Rushit Hyseni dhe bashkëshortja

Reshit Hyseni është një nga të ardhurit nga Kosova në Fushë Mbret i cili ishte i njohur edhe ngaqë u bë adjutanti i personalitetit elbasanas Lef  Nosi.

Rreth viteve 1923-1924 familja e Reshitit ka ardhur me kuaj nga Kosova. Kanë mbërritur në stanin e Babës në Lushnje. Aty kanë jetuar rreth 10 vjet. Për shkak të një epidemie dhe sëmundje, në vitin 1933-1934, vijnë në Elbasan në lagjen Fushë – Mbret ku janë vendosur 72 familje. Kjo tokë ka qenë mera, ku kulloseshin bagëtia e qytetit të Elbasanit.

Elbasanllinjtë i morën kosovarët që erdhën nga luftërat me Serbinë dhe i strehuan në shtëpitë e veta. Në ato vite mbreti Ahmet Zogu planifikoi që në këtë vend të strehoheshin familjet e ardhura nga Kosova. Ai ka dërguar specialistë që bënë ndarjen e tokave nga dy dynym e gjysëm për familje. U ngrit një komision i veçantë që përcaktonte sipas kurorave të familjeve edhe se sa tokë do të merrte secila. Komisioni veproi me drejtësi dhe një nga këta anëtarë të komisionit ka qenë edhe Reshit Hyseni (Krasniqi).

Që nga ajo kohë edhe familja e tij u vendos në këtë hapësirë ku u trashëguan brez pas brezi. Ka shumë të thëna për këtë fakt edhe nga Ahmet Dauti, babai i të cilit, Hafiz Mustafa Dauti, ishte i pari nga të ardhurit në këtë lagje të quajtur Fushë-Mbret.

Aktiviteti i Reshit Hysenit ka qenë historia e një burri nga trojeve shqiptare jashtë kufijëve të shtetit amë që erdhën në këtë lagje në Fushë Mbret, i cili manifestoi besnikëri dhe burrëri në jetën e  tij dhe kjo e  bëri të besueshëm edhe për familjen Nosi dhe veçanërisht të Lef Nosit që e pati adjutandt  deri në vdekjen e tij. Ai mbeti një mik i përhershëm i familjes Nosi me respekte të ndërsjellta reciproke.

Puna që bënte dhe nderi i familjes së reshit Hysenit (Krasniqi) kanë qenë pasqyra e nderit të një njeriu që u kthye në legjendë për bëmat e tij, të cilit edhe iu besua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë nga Doktor Nosi që tia çonte Lef Nosit që në atë kohë ishte ne Tiranë.

Sanije kaçaniku, e bija e Rushit Hysenit, adjutanti i Lef Nosit