IBRAHIM BIÇAKU (1905 - 1977), Arkivi Digjital Elbasan

IBRAHIM BIÇAKU (1905 – 1977)

U lind më 10 shtator 1905 në Elbasan. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm dhe të lartë në Austri, në Akademinë Tregtare, ku u diplomua si agronom.

Pas kthimit në atdhe merret me administrim e pronave dhe bizneseve të familjes. Thuhet se ka sjellë traktorin e parë në Shqipëri.

Karriera politike:

1937 – 1939 deputet

pas vitit 1939 merret me tregëti duke qenë pronar i fabrikës së cigareve “Flora” në Tiranë. Nuk pranoi të bëhej anëtar i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ. (KEFK)

1943 bëhet nënshkrues i deklaratës së 14 shtatorit dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm

1943 – 1944 deputet

1944 kryeministër.

6 dhjetor 1944 arrestohet nga forcat komuniste.

1945 – dënohet nga gjyqi special me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë, që e vuan në pjesën më të madhe të kohës në burgun e Burrelit.

1962 – lirohet nga burgu.

Pas daljes nga burgu e punësojnë si roje varrezash dhe më pas si punëtor në ndërmarrjen komunale.

Vdes në Elbasan më 4 Janar 1977.