e do bëhej takim. Këto dy ekipe, Korça dhe Elbasani, do bënin ndeshje kualifikimi. Kush del nga kategoria e kush mbetet në kategori. Kur kam shkuar në Elbasan që erdhën për të më marrë, ka ardhur Dhimitër Bardhi, që ishte kryetar komiteti i asaj kohe meqënëse ishte në krizë Elbasani. Në fundvitin ’67, fillimi i ’68 shkova atje. Ishin katër ndeshjet e fundit të kapionatit, pa mbaruar kampionati. Si trajner vajta kishin besim se do rregulloj gjendjen po ishin katër ndeshjet e fundit. Ishin me Shkodrën, me Dinamon, me Tiranën me Vlorën. Këta kishin marrë 12 pikë gjatë gjithë kampionatit, të bëje llogaritë. Ku mund të merrje pikë me ekipet ma të mira që kishin pretendim për kampionat e për vendet e para. I thashë do vij për hatër, se nuk kam çfarë të bëj. Janë katër skuadra që kanë pretendime të mëdhaja, për ti bërë qejfin popullit po vij. Shkova në Elbasan. Shfrytëzova një rast, nja dy-tre javë që vinte një ekip rumun shpresa. U ndërpre kampionati. E shfrytëzova bëra një plan special për skuadrën. U mobilizuan njerëzit, ka ardhur filani. U mbush fusha e vjetër plot. Fillova një stërvitje speciale. Tre javë e ca bëra gjithçka ishte e mundur. Ndeshja e parë binte në Shkodër, në Tiranë me Dinamon, dhe në Vlorë. Ishin skuadra që kishin pretendime. U nisëm shkuam në Shkodër. U mbush stadium, po binte pak shi, s’po bënin gola. E kisha përgatit njëçik skuadrën edhe moralisht edhe fizikisht, u mobilizuan me emrin tim. Dhe bërtisnin shkodranët, po çfarë keni more. Ju keni dalë nga kategoria, mos na prishni punë. Po gjatë kësaj kohe që binte shiu e thirrën arbitrin ishte dhe i thanë mbylle ndeshjen se do na marrin pikë e vazhdojmë nesër. E anulloi ndeshjen. Çfarë të bënim. Të nesërmen u luajt ndeshja. Madje nxorrën edhe Lirim Garunjën, e kisha mbrojtës atëherë, me karton të kuq, e nxori arbitri, ngelëm edhe me 10 vetë. Dha një faull në favor tonin, ishte Kujtim Dalipi. Ishte lojtar i mirë, bëri gjuajtjen në shtyllë, topi brenda. Nuk e dha ai arbitri. Ishte gjysëm metri brenda. Me një fjalë mbaroi zero zero. Erdhi Vlora në Elbasan dhe sërish ndeshja doli zero zero. Pastaj do vinim në Tiranë me Dinamon. Tirana kishte gjithë ato lojtarë. Një lojë, që të shihje ti, kush ishte Dinamo atëhere, Dinamo të jepte ujë në bisht të lugës, një lojë e fortë, një gol me kokë ai Lleshi, ka qënë lojtar shumë i mirë, Ferdinand Lleshi.

Do bëhej një ndeshje në Korçë, një ndeshje në Elbasan. Vij unë nga Elbasani për të hedhur shortin. Kishte mbaruar kampionati. Mustafa Çekupa ishte kryetar federate, ka qënë edhe volejbollist i njohur, ka qënë nga Durrësi, po e pate dëgjuar. Ai ishte kryetar federate. Unë në federatë kisha punuar kaq vjet, kisha hedhur shorte. Hedhim shortin ne. Ndeshja e parë bie në Elbasan. Nuk më interesonte se e dyta bëhej në Korçë që vendoste. Mendo ti hoqa Lleshin që ishte i kombëtares, hoqa Çlirim Garunjën që e kisha lojtar me ekipin kombëtar shpresa, kur isha trajner me ekipin shpresa, hoqa këta të dy dhe futa ca të tjerë që nuk i mbaj mend as emrat.  Ndeshja e parë në Elbasan doli 0-0. Korçarët u çuan nga qejfi se kishin ndeshjen e dytë në Korçë, e cila mbaroi 0 me 0. U shtua koha po zero zero. Shkuam te penalltitë siç e kisha parashikuar unë dhe fituam ne.

H – Pas kësaj erdhe në Tiranë.

S- Pas kësaj erdha në Tiranë, më sollën mësues fiskulture se isha në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Më prunë nga Elbasani më sollën mësues. Ndenja tre muaj që bëra përgatitje që bëra stërvitje.

Për kontributin e tij në sportin e futbollit Sabri Peqini është nderuar me Urdhrin "Mjeshtër i Madh"

Për kontributin e tij në sportin e futbollit Sabri Peqini është nderuar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

H – Kur dole në pension?

S- Në pension dola te Petro Nini, në ’86 besoj. Po unë pas ’86 vazhdoja si pensionist, shkoja nga liqeni, bëja stërvitje me kalamajtë duke ndihmuar trajnerët e rinj që ishin, për të dhënë përvojë e eksperiencë. Kam punuar 10 vjet, shkoja dy herë në ditë. E kam pasur edhe një çik konstruktin të formuar ç’është e vërteta. Kam punuar edhe kur kam dalë në pension 10 -12 vjet, kam ndihmuar trajnerët, ekipet.

H – Çfarë kujton nga ekspedita jote në Kinë?

S – Tani me thënë  të drejtën unë kam pasur sakrifica të mëdha, se po të filloj të tregoj. Unë kam filluar të luaj në Shijak që në ’46, kam dalë golshënuesi më i mirë, në grupin tim. Ishte në kategori të parë Shijaku, Grupi B. Kam dalë golshënuesi më i mirë. Aty më doli nami. Ka ardhur nga Tirana Dem Karapici edhe Selman Stërmasi, kishte dalë nami si lojtar, për të biseduar, për të më marrë mua në Sport Klub Tirana. Erdhën, më bënë propozimin, mua më vinte zor të shkoja të luaja me lojtarë të ekipit kombëtar të ballkaniadës. Dy herë nuk pranova. Derisa më morën ushtar. Pastaj më kishte dalë nami, shkova të Partizani, te Dinamo e me rradhë. Përsa i takon lëvizjeve të tjera që kam pasur si lojtar kam luajtur me shumë skuadra, kam luajtur edhe me ekipin kombëtar. Në kohën kur kam filluar të luaja me ekipin kombëtar, isha 27 – 28 vjeç kur më çuan në Hungari, isha në kulmin e formës. Kam bërë disa ndeshje, kam luajtur me bullgarët në ’50, kam luajtur me Republikën Çeke, kemi fituar 2-0. Kam luajtur me Spartakun e Moskës, që ishte kombëtarja e Bashkimit Sovjetik.

H – Çfarë mban mend nga miqtë e tu që janë përgatitur si trajnerë jashtë shtetit? Kë kujton?

S – Në shkollë, atje ku kam qënë, ka qënë Isuf Pelingu tre vjet. Ka qënë lojtar shkodran, ka luajtur me Tiranën dhe me kombëtaren. Ne të dy kemi mbaruar shkollën komplet. Ka pasur kurse të tjerë që kanë shkuar me 3 muaj, 6 muaj  me  Loro Boriçi, Din Zhega kanë shkuar nga 2-3 muaj në Hungari, Bullgari, po jo në shkollë të plotë. Vetëm ne të dy kemi mbaruar shkollën tamam 3-vjeçare.

H – Mësove hungarisht?

S – Hungarishten e mësova. Isha i detyruar ta mësoja. Në fillim nuk dinim, na ndihmonin studentët.

H – Tashmë e mban mend hungarishten?

S- Mbaj mend, se kam akoma korrespondencë me dy familje, me letra. Ato më thërrasin vazhdimisht për të shkuar për vizitë, madje në një shtëpi jam bërë nun. Kam shkuar njëherë në ’59, kur isha trajner në Elbasan

H- Edhe tani në këtë kohë ke lidhje? Vazhdon korespondencën?

S- Korespondencën e vazhdoj unë. Edhe në telefon …Kur isha në Elbasan unë isha kthyer nga Hungaria. Telefoni se kisha dhënë telefonin e fushës. “Profesor shpejt se Hungaria” dhe shkoja flisja. Kam pasur korespondencë.

H – Sa fëmijë ka Sabri Peqini?

S- Unë kam një gocë e një çun.

H- Po trashëgiminë e futbollistit e mori ndonjëri?

S-Jo nuk e mori njeri.

H –  Unë të falenderoj e të uroj jetë e shëndet. Të falenderoj shumë për gatishmërinë me të cilën më dhe këtë intervistë. Shumë faleminderit.

S –  Gjithashtu. Të falenderoj dhe unë shumë, dhe më bahet qejfi që doli dikush që u kujtua për të ardhur e për të më pyetur, e për të njohur se këta brezat e rinj mua më kanë harruar. Brezat e vjetër kanë vdekur. Më kanë thënë shokët “Shko në Elbasan”, I kam thënë “S’kam njeri”. Unë nuk njoh njeri atje. Duhet të kërkoj ndonjërin rreth e rrotull që të më mbajë mend se kush jam unë. Ato tjerët që janë më të rinj ma kanë harruar emrin, kam qënë lojtar, kam qënë trajner as më njohin, asgjë.

 

Sabri Peqini - trajner i Dinamos

Sabri Peqini – trajner i Dinamos