Kopertina e librit "Gur i randë në vend të vet"

Vetëm n’Elbasan, më ngjit kafja me duhan.

Burrin e njeh pazari, grun’ e njeh shpija.

Çuni për emën, goca për zemër.

Qejfi ma ka, takati s’ma ma.

Pëlhurës shifi anën, gocës shifi t’amën.

Po  m’erdhe me ‘i trasje, do m’gjesh me ‘i thes.

Moj e mira e pafatë ç’i shkove t’ligës argate.

-O lek, ku je? -“Aty ku m’le, aty m’ke”.

Luga e tjetrit të duket e madhe.

Ma e amël uthlla e fqisë, se mjalti shpisë.