1. Kur futem ke Bezistani, them: “s’ka  si Elbasani!”.

    Kopertina e librit "Gur i randë në vend të vet"

    Kopertina e librit “Gur i randë në vend të vet”

  2. Buk’ e hi e në shpi.
  3. Me tatin ha e pi, po qese mos përzi.
  4. Kush ta ban gropën? – “I tati”.
  5. Jetën si e çon, çehrja e tregon.
  6. Kur je mirë, meno se ka dhe keq.
  7. Miku i vërtetë s’blihet me kuletë.
  8. Goja kënon, shpirti nëkon.
  9. Të kesh me qenë, t’ma hapish kte bark e t’ma shofish.
  10. S’flet buza për hunën.
  11. Ah moj puna ime, që s’të bani dora ime.
  12. Ai që s’punon ma barkun me dorë.
  13. Punës o hyni, o mos i hyn.
  14. Çdo punë do aletin e vet.
  15. Sa të zihem me njerzit, ma mirë zihem me çelsin.