Nga Hyqmet Zane

1942, Elbasan, Familja Deliana. Nga e majta, rreshti parë – Afërdita Deliana, —, —, Sofia Obdari, Ksanthipi Doshi, Elpiniqi Jorgaqi, Politini Papa, Xhoxh Papa, —, —.
Rreshti sipër – Hipokrat Jorgaqi, —, —, Arqile Jorgaqi, Vasil Dashi, Andrea (Ndrekë) Deliana. Ulur – Nesti Obdari.

Një ndër familjet e vjetra të lagjjes “Kala” është dhe familja Deliana e cila banon pranë kishës orthodokse. Nuk dihet deri tani se nga se vjen orgjina e mbiemrit të kësaj familjeje, as për orgjinën e largët nuk mund të thuhet gjë, por dihet se janë nga familjet e  vjetra të lagjes Kala.

Një pjesë e rëndësishme e trungut ishte Ndrekë (Andrea) Deliana i cili u shkëput dhe u vendos brenda lagjjes “Kala“ (shtepia e Arnaldos).

Andrea (Ndreka i parë) kishte femijë : Thomain (argjendari i parë që mbahet mend në këtë lagje), Theodorin, Dhimitrin, Nikollën (gjithashtu argjendar), Grigorin (edhe ky argjendar) dhe Katerinen.

Thomai, argjendar i njohur i qytetit, kishte djalë Mihalin dhe trashëgimtarët e këtij të fundit ishin Nos Deliana (drejtor i Institutit të Perfeksionimit të Arsimtarëve), Aferdita Mariani (pedagoge e Fakultetit të Shkencave të Natyrës) dhe Thoma Deliana (Ministër i Arsimit).

Një ndër djemtë e Ndrekes së parë, Nikolla, ishte edhe ky argjendar. Ky zanat është transmetuar edhe tek djali i tij Andrea (Ndreka i dytë), duke ndjekur kështu aktivitetin e familjes, që kishte drejtuar dikur esnafin e kuinxhive të Elbasanit. Për nder të tyre, rruga e shtëpisë së Delianëve, kishte marrë emrin rruga “Ndrekaj”.

Andrea (Ndreka), që në moshë të vogël, rrinte pranë xhaxhait të tij, Grigorit (argjendari, sepse i ati e kishte lënë të vogël), që merrej me punimin e argjendit. Më vonë, mësoi të punonte floririn nga Sif Paparisto dhe në moshë të re, rreth vitit 1923, hapi aktivitetin e tij si argjendar, duke u bërë i njohur në Elbasan. Ai ka qenë gjithashtu pjesëtar i bandës “Aferdita”, e cila drejtohej nga një dirigjent austriak.

1957, Elbasan, Andrea (Ndrekë) Deliana para dyqanit të tij si argjendar i njohur

U martua me Afërdita Jorgaqin, e bija e Pavli Jorgaqit, një nga 25 firmëtarët e deklaratës së Pavarësisë më 25 nëntor 1912, në Elbasan.

Askush nga fëmijet e Andreas nuk ndoqi zanatin e tij të transmetuar ndër breza, por zgjodhën arsimin.

Familja e Andreas është pjesë e trungut të madh “Deliana”, e cila ndihmoi lëvizjen antifashiste.

i ndikuar nga i ati, që kishte qenë një ndër pjesëtarët e bandës muzikore “Afërdita”, Arnaldo ndoqi artin dhe arsimin. Kishte pasion violinën dhe flautin. Ka qenë pjesë e bandës muzikore të qytetit me violinë dhe Orkestrës Sinfonike me flaut. Për shumë vite dha mësim në shkollën artistike “Onufri”.

Edhe djali i tij, Andi ndjek rrugën e artit si regjisor filmash artistikë në SHBA.