Sipas Evlia Çelebisë Elbasani osman kishte tre hamame. Dy prej tyre vazhdojnë të ekzistojnë deri në ditët tona. Ato janë banjat e përmendura në Salnamenë e vitit 129. Përshkruhen me pak fjalë nga Evlia, përshkrimi i të cilave, i pabotuar më parë në ndonjë gjuhë bashkëkohore, është si vijon: “Eulogjia (fjalimi i lamtumirës) e hamameve, prehje e shpirtit. Janë bashkë tri banja që të rrëmbejnë zemrën. Njëri prej tyre është hamami shumë i vjetër i Sinan Pashës, i vendosur brenda kështjellës në pjesën lindore, pas portës së kështjellës. Uji, ajri dhe struktura e kësaj banjoje janë shumë të këndshëm. Uji vjen nga jashtë dhe kalon nëpër një tubacion mbi hendekun e kështjellës. Më pas vjen çarshi Hamamý në qytet, jashtë mureve të kalasë (Taşra Varoş), një ndërtesë e këndshme me shërbyes dhe ndihmës të pastër, të thjeshtë dhe të dashur. Pastaj vjen…..(vend bosh në tekst)”.

Është e qartë se banja e Sinan Pashës brenda kështjellës është vepër e Sinan Pasha Boroviniçit, rreth viteve 1500. Ajo ka qenë ndërtuar brenda kështjellës, sepse në atë kohë i gjithë qyteti ishte akoma brenda mureve. Banja e dytë, çarshi Hamamý, ka qenë e ndërtuar në një zonë që u krijua gjatë shekullit XVI dhe XVII. Kurse, në lidhje më banjën e tretë nuk ishte e mundur të sigurohej ndonjë informacion.

Çarshi Hamami

“Banja e Pazarit” është një hamam i veçuar, një ndërtesë e ndërlikuar, e cila është një nga më të mëdhatë në llojin e saj në vend. Ajo ndodhet në parkun qendror të Elbasanit, përballë skajit jugperëndimor të mureve të vjetra të qytetit. Përpara rikonstruksionit të Elbasanit, banja ishte e rrethuar nga rrugët e ngushta të pazarit dhe dallohej me vështirësi. Si një ndërtesë e veçantë, hyrja e saj ishte një Uzun çarshi dhe dilte në rrugën e vjetër kryesore të pazarit, tashmë e gjitha e shkatërruar. E gjithë ndërtesa është 26.20m e gjatë dhe 13.90m e gjerë. Ne mund të dallojmë dy elemente strukturalisht të ndryshëm, dhomën prej druri të zhveshjes dhe vetë banjën, të mbuluar nga një varg kubesh dhe harqesh.

Rruga e Hamamit të Pazarit

Rruga e Hamamit të Pazarit

 

Dy pjesët nuk janë të ngjashme, ndoshta për shkak të pranisë së materialeve solide dhe të shtrenjta, të cilat nuk mund të bliheshin dhe të prisheshin, kur u ndërtua banja. Dhoma e zhveshjes është një sallë e thjeshtë katrore, me përmasa 10.90m. Çatia dhe tavani qëndrojnë mbi katër shtylla druri, të vendosura në një shesh, rreth një shatërvani. Dhoma është e ndriçuar mirë nga tri dritare në secilin faqe të mureve. Kjo sallë i përket një faze më të vonë ndërtimi sesa banja. Hyrja për në banjë bëhet nëpërmjet një porte në qoshe të korridorit dhe fillimisht hyhet në një dhomë prej 5.80 me 3.40m. Dhoma ështe e mbuluar nga një qemer cilindrik, të dyja anët e të cilit lakohen nga brenda, duke dhënë kështu përshtypjen e fillimit të një kubeje. Ajo është e ndriçuar mirë nga një varg “sysh” gjashtëkëndor në formë ylli. Berberana dhe tualeti janë në fund të dhomës, të dyja të vendosura në dhoma të ndara të vogla, e para e mbuluar nga një qemer të shtrirë, dhe e fundit nga një qemer i plotë. Berberana lidhet drejt për së drejti me një dhomë të madhe, ndërsa tualeti është në fund të një korridori të ngushtë. Dhoma e madhe e tipit me qemer cilindrik është dhoma e freskët e banjës. Ajo ështe e pajisur me një stol të madh prej guri, ku personi që bën banjë mund ta aklimatizojë trupin e tij me një temperaturë më të lartë. Në zonën e nxehtë mund të shkohet nëpërmjet një dere të mureve anësorë të dhomës së freskët, e ndodhur në anën e djathtë mbi hyrjen. Tek dhoma e larjes hyhet nga një qoshe. Kjo është e vendosur si dhoma e freskët, pak e çuditshme dhe jashtë modelit të rregullt. Dhoma e nxehtë është një drejtkëndësh i madh prej 3.70 dhe 8.30m, i ndarë në dy pjesë nga një hark.

Pamje e brendëshme e Hamamit të Pazarit sot.

Pamje e brendëshme e Hamamit të Pazarit sot.

Një nga të dy pjesët është e mbuluar nga një kube një lloj (kalotte) sferike, kurse pjesa tjetër ka një gjysmë qemer të shtrirë. Një vendosje e tillë na tregon se planimetria e banjës është e lidhur me sistemin me tre eyvan krahë dhe një kube qendrore. Eyvan-i i anës së djathtë ka qenë i shtypur, ashtu sikurse krahu i qendrës. Në vend të këtij të fundit u vendos një nga dhomat e vetmisë. Ana e përdorur ndoshta diktonte këtë planimetri të çuditshme dhe na ndihmon të shpjegojmë se pse dhoma e freskimit u “drejtua” në 90, kurse tualeti ishte i vendosur anash kontenierit të ujit. E gjitha kjo është bërë për ta përshtatur banjën në një pjesë të disponueshme dhe për ta vendosur atë në një drejtim me rrugën kryesore të pazarit, tashmë ekzistuese.

Dhoma e larjes fillestare nuk ka patur një pllakë qendrore (göbektaţý),ku njeriu që bënte banjë mund të pushonte. Dy dyer të vogla të çojnë tek dy dhoma të vetmisë, të dyja me kube. Secila prej halveteve ka përmasat 3.70m2, përmasa pothuajse “klasike” për një dhomë të këtij lloji. Të dyja kanë dy hauze e lavamane. Kubetë e këtyre halveteve qëndrojnë mbi shtylla, të cilat kanë forma pak të lëmuara. Ky është një tipar i mëvonshëm. Një tjetër element që të çon në një datë më të vonë, në periudhën e vonë klasike të arkitekturës osmane, është paraqitja e një harku që ndan dy pjesët e korridorit kryesor të mjedisit të freskimit me akoladë, paret apo kllapë gjarpëruese. Mungesa e plotë e zbukurimit stalaktit të ndonjë lloji tregon gjithashtu se banja është më e vonë se në shekullin XVI. Ky model relativisht i çmuar i “syve” në pjesë të ndryshme të banjës së nxehtë, tre rrathë yjesh dhe gjashtëkëndëshash në halvete dhe katër rrathë në kubenë kryesore të sýcaklýkut, ashtu sikurse edhe struktura interesante dhe e ndërlikuar e punës, na tregon se ajo është ndërtuar rreth vitit 1600. Ndoshta ka qenë pronë vakëf e xhamisë së Balizades apo ndonjë ndërtese tjetër të fillimit të shekullitXVII. Evlia Çelebiu jep datën 1671.

Hamami i Pazarit sot

Hamami i Pazarit sot

Banja ka qenë në përdorim deri në vitin 1940. Pas 30 vjetësh në gjendje të prishur, e gjithë banja u restaurua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ndërtesa është e mbuluar me tjegulla dhe ndoshta ka qenë e tillë që nga fillimi. E gjitha është osmane dhe shumë afër tendencave të artit osman të ndërtimit. Ndoshta ndërtesa tregon më mirë sesa xhamitë e tjera, se në çfarë shkalle ishte integruar Elbasani në jetën kulturore osmane të asaj kohe.

Hamami i kështjellës (Hamami i Sinan Pashës)

Më i vjetër dhe shumë më i vogël se çarshi Hamamý është banja, që ndodhet brenda portës lindore të mëparshme të kështjellës. Edhe kjo banjë është restauruar gjithashtu dhe në atë kohë u bë njëfarë pune studimore në lidhje me të. Ne mund të dallojmë dy faza kryesore të ndërtimit të saj. Banja e ndërtuar rreth vitit 1500 ka qenë një ndërtesë modeste, me përmasa 11 me 16.60m. Diku në shekullin XVII, kjo banjë u zmadhua dhe u shndërrua në një banjë dopio, duke iu shtuar disa dhoma në njërën anë dhe duke zëvendësuar dhomën origjinale të zhveshjes të banjës Sinan Pashës nga një dhomë me dy pjesë. Shtesat e bëra janë të formës të lakuar dhe jopraktike. Në një kohë më të hershme, dhomat e zhveshjes janë rindërtuar në një formë modeste, ashtu sikurse janë edhe tani. Ato janë dy drejtkëndësha të gjatë dhe të ngushtë të mbuluar me tavan prej druri dhe çati me tjegulla.

Pas kalimit përmes një dhome zhveshjeje modeste për meshkuj, në banjën e Sinan Pashës, vjen hyrja në dhomën e freskimit, një drejtkëndësh me përmasa 3.70 me 4.80m, e mbuluar me një qemer të shtrirë. Tualeti dhe dhoma e depilimit janë të vendosura në një shtesë të kësaj dhome, nën të njëjtin lloj kubeje. Në mes të murit të gjatë të dhomës së freskimit, e vendosur tradicionalisht, ndodhet një portë që të çon tek banja e nxehtë. Kjo është një sallë e madhe drejtkëndore, e cila të jep përshtypjen e një hapësire të madhe, për shkak të kubesë së saj të përbërë. Dhoma ka përmasat 3.30 me 8.60. Ajo është e mbuluar me tri kupola me elemente harqesh të ndryshëm. Hapësira në të majtë të hyrjes është e mbuluar nga një kube interesante që mbështetet mbi një rrjet kalotash të harkuara. Pjesa qendrore është drejtkëndore, e mbajtur nga 2 harqe mbi të cilat ndodhet një kube e vogël. Pjesa që mbetet të jep përshtypjen e një eivani. Pas kësaj dhome kanë qenë 2 halvete dhe një dhomë e vogël shtesë, e mbuluar nga një kube.

Kur banja u zmadhua, tri dhoma të vogla me kube u vendosën në një rresht, njëra pas tjetrës, përgjatë murit anësor të pjesës ekzistuese të dhomës së nxehtë. Muri anësor i halvetit të anës së djathtë të pjesës për meshkuj u ndryshua dhe halvetet e reja dhe të vjetra u bashkuan në një dhomë banjoje të vetme, relativisht të madhe. Kubetë dhe profilet e pjesës së re nuk janë po aq të larmishme sa ato të anës së vjetër, por janë të një cilësie të mirë, duke na dhënë disa prova për periudhën e zgjerimit, një gjë e tillë është më shumë e mundur të jetë bërë pas vizitës së Evlias, i cili nuk flet për një banjë me dy pjesë në Elbasan.

Të dyja pjesët e banjës së kështjellës janë të ndërtuara me gur kave. Cilësia e ndërtimit të vjetër është pak më e mirë sesa ajo e shtesës së mëvonshme, një tipar ky mjaft i zakonshëm në arkitekturën osmane, gjë që paraqet tatëpjetën e ngadaltë të standardeve në këtë art me kalimin e kohës. Gjatë restaurimit të fillimit të viteve 1970, çatia u mbulua me tjegulla të reja, kopje të atyre origjinale.

Hamami në Kala

Hamami në Kala