Toponimi  i emrit “Cerrik”   

Pamje nga Cerriku

Pamje nga Cerriku

Emri  Cerrik, (sipas nje  rrëfenje më të besueshme,sepse ka disa hipoteza), vjen nga emërtimi i një fushe po  me këtë emër, që ndodhej në një largësi të barabartë midis lumit Shkumbin e Devoll.

Pas vitit 1912, banorët e fushës së Cerrikut, përmenden se kanë  luftuar kundër pushtuesve serbë dhe italianë. Në shenjë hakmarrjeje serbët masakruan shumë fshatra në Allabeg e Xherije.

Fshatarët cerrikas morën pjesë aktive  së bashku me forcat e Elbasanit në Luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë.

Në atë periudhë në Fushën e Cerrikut kishte afërsisht 111 familje.

Ky emër i kësaj fushe natyrshëm u bë emri i Qytetit të Ri që do formohej mbas çlirimit të vendit, pas vitit 1944.

Qyteti i Cerrikut bën pjesë në qarkun e Elbasanit në një distancë prej 15 km larg tij.

Ka një shtrirje gjeografike midis rrjedhës së mesme të lumit Shkumbin dhe Devoll, me mundësi të mëdha komunikimi .

Zhvillimi i Qytetit

Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, në këtë zonë morën formë dy ndërmarrje.

Më 1947 u ndërtua NB (ndërmarrja ushtarake, ku mbilleshin drithëra buke dhe bimë industriale), më vonë u quajt ndërmarrje bujqësore.

Më 3 janar  1946, krijohet   SMT-ja(stacioni i makinave dhe traktorëve) e Cerrikut, një nga SMT-të e para në Shqipëri. Aktiviteti i saj shtrihej jo vetem në Cerrik e Elbasan, por dhe në Pogradec e Korçë.

Në vitin 1951 SMT-ja e Cerrikut kishte 18 traktorë me 2920 ha unitet hamullore me 110 punëtorë. Deri në vitin 1952 ,Cerriku, si qendër administrative nuk përmendet. Më 26 janar 1952 del VKM (Vend.Këshillit te Ministrave) për fillimin e punimeve,  ku do të ndërtohej Rafineria e Naftës në zonën e quajtur ”Kantier” në të cilën u ngritën dhe baraket e para ku do të strehoheshin punëtorët që do të ndërtonin veprën. Punimet filluan në 7 sektorë me 18 objekte.Vemendja u përqëndrua në 7 objekte kryesore si: në AVT, fabrikën e fuçiave, ek “97”, në oxhaqet e repartit të bitumit. Në 4 Nëntor 1952 filloi ndërimi i TEC-it, magazinave qëndrore etj.

Data e fillimit të ndërtimit të qytetit është 20 Nëntor 1952 , kur u vu guri i parë në themelet e pallateve 2 dhe 3,që jane edhe sot.Kjo datë pra, shënoi  fillimin e punimeve të qytetit të ri, Cerrik.

Nga viti në vit shtoheshin ndërtimet dhe qyteti më i ri merrte formë , bukuri dhe gjallëri. Vendin e shkurreve dhe të drizave e zunë pallatet e reja.Qyteti u ndrëtua 3 km larg uzinës së përpunimit të naftës dhe 15 km larg Elbasanit. Gjatë kësaj kohe SMT-ja e shtrin veprimtarinë në shumë rrethe si:Gramsh, Peqin, Librazhd, Elbasan,etj.

Më 8 Nëntor  1956 bëhet inagurimi i Uzinës së Përpunimit të Naftës. Më 1977 uzina jepte 10 nënprodukte. Krahas ndërtimit të uzinës u ngrit dhe një TEC-i  që do t’i shërbente uzinës me avull dhe energji elektrike që do prodhohesh aty.

Rritja e ndërmarrjeve çoi në rritjen e vet qytetit me shumë pallate e institucione të ndryshme.Për një kohe shumë të shkurtër hodhen shtat pallatet dykatëshe dhe u strehuan familje nga Elbasani dhe nga krahina të tjera të vendit për nevojat e  punimeve që po bëheshin.

Nga viti 1942 deri me 1952, në të djathtë të rrugës automobilistike që të çon në Belsh vendosen 20 familje sarandiote e shumë familje çame. Punëtorët e ndërtimit po vinin nga Korça, Kolonja, Gramshi, Skrapari, Golloborda. Qyteti ndodhet në kryqëzim të rrugëve  Belsh, Papër, Elbasan, Gramsh, me një gjatësi prej 4.5 km.

Në vitin 1962 u ngrit Stacioni i Duhanit, stacion që fillimin e vet e ka patur në Tiranë me 1951 dhe pastaj u vendos në Cerrik.Në këtë Stacion bëhej punë kërkimore- shkencore në seleksionimin e farërave të duhanit ,të grurit dhe në krijimin e hibrideve me rendimente të larta.Qyteti i Cerrikut u ndërtua nga specialistë korçarë dhe dibranë të  te specializuar për mur guri dhe tulle.

Më 1954,Cerriku u krijua rreth më vete duke e shtrirë aktivitetin e tij si  në Papër, Belsh, Gostimë, Shpat , Llixhë etj. Kryetar i parë ka qenë z.Qazim Kapexhiu. Më vonë u  krijua Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të qytetit me kr.Din Krujen pastaj vijnë Andon Belshi, Qefsere Abazi, Tali Tesallari dhe Lulo Hoxha

Me ndryshimin e sistemit u krijua Bashkia me kryeter z.Bajram Gjoni, Kastriot Belshi, Mishelin Mile, Arben Uruçi ,Servet Duzha. Kjo deri në vitin 2015.

Cerriku është një qytet heterogjen, me banues të ardhur nga shumë rrethe të vendit si: nga Korça, Gramshi, Skrapari, Tepelena, Dibra, Saranda si dhe janë familjet çame.

Këto familje filluan të krijonin dhe një ekonomi private që plotësonin nevojat e tyre ,por dhe tregtonin për familjet e tjera.

Më vonë qyteti i Cerikut u rrit me familjarë të ardhur nga shumë rrethe tëvendit.Ata sollën me vete  traditat dhe besimet fetare që nuk qenë pengesë pë t’u integruar me njeri –tjetrin.

Industria

Punimet  për fillimin e  ndërtimit  të uzinës mbajnë datën 20 shkurt 1951, me kërkimin dhe shpimin e 45 puseve të ujësjellësit të qytetit, në buzë të lumit Shkumbin që do furnizonte me ujëuzinën e naftës, TEC-in si dhe vet qytetin që po ndërtohej e rritej çdo ditë.

Më 9 gusht filloi sistemi i kanalizimeve dhe i rrugëve kryesore të uzinës, njëkohësisht dhe qyteza, ku do banonin ndërtuesit.

Më 20 dhjetor 1951, punimet u bënë masive dhe nga  një forcë punëtore prej 300vetash, shumë shpejt arritën 1200 vetë. Në muajin Gusht 1952 punimet u masivizuan në 7 sektorë dhe në 18 objekte të rëndësishme si ne:AVT, në sekt “97”, në fabrikën e fuçijave dhe në oxhaqet e repartit të bitumit. Po në këtë vit filloi ndërtimi i linjës hekurudhore, Uzinë-Papër  si dhe ura e kalimit në lumin Shkumbin për hekurudhën që do lidhej me linjën kombëtare për nevojat e uzinës.

Më 4 nëntor filluan punimet për ndërtimin  e TEC-it, të magazinave qëndrore, të ofiçinës dhe të Fonderisë. Qyteza e ndërtuesve ishte me 300 shtretër, me mensa, dyqane  të ushqimeve,të veshëmbathjeve, bufe, rrobaqepësi, berberane, këpucari, bibliotekë, lavanteri, kinema dhe furrat e bukës. Së bashku me forcat ndërtuese  shqiptare merrnin pjesë dhe specialistë sovjetikë. Punimet komandoheshin  me anë të një sirene të fuqishme.Rritjen e kapacitetit të uzinës, sovjetikët e lanë pa e përfunduar. Për këtë arsye iu bë thirrje banorëve  të qarkut të Elbasanit dhe më gjërë. Nga Elbasani  erdhën për të punuar 15 brigada, nga Gramshi 13, nga Peqini 4 ,3 brigada nga Shpati,2  nga Sulova, dhe 1 brigadë nga Belshi. Të gjithë bënin një forcë prej 21253 vetë. Nga muaj Janar deri në Gusht  u krye një volum pune si: kanale kulluese 20 km, rrethimi i uzinës me mur 28 km, u ndërtuan 9 km rrugë, të gjitha punët u bënë me krah, sepse nuk kishte mjete mekanike moderne.

Mas 4 viteve pune erdhi momenti i montimit të makinerive.

Më 8 Nëntor 1956 u bë inagurimi i uzinës, u pre shiriti nga zv/kryetari I Këshillit të Ministrave Spiro Koleka, i cili vlerësoi punën dhe mundin e mijëra punonjësve, si dhe personelin inxhiniero-teknik në ndërtimin e kësaj vepre. Ai foli për rëndësinë e kësaj vepre për ekonominë e vendit. Drejtuesit e parë të kësaj uzine kanë qenë drejtorët: Sela Resa, Qirjako Mihali, Petrika Ballauri, Leonard Mitrushi

Në tremujorin e 4-të të shfrytëzimit,  uzina trajtoi 21025 ton naftë duke nxjerrë prodhimet e para. Prodhimi i parë ngjalli entuziazëm dhe besim për arritje më të mëdha. Nga viti në vit kapaciteti i uzinës u rrit nga përvetësimi i teknologjisë më të përparuar në ato vite. Prodhimet e uzinës jepnin sa 32% e prodhimit  të rrethit të Elbasanit. Me prodhimet e veta mbulonte  shumë nevoja të vedit, por dhe eksportonte produkte. Vitet  60-të kanë qenë të vështira për naftëtarët e Cerrikut, sepse sovjetikët vunë bllokadën ndaj vendit tonë nga prishja e miqësisë midis dy vendeve. Situatat u kaluan me sukses nga vetë punojësit dhe personeli inxhiniro-teknik i uzinës. Bitumi u grumbullua në gropa të mëdha. Në vitin 1961 shteti kish parashikuar rritjen e kapacitetit me 40%, ku makineritë ishin porositur në BS të asaj kohe, por nga bllokada këto makineri nuk erdhën. Objektivi u realizua duke përballuar vështirësi të mëdha dhe duke zgjidhur shumë probleme teknike dhe teknologjike. Vënia me sukses e furrës së dytë, rriti kapacitetin me 500 mijë ton.

Më 1962 u prodhua për herë të parë në vend vajguri i markës TSI, për avionet reaktivë.U prodhua dhe vajgur për ndriçim dhe djegie.U prodhuan disa vajra lubrifikante si: vaj Aftol 18, vaj DP 14, vajra për makinat.Specialistë dhe mekanikët e talentuar së bashku me punëtorët qenë në gjendje të bënin dhe rimontim në një kohë me të shkurër se sa parashikonte  rregullorja, duke prodhuar me forcat e veta  të gjitha pajisjet që duheshin zëvendësuar tek makineritëe e amortizuara.

Bujqësia

Qyteti i Cerrikut ka një profil pjesërisht bujëesor, mbasi 1800 familje të tij janë fermerë me tokë. Vetë pozita gjeografike, klima dhe terreni fushor e favorizojnë zhvillimin e bujqësisë dhe të blektorisë.

Këto shifra janë përcaktuar sipas studimeve të vitit 1989. Në këtë sasi kemi 578 ha në proneëi private, ndërsa diferenca është pronë shtetërore. Në qytetin e Cerrikut 1 400 familje  fermere kanë 70% të tokës që shfrytëzohet. Pra,në qytetin e cerrikut merren me bujqësi 1 400 familje.

Arsimi

Shkolla e parë  e Cerrikut u vendos të ndërtohej në periferinë e tij për shkak se në këtë mjedis kishte shumë fëmijë. Ndërtimi i shkollës së parë filloi më 1952 dhe u vu në funksion në shtator te vitit 1953. Kjo shkollë u emërtua “7 Marsi” për  nder të shkollës së parë shqipe.

Duke kaluar vitet ,u rrit dhe nevoja për një tjetër shkollë  si rezultat i rritjes së popullsisë. Kjo shkollë e dytë filloi më 1956 dhe u emërtua “Aleks Buda”

Rritja e arsimit në Cerrik nëpërmjet një shtimi të shpejtë të popullsisë, shtroi nevojën për një shkollë të mesme, gjimnaz. Në vitin 1960 u ndërtua e para shkollë e mesme  në këtë qytet.

Më 1980 u ndërtua një tjetër tetëvjeçare, sepse dy shkollat ekzistuese nuk po i përballonin kërkesat në rritje. Kjo shkollë  ka patur disa emërtime, deri sa në fund u emërtua “Drita Çomo” për nder të një gjimnazisteje që u bë viktimë e vet rendit.U hapën çerdhe  si dhe dy kopshte për fëmijët e vegjël që t’u vihej në ndihmë nënave.

Pas gjimnazit,  në Cerrik u pa e arsyeshme, të ndërtohej një e mesme bujqësore profesionale nga që kishte një pozitë të mirë gjeografike. Dhe për të mos mjaftuar me këto dy të mesme, u hap dhe një shkollë private turke”Iliria”më 1995.

Shëndetësia

Edhe shërbimi shëndetësor në Cerrik pati lindjen dhe zhvillimin e tij.Nga një shërbim i thjeshtë ambulator për raste urgjence, shumë shpejt njohu rritje me shërbime të shumta që nga vizitat, shtrimet, laboratori për analiza, materniteti, radioskopia, shërbime dentare.Të gjitha këto me mjek përkatës dhe me nivel të mirë shërbimi. Mjeku i parë quhej Evrenoz, por mjeku  që i shërbeu Cerrikut për një kohë të gjatë deri sa doli në pension dhe me shërbim cilësor ka qenë Xhevdet Xhelo. Ndërtimi i spitalit në Cerrik me shërbimet që përmendëm mbulonte në fillim nevojat e vet qytetit por dhe të fshatrave rreth tij. Pastaj shëbime më të specializuara dërgoheshin në Elbasan.

Kultura

Më 1958 u përurua  kinoklubi ”Ptoleme Xhuvani”. Qyteti u plotësua me një shtëpi pionieri dhe me një Muze që u përuruan më 1971. Në qytet, pranë kinoklubit funksiononte dhe një bibliotekë  që dispononte me mijëra volume. Kjo  bibliotekë ishte krahas bibliotekës që kishte vet uzina. Brendia saj ishte shumë e madhe dhe  u vinte në ndihmë  edukimit  qytetar dhe anës profesionale  të punëtorëve që punonin në uzinë. Këto biblioteka u shkatërruan dhe pasuria që kishin ato u grabit dhe u dëmtua pas vitit 1990. Po kështu u shkatërrua Shtëpia e Pionierit dhe Muzeu i qytetit që u formuan më 1971. Drejtor i Shtëpisë  ka qenë  Liman Ternova dhe Natasha Malo.Me sportin merrej sporisti e trajneri i para të rijve  Ferit Hoxha.

Për fëmijët ka qenë dhe një kënd lojrash, ku  argëtoheshin në kohën e lirë .Edhe ky kënd u zhduk pa lënë gjurmë. Edhe kinoklubi pati rrënimin e vet duke u katandisur në një sallë për mbledhje, se nuk fuksionon skena për të dhënë veprimtari artistike.

Kur këto institucione kulturore funksiononin , jeta e fëmijëve dhe e qytetarëve kishte tjetër gjallëri dhe ngjyrim të këndshëm jete.

Kinoklubi “Ptoleme Xhuvani” i vitit 1958 me 250 vende, me një bibliotekë të pasur dhe një dhomë studimi, shto këtu dhe një sallë me lojra shahu, bilardo etj. Pranë shtëpisë së kulturës funksiononin dhe disa kurse muzikore. Drejtuesit e shtëpisë së kulturës kanë qenë Nystret Osmani, Servet Kishta ,Rustem Disha, Nazif Senja, Drejtues i bibliotekës Xhevit Bloku, Poliksen Qerimaxhiu, Kino-operatori, Dlaver Bobrati etj.

Në kinoklubin “Ptoleme Xhuvani gjatë rendit monist përveç bibliotekës, kinemasë që jepeshin filma për qytetarët ka patur një trup  estrade, ku përveç repertorit argëtues  e të larmishëm kanë qenë dhe disa elemente të grupit të cirkut. Të gjitha këto me elementë  amatorë të vetë qytetit. Përveç këtyre kanë funksionuar dhe grupet  artistike të vet ndërmarrjeve  të qytetit. Ky kompleks i larmishëm kontribonte në argëtimin dhe edukimin e qytetarëve. Në skenën e kinoklubit vinin shpesh  estrada dhe grupi i cirkut nga Tirana  si dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Sporti

Sporti i futbollit në Cerrik mund të themi se lindi sëbashku me vetë qytetin dhe vetë ky me ndërtimin e Uzinës së Pëpunimit të Naftës. Pra, vet kontigjenti i ri i punojsve të uzinës së naftës përbënte dhe bërthamën e skuadrës së futbollit në Cerrik. Më 1956 u pagëzua skuadra e futbollit me emrin “Turbina”, kjo e lidhur me Tecin  që u ndërtua në Cerrrik, ku nëpërmjet turbinave me avull prodhohej energji elektrike. Trajneri  parë ka qënë Naim Dulgjeri, i cili formoi një ekip me lojtarë të përmendur në atë kohë si: Bari Azizi, Lavdosh Ahmetaj, Kristaq Prifti, Vladimir Jorgaqi, Ferdinand Shkalla, Vladimir Cungu, Dhimiër Kela, Petraq Jani. Skuadra ka luajtur për një kohë të gjatë në kategorinë e dytë. Në vitet 60-të ekipi i“Turbinës” ishte një ekip më i mirë gjatë gjithë kohës me lojtarë vendas. Në vitet 1965-1970 ekipi lujti në kategorinë e tretë me lojtarë të njohur si: Nexhip Trungu, emrin e të cilit e mban sot stadium. Përmendim sportistë si Skënder Musaj, vëllezërit Bedalli, Azis Mici, Agron dhe Shkëqim Beshiri, Skëlqim Sako, Mond Goda etj. Në vitet  70 erdhi tranjeri Shefqet Lamçja dhe ekipi e rriti cilësinë e sportit, duke u futur në kategorinë e parë.ne vazhdim futbolli në Cerrik do të njohë oshilacionet e veta për shkak të anës financiare.