Hajdar Çopja ka lindur në Elbasan në vitin 1915.
Që në moshë të re me ndihmën e miqëve nga Tirana, veçanèrisht Qazim Demnerit, filloi punën nè zanatin e kasapit. Shumë shpejt arriti të bëhet i njohur dhe të lidhë kontrata për furnizim me mish edhe për disa qytete të tjerë dhe me ushtritë e dy vendeve.
Hajdari i tregonte në shtëpi se arriti të fitonte shumë, sidomos me tregtinë e mishit të lopëve, të qeve, të kotorrëve, të kuajve e gomerëve, se mishi i këtyre dy të fundit kërkohej nga ushtritë e huaja.Këtë zanat e ushtroi deri sa doli në pension.
Nga viti 1945 e deri nè vitin 1961 punoi si kasap privat në dyqanin e tij. Në këtë periudhë dispononte edhe bagëti të imta, dele, nga 200 deri 300 krerë sipas periudhave të cilat i shiti në 1961 kooperativès Gjocaj në Peqin. Bagètitë i ruante me barinj të punësuar që i trajtonte si djemtë e shtèpisë. Në viti 1962 e deri 1967 ushtroi zanatin e kasapit duke u futur në shoqèrinë e kasapëve si quhej atëherë ne Kolektivin e Kasapëve. Në vitin 1968 e deri sa doli nè pension punoi si kasp –shitës nè shtet. Dispononte së bashku me dy vëllezërit 2 (dy) shtëpi. Vetë dispononte njè shtèpi , 2 dy) dyqane dhe 12 (dymbëdhjetë) hektarë tokë, nga të cilat mbi 5 hektarë ishte ullishtë. Tokat i kishte blerë nè Kodra Bujars. Pasurinë më të vlefshme e kishte investuar në Fabrikën e Vajit që e kishte ndërtuar në vitin 1940, fabrikë e cila ndodhej në lagjen e njohur is “Spahikorre”. Në atë kohë quhej mulliri i vajit i Çopes. Quhej mulli se paisjet që nxirrnin vajin ishin gurë shumë të mëdhenj që shtrydhnin ullinjtë në lama, kishte 3 (tre) lama. Gurët e paisjet e tjera të filtrimit të vajit i kishte blerë në Maqedoni.Kjo fabrikë ishte shtetëzuar në vitin1945, por për çudi na u kthye si pronë me kusht që tja shitnim shtetit. Kështu u bë dhe ia shitëm NTLAP në vitin 1960 duke marrë vetëm 500.000 lekë të vjetra. Pasuria më e madhe u muar nga shteti në vitin 1945 , si fitim i tatueshëm 16 kg florinj, dhe si tatim i jashtëzakonshzm 36 kg florinj. Babai ka bërë vetëm 15 ditë burg dhe u nxorr kur e verifikuan se kishte paguar me florinj tatimet dhe se nuk ishte marrë me shitje apo blerje floriri.
Një fjalë e urtë thotë se duhen netë dimri të tregohen se si kanë vajtur dorëzimi i florinjëve për tatimin e jashtëzakonshëm e të tjera vepra abuzive që u bënë mbi tregëtarët veçanërisht dhe gjithë popullit në tërësi. Ndërroi jetë në vitin 1982

 

.