Para festës së Bajramit të Madh ishte “Arfaja”. Ajo lajmërohej përmes tre të shtënave të topit, e më pas dilte daullexhiu me dy njerëz të tjerë nëpër pazar. Në këtë ditë, njerëzit dëfrenin për 3 ose 4

Falja e Bajramit tek Namazgjaja në Elbasan, rreth viteve '30.

Falja e Bajramit tek Namazgjaja në Elbasan, rreth viteve ’30.

orë në Pazar. Në natën e “Arfasë” njerëzit shkonin e laheshin në dy banjat e qytetit, për tu përgatitur për Ditën e Bajramit.

Të nesërmen, për Bajram, njerëzit zgjoheshin që pa gdhirë, pastroheshin e visheshin e shkonin për të falur Bajramin në xhami. Pas faljes së tij dëgjoheshin tri të shtëna topi e më pas njerëzit uronin njëri – tjetrin “Për shumë vjet Bajramin!”.

Njerëzit shkonin në shtëpi dhe burri i shtëpisë i bënte pjestarëve të familjes dhurata. Pasi bënin  vizita tek njëri – tjetri, festonin në drekë, me miq të ftuar, të feve të tjera.

Për familjet që ishin në zi, në vitin e parë të zisë, Ditën e Bajramit, pas të shtënës së topit, vajtohej per gjysmë ore dhe më pas priteshin vizita, jo për festën, por për ngushëllim.