Lagjet e vjetra të Elbasanit dje dhe sot.

Lagja “Asllanbej”
Emri i lagjes lidhet me administratotin e saj Arsllan e titullin “bej”. Sot kjo lagje gjendet midis bulevardit “Aqif Pasha” dhe “Rrugës së Re”, aty ku sot gjenden dogana dhe shkollat : “Ali Myftiu” dhe “Salih Ceka”.

Lagja “Dautbej”
Sot gjendet pranë lagjjes “Sulë Papri” e cila ka tre rrugë kryesore: “Ismail Xhaja”, “Mehmet Bajraktari”, “Labinoti”.

Lagja “Qevan bej”
Ndodhet sot në juglindje të “Namazgjasë”, afër lagjes “Shënkoll”.

Lagja “Pervinaga”
Ndodhet sot midis rrugës së re të trenit dhe shkollës “Jeronim De Rada”, në lagjen “Sulë Paprri”

Lagja “Shënkoll”
Emrin e ka ruajtur nga e kaluara e mendohet se lidhet me besimin ortodoks.
Është sot midis rrugëve: “Ismail Qemali”, “Dhimitër Bega”e “Hasan Bajraktari”. Ndodhet në të njëjtin vend ku ka qenë dikur.

Lagja “Hazinedare”
Mendohet se kjo lagje emrin e ka marrë nga ndonjë punonjës finance duke qenë se përkthimi i fjalës hazindare është arkëtar.
Ndodhet sot pranë rrugës “Sul Misiri”, aty ku janë lagjet: “Emin Matraxhiu”, “Çlirimi” e “Beqir Dardha”.

Lagja “Alajdine”
E ka pasur këtë emër për ndër të vëllait të Sulltan Orhanit që quhej Alaedin.
Ndodhet sot midis Lagjes “Luigj Gurakuqi” dhe ish – shtëpisë së kulturës.

Lagja “Spahikorre”
Mendohet ta ketë pasur këtë emër për shkak se mund të ishte në pronësi të ndonjë spahiu (kalorësi) me emrin Korra.
Sot ndodhet misid lagjeve “5 Maji” dhe “11Nëntori”.

Lagja ‘Xhami Mbret”
Ka qenë brenda në Kala, pranë Xhamisë me të njëjtin emër.

Lagja “Druni Kala”
Ndodhet sot pranë rrugës “Egnatia”, në Kala.

Lagja “Sulejmanie”
Mendohet ta ketë marrë këtë emër për shkak të Xhamisë Sulejmanie që ka pas qenë ndërtuar aty.
Sot ndodhet midis lagjeve “Aqif Pasha” dhe “Visarion Xhuvani”

Lagja “Karavelije”
Ndodhet në lagjen “Dyli Haxhire” sot, pranë gjimnazit të përgjithshëm “Konstandin Kristoforidhi”.

Lagja “Dylgjer Hysen”
Mendohet ta ketë marrë këtë emër prej misionarit të parë të Bektashizmit në Elbasan.
Ka qenë në territorin ku ndodhet sot lagja “Partizani”.

Lagja “Kullas”
Kjo lagje ka qenë e shtrirë në pjesën hyrëse, në krahun e djathtë të kalasë.

Lagja “Haxhias”
Gjendet pothuajse aty ku ka qenë dikur, në hapsirën midis Universitetit “A.Xhuvani” dhe Spitalit Psikiatrik.