Teqja e Madhe tek Rrapi i Mansit

Shënime nga Hajro Çini

Baba Saliu dhe Baba Aliu kanë qënë vëllezërit e stërgjyshit tim Hysen Ibrahim Dedeit, që ka qënë i ati i Fadiles, gjyshes sime, të shoqes së Salih Çekës. Ndërsa Ibrahimi Dedej ka qënë katragjyshi im. Ata kanë qënë gjyshër tek Teqja e Madhe (tek Rrapi i Mansit përballë Krastës). Kanë qënë përfaqsuesit e Elbasanit në Lidhjen e Prizrenit dhe janë dekoruar më 1978 me rastin e 100 vjetorit. Janë të varrosur tek Turbet tek Rrapi i Mancit. Hyseni ka pasur 5 femijë, Ibrahimin, Xhaferrin, Qazimin, Zejnepin dhe Fadilene (gjyshen time) Ibrahimi ka qënë i ati i Hysen Dedejt, Kujtimit , Sulës dhe Flutrës.

Aqif Pashë Elbasani (Biçakçiu) ka qënë myhib i Baba Saliut. Kur kërkoi të bëhej myhib, Baba Saliu i tha se si Pasha ndoshta nuk do ta pranonte se statusi i myhibit nuk varej nga rrangu social por nga shërbimi dhe kohëgjatësia si myhib, prandaj duhej ta mendonte mirë, se mund të ishte më poshtë se një i varfër që kishte hyrë më parë myhib. Aqif Pasha e pranoi si llogjikë. Atëherë Baba Saliu i kërkoi që ditën që do të pranohej duhej të merrte në dorë një planës të pa larë të një bagëtie të sapo therur dhe të kalonte mes për mes Elbasanit, ku i gjithë populli ta shihte se si i shërbehej Teqes. Era e plansit kundërmonte po Aqif Pasha e bëri. Vetëm atëherë e pranuan. Në Bektashizëm krenaria konsiderohet ves.

Teqja e Madhe (Gjyshata) ka qënë qender e fortë e patriotizmit shqiptar. Edhe Ali Pashe Tepelena është bërë Myhib në atë teqe dhe ka ndërtuar Tyrben e parë atje. Pasi mori bekimin e Xhefai Babait, themeluesit të Teqes dhe Babait të parë te saj, Aliu filloi kryengritjen kundër Portës së Lartë.

 

Regjistri Noterial i zones se Elbasanit 1896-1898

Regjistri Noterial i zones se Elbasanit 1896-1898

Nomero 1024

Vakëfname e ..

Katibi sherijes Ibrahim efendi Abdullah efendi Sylejman efendi, shkoi në zavijen që gjendet në lagjen Kalenderije, ku po qëndron përkohësisht Salih baba efendi haxhi Ibrahim efendi haxhi Ali efendi, banor i lagjes Kalenderije dhe umdetul-arifin i tarikatit bektashi, tyrbedar dhe mesned nishini i dergjahut të Ibrahim Safai baba, banor i qytetit të Elbasanit, kutb i tarikatit bektashi, i cili kërkoi të hartohet kjo vakëfname përpara Aqif beg Mahmud Pertev pasha Dervish begut, nga paria e moçme e qytetit të Elbasanit, që pranon detyrën e myteveliut, duke lënë vakëf pronën që zotëron me tapi dhe gjendet në semtin Krasta të Elbasanit, në vendin e quajtur Mansës, një livadh që kufizohet në perëndim me rrugën Xhinar që shkon drejt Manësit, nga veriu me rrugën e ujit që shkon drejt qytetit të Elbasanit, nga jugu me arën që zotëroj me tapi, dhe një ahur dhe 12 dhoma në katin e poshtëm dhe dy dhoma në katin e sipërm, dhe me një kopësht, një ahur me kat të poshtëm, dhe me tre dhoma në katin sipër, një mysafirhane që i ka gjithë këto  një banesë, si dhe një arë që gjendet në semtin krasta, e njohur me emrin Ara e Madhe që kufizohet nga lindja me rrugë private, me arën që zotëroj me tapi, nga perëndimi me arën e sheh Ali efendi sheh Abdullah Dinçit, me ullishten e Hadixhe Alush aga Mitares, së vesë së haxhi Bilalit, me ullishten e Junus Edhem molla Junusit, nga veriu me vreshtat e Shevqet efendi hxhi Abdylqerim efendi dhe Ymer Çengel dhe Salih Jahja, me udhëne ujit që përmenda më sipër, në jug me rrugën publike, me 50 rrënjë ullinj dhe dhe sinorin e Manësit, vreshtin e njohur si Vreshti Veisit, që kufizohet në lindje me arën që zotëroj, në jug me ullishten e sheh Ali efendi sheh Abdullah efendi Dinöit, në perëndim me rrugën publike,… uzun bu ya   

Sahife 324-325

Hüccet devamı

Sahife 326-327

Vakëfname devamı