Lindi në vitin 1861 në Elbasan. U arsimua në shkollat turke të qytetit.

Hysen Hastopalli

Hysen Hastopalli

Ishte anëtar e më pas kryetar i klubit “Bashkimi” dhe u aktivizua  në luftën për mbrojtjen e alfabetit shqiptar, duke kundërshtuar përdorimin e alfabetit turko – arab.

Ishte pjesë e komisionit që u ngarkua për mbarvajtjen e shkollës Normale.

Ishte pjesë e çetës vullnetare të Byshekut në vitin 1912.

Kreu detyrën e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit  nga maji i vitit 1914 deri në janar të vitit 1916.

Ndiqet dhe burgoset nga forcat regresive rebele.

Vdes në vitin 1923.