Sipas një bisede me Besnik Tollumin, doktor gjinekolog, por edhe nga kujtimet e shumë të tjerëve, mamitë  e para që kanë shërbyer në Elbasan dhe që kanë qenë me shkollë si mami, janë : 1.

  1. Saveda Mishto
  2. Safie Tollumi
  3. Bukurie Muça
  4. Irini Xhajanka
  5. Athina Marku
  6. Liri Gjeçka

 

Ndërsa doktoresha e parë gjinikologe në maternitetin e Elbasanit ka qenë Rea Papajani,

Mamitë e mësipërme kanë studiuar në shkollat italiane gjatë kohës së Luftës II Botërore.

Safie Tollumi ka qenë edhe mami në spitalin gjinikologjik të Tiranës, ku ka punuar edhe me doktorin e mirënjohur gjinikolog Koço Glozheni.

Ekseprienca e marrë në punë e sipër dhe shkollimi në Itali, u dhanë këtyre zonjave një mbështetje të madhe në punë. Ato shkonin kudo ku ishte nevoja e kohës, në fshat e në qytet, ditën e natën pa asnjë lloj dallimi.

Opinioni qytetar elbasanas i mban mend për aftësitë e tyre dhe punën e shkëlqyer që bënin.