1. Ka nana pare, ka baba pare, i mjeri unë që s’kam vetë.

    Kopertina e librit "Gur i randë në vend të vet"

    Kopertina e librit “Gur i randë në vend të vet”

  2. Me xhep shpu, s’ke ku me shku.
  3. Si t’jet kuleta shkon jeta.
  4. Bujari s’rri pa ‘i dru në votër, s’rri pa ‘i kore n’sofër.
  5. Gjellës që s’asht për mua, i raftë miu mrena.
  6. A s’të hyn gja në xhepin tat, mos i hyn atij munimi!
  7. Kur ta kanë nevojën, t’bahen urë.
  8. Shif prak e përmrena.
  9. Për nji penë e nji gjylpanë, u prish nji harem i tanë.
  10. Shtrij kamët, sa t’kesh jorganin.
  11. Bli gomarin, masanaj samarin!
  12. S’flihet rehat, me der hap.
  13. Fjala ther ma shumë se thika.
  14. Në konak të huj, mos u ul në kamë t’oxhakut.
  15. Po s’ma pa syu, po s’ma ngjoj veshi, s’za besë.